E shtune, 20.04.2024, 02:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Diktatura në kaleidoskopin e ...

E enjte, 07.11.2013, 07:37 PM


Diktatura në kaleidoskopin e një shkrimtari

Romani " Fundi i një kryemnistri" i Mystehak  Xhemalit

(esse)

Nga Përparim Hysi

Ma dhuroi Mystehak Xhemali romanin që citoj më lart dhe,veç tij, edhe një roman tjetër: "Murgu".  Natyrshëm që e ndjeva veten si peng i këtyre dhuratave. Për të qenë më i drejtpërdrejtë me lexuesin, them që në fillim se njohja ime me autorin ka mbi 4 dekada. Unë ia njoh vlerat si mësues e koleg dhe, pse mos e them: Mystehak Xhemali ka dekada që shkruan. Ka shkruar skica,fejtone, librete ( në seksionin e arsimit në Fier,ai mbulonte kulturën dhe ca kohë më pas edhe drejtor i kinemasë së qytetit), por ajo që më befasoi,qenë dhuratat,sa të çmuara e me vlerë dhe,po aq të befta për mua.

Ikur në mërgim të gjatë (jo pak,po plot 12-vjet), mua sikur koha më  kish mbetur prapa, kurse këta që lashë këtu, më kishin lënë ku e ku disa kilometra prapa. Prapa kohe,sigurisht. Kur Mystehaku nxori nga çanta e tij këto dy romane, u ndjeva i këndellur dyfish. Së pari, për këcimin aq cilësor të mikut tim dhe, së dyti, për bujarinë dhe repektin e tij. I mora ato libra dhe,sa mbrrita në shtëpi, fillova të lexoj. Unë lexoj për çdo ditë dhe jam bërë paksa qibar në lexim. Kryesisht, lexoj dhe rilexoj klasikët ku, s'kam pse e mohoj, preferenca ime e madhe janë klasikët rusë , francezë, gjermanë, anglezë  e të tjerë. Klasikët të përkthyer nga përkthenjës si Pasko, Poradeci,Kokona,Kokalari,Selfo,Shvarc,Evangjeli dhe të ndonjë tjetër. Jam zhgënjyer kur kam  blerë ndonjë libër të përkthyer nga rishtarë. Kot nuk thonë:- Samarxhiu i ri ta bën kurrizin plagë. Në u zgjata në preferencën time në lexime, nuk shkruaj kot. Kur më ra në dorë "Fundi i kryeministrit" të  Mystehak  Xhemalit, isha duke rilexuar " Rrugën e mundimeve" të Aleksej Tolstoit. Qeshë në mes të vëllimit të tretë dhe, tek po bëja një pauzë çlodheje, i hodha si skiç një sy "Fundi i  kryeminstrit". Sa për relaks,- thashë.

Thashë, po nga e thëna tek e bëra a nuk është një det i tërë. Kështu më gjeti dhe mua. Hodha sytë mbi faqen e parë, hë të dytën dhe më gjeti,si puna e atij djalit që i thirri babait: - Baba! Kam zënë një hajdut. Ta mbaj apo ta lëshoj? - Mbaje!- bërtiti babai. - E mbaj unë, po nuk më lëshon ai. Dhe vërtet kështu ndodhi. Lashë që të presë Tolstoi. Mos vallë po hiperbolizoj dhe duke bërë këtë krahasim apo analogji. Jo. As më shkon mëndja që të ul vlerat aq të mëdha  rusofrancezit,kontit të ri Tolstoi. Se krahasimi do të qe pak donkishotesk nga  ana ime, por dua të jem i sinqert,se kështu vërtet ndodhi. E dini  pse? Se kam lexuar nga Kadare për kryeministirn; kam lexuar edhe nga i biri i kryeminsitrit, Bashkim  Shehu, dhe nuk duroja sa t'i shkoja në fund romanit të  Mystehakut. Shkurt, e lexova me një frymë. E lexova me një frymë dhe aq më pëlqeu, sa nuk rri dot pa shkruar dy rreshta.

*   *    *

Siç vërej unë, (nuk di seç mendon autori apo të tjerë që lexojnë romanin), romani nuk është shkruar për kryeministrin (është fjala për kryemisnitrin që drejtoi qeverinë shqiptare për gati tri dekada e  ca qeverinë) Mehmet Shehu, por për  diktaturën në Shqipëri. Duke u marrë me kryeminsitrin, autori sikur të merr prej dore dhe të çon sa në frontin e luftës ( u quajt NÇL, por qe dhe pakëz civile,siç del dhe në roman), aq dhe në vitet e mbasçlirimit. Kryeministri që nga fillimet e luftës del i njëjtë: i egër,sadist, me një vetpëlqesë ( një njeriu të ditur si ai, nuk i shkonte as egërsia dhe as sadizmi). Autori nuk ka pse t'i lakojë këto atribute të kryeministrit. Duke e dhënë herë në një pragbeteje apo qoft dhe në ndonjë takim me ishbashkëluftarë të vetë, portreti i kryeministrit është po i njëjtë. Por autori nuk shkruan me apriori, Ai e ka njohur mirë diktaturën dhe, pikërisht,atë dhe ka për qëllim. Ta godasë atë përmjet faqesh e faqesh të tëra në roman. Kryeministri që bënte të tundej vëndi nga shkonte, zinte e sfumohej e bëhej i vogël, në se paksa, shfaqej qoft dhe si në hije, emri i diktatorit. Autori ka ditur ta jap,qoft dhe me pak rreshta, këtë "hije" të rëndë të atij, tjetrit. - E sollën dy të huaj dhe emrin ia vunë po sllav: Taras!  Vetëm me kaq, autori ka thënë shumë.  Qe ky Taras që bënte me "hije" kryeministrin dhe gjithë tjerët pas tij. Në ato pak faqe, ku "nëpër skenë" lëviz diktatori, ti, si lexues, bindesh se sa "harmoni" kish në kupolën e partisë dhe qe verisë. Kryeministri hijerëndë që nuk e  ka për gjë të shkoj  në satër ( siç ka bërë faktikisht) dhjetra  të pafajshëm, bëhet i vogël si liliput, kur përmendet qoft dhe shkaraz emri i diktatorit. Jo si emër,por thjesht: komandanti. Të duket sikur nuk je në vitet e të ashtuquajtur pushtet popullor, por atj në Olimp,ku perënditë me pak peshë,kanë frikë nga Zeusi. I njëjtë mjedis. Një mjedis frike! Frikë nga njëshi. Një lexues i brezit tonë apo dhe kushdo tjetër, nuk ka si nuk ndjen neveri kur njeh në brendësi Kryeministrin që të bënte gjëmën. Le të meditojmë paksa...

Kryeministri i afrohet shtëpisë së tij ( kanë vendosur ta bëjnë muze!). Zbret ashtu hijerëndë dhe pyet:

-Kush  ka dhën urdhër që të ngrihet kjo shtëpi?

-K O M A N D A N T I !!!!

-Aha, ashtu po.

Tani më thuaj, o lexues, ku është trimëria dhe burrëria e këtij që shoi një lagje të tërë në Mirditë apo dhe në Çukas të Lushnjes? Ku është trimëra dhe burrëria  e tij që, për hir të "mbrojtjes nga armiqtë?!!!"( a nuk qenë më shumë imagjinar?) që igjinierin që projektoi dhe ndërtoi një nga bunkerët, e ktheu në kavie duke  e mbyllur në bunker dhe e bombardoi me artileri të rëndë?! Kryeministri që urdhëroi të vritet një ushtar se kish vrarë derrin e egër në një rezervat!!!

*     *      *

Duke u marrë më shumë me kryeministrin, autori përmjet faqeve ta jep realitetin e zymtë ( atë të socializmit gadhnjimtar?!!) ,pothuaj, në dorë.   Uria e atij nxënësit në shkollë që i bie vilani, është vetëm një tërheqje prej veshi të atij sistemi të pistë. Zbori (një miku im e quante punë angari) qe ku e ku hall mbi hall për gjithë shqiptarët. Sikur të kujtonit se çetat të ashutqujatura vullnetare duhet t'i blinin uniformat ushtarake, është pak që të vësh kujën. Në roman, zënë faqe të konsiderueshme dhe pasazhe sa të dhimbshme, por ,ndonjëherë,dhe qesharake. Thyerja e pllakave përkujtimore,pasi kryeministri e mbaroi misonin e tij pa lavdi;  tentativat e turpshme të pushtetit lokal në fshat ( këtu  autori ka krijuar një figurë përgjithësuese: treshja sunduese në fshat sekretar partie,kryetar kshilli dhe  kryetar kooperative,janë perustia e fshatit) për të bërë terror janë veç dëshmi që pohojnë me gojën e tyre.

Në roman ka figura që, sado nuk zënë shumë faqe, por rëndojnë me vlerat e tyre. Të tillë janë Idrizi ( përfaqëson atë pjesë të nacionalistëve që e paguan me privime e burg) ish-oficer zogist që, si një astrolog i mirë, e sheh para kohe fundin e palavdishëm të kryemnistritt dhe të gjithç kupolës. Nuk do rrija pa lakuar një figurë pak të dhimbshme si Mestani i cili, me atë "tashtithi", është pjesa e zhgënjyer nga ata që luftuan për ditë më të mira.

*      *     *

Në roman, ka dhe personazh që të mbetemn në mendje. Të tillë janë mësuesët Sifi Kulari apo dhe Dritani. Mësuese Rita dhe,parë kalimthi, tek secili mund të ndalosh dhe,pse mos, edhe të mësosh.

Nuk është aq e lehtë që në pak rreshta t'i thuash të tëra për një roman me treqind faqe. Ajo që i ngre vlerat romanit, veç tjerash, është guximi qytetar i autorit. Ai ndoshta është i vetmi ( deri tani, domosdo) që vë  një pikë të madhe mbi i: Kryeminsitri nuk është vrarë,por e kanë vrarë. Ai që e vrau, e pagoi me kokë dhe si një finale kuptimplot buçet mësimi: pushteti i njëshit, sado abuzibv të jetë, e ka të shpejtë fundin,siç e pati kryeministri, mnistri e Co... Kaq nuk është pak.  Apo jo?

*    *   *

Tek e mbyll, nuk kam se si mos u referohem fjalëve aq modeste të autorit, që, në vija të përgjithshme, kërkon t' lipë ndjesë lexuesëve ,në se nuk ka arritur të thotë atë që duhet për diktatrën. Unë si një nga lexuesët  e tij, po i them: - I ke thënë të gjitha aq mirë, sa unë të kërkoj të falur,që nuk arrita me këtë shkrim modest të evokoj gjithë vlerat që ka romani yt. Të uroj: - Me të tjera romane!

Sa shkrova urimin tim, befas si flesh më vjen njoftimi: "Doli romani i Mystehak Xhemalit "Trishtimi i kolonelit". Nuk ka më bukur se sa një lajm i tillë. Atëherë, nuk më mbetet që të mos thërres më Mystehak Xhemali,por  Mystehak Romani! Ta gëzojë,se e meriton.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora