E enjte, 25.04.2024, 06:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Haik satirik me President

E enjte, 07.11.2013, 07:49 PM


NEBI DRAGOTI

 

HAIK SATIRIK ME PRESIDENT

 

***

Qëllimisht shtiret skeptik,

skeptiku ka qejf…

Qejf s’e ka Rilindjen.

***

Nuk ka timon presidenti;

Ia përdor partia

presidentit kukull…

***

Partia në mazhorancë

mikloi për president “petrit”;

s’pati meritë,qe militant…

***

Lojërat e fatit

nuk janë toka prodhimi…

Vend mashtrimi naivësh.

***

Presidenti syrin si filxhan:

mazhoranca për atë,

ai për mazhorancën…

***

Pronarët e kazinove

rjepin xhepat e idiotëve

dhe mbushin thasët e tyre.

***

Sekserë e mashtrues

si kërpudhat mbas shiut;

kërpudha helmuese.

***

Ligji nuk ndëshkon

shkelësit e vet:

ka vdekur qeveria dhe ligji.

***

Presidenti qan në dënesë,

e la vetëm mazhoranca…

Votat e kthyen në opozitë.

***

Drejtësi,pozitë-opozitë,

Se si ia hipën

edhe të ta hipin...

***

Çahu,ti moj dajre,

plas ti klarinetë…

Çifti i ri ngel pa valle…

***

Punë shkel e shko

Të del për lesh…

Për lesh del mundimi.

***

Të paaftët në institucione

thonë:-Jemi bletë…

Grerëza pylli janë…

***

Njeriu,kur qënka keq,

me ligjin keq ama;

pa dashur, korrupsionin ushqen…

***

Gjarpri gjeti zgjidhjen:

-Do të ndërroj kostum…

Emrin nuk e ndërron dot.

***

Skifterit i shpëtoi zogu,

se u tremb nga lepuri…

-Ah,të kisha sqepin e shqiponjës!

***

Fabulisti shterp

gjerb tema nëpër lexime…

I del fabulë libreske.

***

Politikani vërtet do art…

Flet për poezi e prozë,

por…s’ia di kuptimin!

***

E reja të lindi,

has në rezistencë.

Rezistenca e do me rrufe!

***

Desha natyrën e detit,

kur shfryn e dallgë ngre…

Dallgë kam ngritur në haik.

***

Probleme sociale ka,por…

luftë për të pasur sa më pak…

politika pasive…

***

Komandon kohën populli,

Populli të jep vulën,

a…ta vulos!...

***

S’të largon nga puna njeri…

Larguan bukuroshen…

S’iu nënshtrua pronarit në moral…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora