E premte, 18.10.2019, 10:45 PM (GMT+1)

Aktualitet

Pogradec, përcillen 5 të rinjtë

E premte, 08.11.2013, 07:10 PM


Dy familjet e viktimave të Beragozhdit kanë hapur dyert e mortit, ndërsa në oren 15.00 arkivolet me 5 trupat e pajetë të të rinjve, që humbën jetën në minierë janë përcjellë për në banesën e fundit.

Tre prej tyre munden te nxirren nga galeria vetem mengjesin e të premtes, ndersa dy vellezer u nxorren një ditë më parë.

Ata kishin hyre ne galerine e minieres se braktisur per te gjetur skrap dhe kishin marre edhe nje gjenerator me benzine per te prere shinat qe ndodheshin ne galeri. Per shkak se hyrja e galerise ishte e bllokuar ata kane hyre nga nje kalim i ngushte.

Gazrat e gjeneratorit ne galeri i kane asfiksuar 5 te rinjte qe humben jeten. Per shkak te pranise se madhe te gazit karbonik ne galeri nxjerrja e tyre eshte bere pas shume oresh.

Të premten 5 te rinjte te gjithe nga nje trung familjar, percillen ne banesen e fundit, ndersa prinderit e tyre ne gjendje te rende psikologjike, dy gra, nenat e viktimave ndodhet ne urgjencen e spitalit te Pogradecit.

Miniera “vrasëse” e Librazhdit   

 Miniera e fshatit Gurrë në Librazhd në të cilën të enjten humbën jetën dy persona është e pasigurt.

Pas nxjerrjes se trupave nga galeria e shembur, deshmitaret e ngjarjes tregojne se ç'ndodhi me dy koleget e tyre, inxhinierin Drini Bogdani dhe minatorin Haxhi Danga.

Viktimat ndodheshin ne galeri kur tavani eshte shembur duke i zene nen vete. Masat e sigurise ne kete miniere pothuajse nuk egzistojne. Zonat me te rrezikshme mbahen me dege pemesh te prera ne zone. Kjo nuk eshte miniere e vjeter, ajo eshte hapur ne vitin 2009 pasi eshte miratuar koncesioni dhe ka te punesuar 15 persona te zones.

Investimet e sigurise jane pothuajse minimale dhe si kjo galeri jane shume miniera te tjera te dhena me koncesion.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT