E hene, 20.09.2021, 12:37 PM (GMT+1)

Lajme

Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe

E enjte, 07.11.2013, 08:02 PM


Nga Express

Ramiqi: Flasim në Gjykatë

Inteligjenca kosovare në disa dokumente ka analizuar figurën e Fuad Ramiqit. Ajo pretendon që Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit serb (KOS) dhe se edhe sot vazhdon të punojë në interes të organizatave që trashëguan punët e KOS’it, por tash me agjendë të re. Aty ngrihen dyshime për rolin e tij ne FARK dhe në momentin e vrasjes së Ahmet Krasniqit. Inteligjenca pretendon që e di veprimtarinë e tij në detaje, madje që e njeh edhe për së afërmi personalitetin e tij sa që dijë edhe pijen e tij të preferuar. “Pija e preferuar e Ramiqit është kapuçino e vogël”, thuhet ndër të tjera në këto dokument të cilat i posedon Gazeta Express.

(E plotësuar) Fuad Ramiqi nuk e ka ndërmend të jap asnjë deklaratë rreth pretendimeve të inteligjencës kosovare. Thotë se do të flasë kur të vijë koha, nëpërmjet organeve të drejtësisë.

I kontaktuar nga Express, Ramiqi nuk ka pranuar të jap asnjë koment rreth pretendimeve për të. “Nuk jap replika për këto gjëra, gjithçka do të them në gjykatë”, ka thënë Ramiqi për Express.

Kjo pasi ai sqaron se nuk ka asgjë për të thënë, pasi vlerëson se asnjëherë nuk është ndier më i pastër.

Ekskluzive: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë

Ushtarak i suksesshëm dhe agjent i Kundërzbulimit serb (KOS), por politikan deri tash i dështuar. Kështu e përshkruan inteligjenca kosovare Fuad Ramiqin, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë si dhe fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA.

“Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90’ta...personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express

“Besohet që edhe sotRamiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA.... Por tash e vazhdon aktivitetin për këtë organizmit si mbrojtës i vlerave të islamit”.

Në këto dokumente analitike inteligjenca kosovare si fakte për këtë lidhje të tij përmend ngritjen e tij në karrierë, sidomos pozitat që ai mbajti në ushtri në Krahinën Autonome të Bosnjës Perëndimore. Kjo krahinë njihet edhe si “Shteti i Fikret Avdiq”, një figurë kontroverse për popullin boshnjak, tek i cili, sipas këtyre dokumenteve, Ramiqi u gradua si kapiten i klasës së parë i deleguar nga KOS-i e ku për detyrë patindërtimin e shërbimit të kundërzbulimit të “Shtetit të Fikret Abdiqit”.

Fuad Ramiqi, një figurë publike kosovare, për inteligjencën mbetet i dyshimtë si njeri që punon i lidhur me strukturat që trashëguan lidhjet e KOS-it edhe për faktin që ai qe i martuar me një grua boshnjake, si dhe për ta ai vazhdon të mbaj takime të rregullta me persona që për strukturat e shtetit mbesin shërbëtorë të shtetit serb në Kosovë (gazeta i posedon emrat).

Ramiqi në makinën e Erdoganit?

Për figurën e Ramiqit, që tash po ndërton një parti e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, por po përgatitet për hyrje të fuqishme në skenën politike kosovare në zgjedhjet e ardhshme nacionale,

inteligjenca e vendit ngrit dyshime edhe për kontributin e tij në Forcat e Armatosura të Republikë së Kosovës (FARK). Ramiqi, që tash është person kontaktues nga komisioni për verifikimin e veteranëve, vetëm për një pjesë të ushtarëve të FARK-ut, një formacion ushtarak i krijuar nga Qeveria kosovare në ekzil e Bujar Bukoshit,

thuhet që u kyç në mënyrë të dyshimtë.

Për strukturat e shtetit mbetet i dyshimtë edhe një moment kur Fuad Ramiqi, sipas tyre, në vizitën e parafundit të Kryeministrit turk, Reccep Tayyp Erdogan, qe vozitur në makinën zyrtare të këtij të fundit që nga Prizreni, në kthim, deri në Aeroportin “Adem Jashari”.

Inteligjenca beson që Fuad Ramiqi vazhdon të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët, dhe si pikë-kontakti përmendet një organizatëjo-qeveritare me emrin ‘Kosova” në Prizren si dhe shoqërimi i tij me një imam të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mazllum Mazllumi, i përmendur edhe më herët si imam kontrovers.

Ku ishte Fuad Ramiqi kur u vra Ahmet Krasniqi?

Inteligjenca pretendon që ka në dorë faktet që ai u betua në FARK dhe para ministrit të mbrojtje së Bukoshit, Ahmet Krasniqit, vetëm një ditë para atentatit kundër këtij të fundit. Çuditërisht, sipas inteligjencës, ai ditën e dytë të tij si ushtar i FARK’ut, ditën kur u vra Krasniqi, nuk u duk askund, derisa më vonë ai do të bëhej këshilltar i zëvendësit të Krasniqit, Halil Bicaj.

“Asnjëherë nuk u kuptua se ku ka qenë Fuad Ramiqi ditën kur u vra Ahmet krasniqi”, thuhet në dokumente që posedon Gazeta Express.

Më vonë, inteligjenca beson që Ramiqi u ngrit në detyrën e ndihmësit të Bicajt si dhe vazhdonte të shoqërohej me Nebi Rexhën, kushëri i Abedin Rexhës - Komandant Sandokanit.

Nebi Rexha u emërua edhe si shef i inteligjencës ushtarake në FARK, pozitë që do ta merrte pas tij Ramë Maraj, një këshilltar politik i ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Karriera e dështuar politike e Ramiqit

Fuad Ramiqi për inteligjencën kosovare deri tash mbetet një politikan i dështuar. Ai ishte një nga krijuesit e Partisë së Drejtësisë, partia e parë, sipas inteligjencës, me disa pjesë të programit të linjës islamike nga e cila u largua në vitin 2004. PD aktualisht drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Ata pretendojnë që nga aty u përzu, dhe ai vazhdoi më pastaj si kandidat i pavarur, edhe në garën për Kuvend të Kosovës e edhe në garën për kryetar të Vitisë, ku dështoi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora