Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jimilian Ismaili = Fitues në Danimarkë

| E merkure, 06.11.2013, 09:23 PM |


-Jimilian Ismaili jo vetem që mori pjesë por edhe doli fitues në konkurimin si STAR i ri në Danimarkë-

-Pershendetje (edhe) revistave të respektuara ZemraShqiptare dhe VOAL,Ch.

Mirënjohje gazetarit e mikut tonë të dashur Zeqir Lushaj.

Faleminderit shumë per mbeshtetjen me shkrimet tuaja si dhe per komentet e lexuesve të shumtë, per prezantimet per votime të artistit të ri në Danimarkë , të djalit tonë, këngëtarit Jimilian Ismaili-

Ylli i ri i kenges në Danimarkë, shqiptari Jimilian Enver Ismaili

Falenderojmë gjithë shoqerinë per mbeshtetjen e djalit tim Jimilian Ismaili

i cili jo veç qe mori pjesë por edhe DOLI FITUES në konkurimin si STAR i ri në Danimarkë.

Pershendetje revistave të respektuara ZemraShqiptare dhe VOAL,Ch.

Mirënjohje gazetarit e shkrimtarit, mikut tonë të dashur Zeqir Lushaj.

Faleminderit shumë per mbeshtetjen per shkrimet tuaja si dhe per komentet e lexuesve të shumtë, per prezantimet per votime të artistit të ri në Danimarkë , të djalit tonë, këngëtarit Jimilian Ismaili.

Një falenderim të veçantë dhe të perzemert ambasadorit shqiptar në Mbreterinë e Bashkuar, zotin  Mal Berisha në Londër që ka punuar e pasqyruar me shumë perkushtim, profesionalizem e mirënjohje historikun tonë familjar politik, shoqror e kulturor dhe ka ndihmuar shumë në shperndarjen per votim të Djalit tonë Jimilian.

Faleminderit shumë mikut tonë të dashur zotit Fadil Taga që punoj me shumë perkushtim dhe mirnjohje ne çdo kohë per shperndarjet dhe thirrjet per votime per starin e ri shqipetar Jimilian.

Jimilian Ismaili i gezohet fitores

Falenderojmë ambasaden shqipetare në Kopenhagen, ambasadorin z Arben Cici. Po ashtu, nderim  e respekt per të gjitha ambasadat shqipetare neper botë ku janë.

Mirenjohje edhe per shumë gazetarë në per Europë.

Nder ata gazetar Davide Ndoj Itali dhe kameramanin e regjizorin me famë në Itali Adriatik Berdaku.

Flm RTSH z David Tukiçi dhe z Etleva Zekthi qe na mbeshteten me votime.

Flm per disa gazetarë te gazetes MAPO Shqiperi.

Po ashtu dhe per gazetën “Koha e jonë” me kryeredaktor mikun tonë të dashur Agim Neza.

Faleminderit shume edhe Ministrisë Jashtme të Shqiperisë per perkrahjen.

Gjithashtu falenderojme me simpati e respekt vendet Skandinave, Suedi  e Norvegji e po ashtu edhe Zvicerr Gjermani.

Perzemersisht falenderime per fondacionin Plavë- Guci.

Dhe nje falenderim te perzemert kusheririt tonë te dashur ish dipllomatit të ambasades në New York  Zymer Berisha.

Gjithashtu falenderojmë MTV Danimarkë dhe gjithë fansat nga i ka djali jonë në Danimarkë, neper Europë e në mbarë botën.

Falenderojmë dhe kompaninë SONY menaxherët që kan punuar dhe po punojnë me shumë interes ndaj talentit te ri Jimilian.

Po ashtu dhe disa radio si Radio Marimanga.com- dhe radio projek.dk me kryedaktorin mikun tonë z Adem Gashi.

Çast nga konkurimi…

Falenderime dhe rrespekt mbarë shoqerisë dhe votuesve që na mbeshteten dhe i dhanë votat me kenaqesi dhe meritë per djalin tonë starin e ri shqipetar në Danimarkë Jimilian Isamaili.

Shendet e lumturi paçi mbarë shoqeria e miqesia jonë e gjere ne atdhe e jashtë tij.

Nga Enveri & Emrija - Besmiri -Jimiliani e mbarë familja Ismaili.

-Nga Danimarka, Nëntor 2013-