E enjte, 25.04.2024, 11:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Burhanedin Xhemaili

E merkure, 06.11.2013, 08:09 PM


Burhanedin Xhemaili

 

FRYMËZIMI...

 

Pas vargut të parë

tastiera ndali lëvizjen e syve

nga mendimet e zhbiruara

në labirintin e harresës,

dhe formave të turbullta

që lëviznin rreth meje

në momentin e heshtjes,

e figurat lëvizëse ziheshin mes veti

dhe nuk i zgjonin përfytyrimet

e çasteve rinore

të bartura nga ëndrra

në ëndërr...

 

 

ZËRI YT

 

Për të satën herë po më fton

zëri yt

nga ballkoni i harruar

i rrugicës me gjysmë dritë

e nuk mund të takohemi

për ta thënë të vetmen fjalë

që m’ ka ngelur peng i heshtur...

Pastaj,

sikur të shembet edhe qielli

bashkë me yjet,

nuk do ta përsëris më atë fjalë

që po më ndjek si hije

ngado që po shkoj

e po kthehem...

 

 

KTHIMI...

 

Sa herë që degdisem

udhëkryqeve të jetës

pëshpërimat hijerënda

rrotullohen rreth meje e teje

e fjala nuk e mund arsyen

as ëndrra zhgjëndrrën,

por pikëpyetjet e shfrenuara

humbin peshën e kuptimit

dhe kthimit

në pikën zero

për fillime të mbara

nga e para...

 

 

PËRTEJ LARGËSIVE

 

Duke shikuar portretin e tretur

dhe të zhbiruar

përtej largësive të harruara,

nuk më trishtoi pamja e llahtarisur

që dikur e ndjeja në thellësi të shpirtit

ngrohtësinë e saj diellore,

sepse në kujtesën time

mbeti i përjetshëm

portreti i hershëm...

 

 

NATA E HESHTUR

 

Kjo nat? e vonshme

p?rjashtoi marshin

e ?ndrrave t? trishta

pran? dhomave t? gjumit,

aty ku shkrihen ndjenjat

e zgjuara

sikur vesa n’agim,

dhe zgjoi heshtjen e fjetur

brenda shtratit t? guac?s

me tingujt e afris?

dhe me dritat vezulluese

t? p?rjet?sis?...

 

 

KËNGA E ZGJIMIT

 

Kur fjala e vërtetë

e lindi këngën e zgjimit,

u mbyll në vetvete heshtja

dhe mendimet e skeptikëve

që ziheshin mes veti

për të vetmin qëllim,

e nuk arritën të dalin në dritë

nga hijet e trashëguara

që i ngjanin

pemëve të zhveshura...

 

 

NATA E HARESHME

 

Kur ranë yjet

me shkreptimë,

shpëtuan ëndrrat reale

dhe kënga e zgjimit...

pastaj,

heshti kënga e qyqes

mbi murin e rindërtuar

që u derdh disa herë

nga tërmeti

dhe përmbytja e shiut

të përlloçur...

 

 

KUR MË ZË TRISHTIMI

 

Kur më zë trishtimi

e koka më pëlcet si kripa në diell,

mundohem t’i ruaj shpresat e mia

dhe ndjenjën e këndshme

të krenarisë,

gjersa nuk më ikën përfytyrimi

i dritës së diellit në agim

dhe kënga e stërgjyshërve

që mbeti trashëgim,

dhe udhëtregues i vërtetë

për të ecur horizonteve

të reja...

 

 

KËNGA E ZOGJVE TË HARLISUR...

 

Në kohën e buzëmbrëmjeve të ndrydhëta

nuk dëgjohej kënga e zogjve të harlisur,

as degët e mollëve nuk valëviteshin

në flladin pranveror...

Ngjante,

sikur mashtruesit me maska të zeza

po e krijonin përshtypjen e rrejshme,

se po përmbytet jehona e furishme

e heretikëve të padëgjueshëm

në heshtjen e territ frenues

dhe në shpatën e zjarrit djegës

që të soset vrulli

dhe përkushtimi i trashëguar

për ta ndërtuar piramidën

e vlerave njerëzore,

por harruan se ky rrugëtim

nuk do të ndalet kurrë...

 

 

NJË DITË...

 

Kur do të takohesh

me njerëzit brengëmbytur

do të humbesh rrugës

që shpie udhëkryqeve moderne

pa shenja dhe udhëtregues,

dhe do të triumfosh si humbës

se rrugën e humbjes ke trazuar

duke ëndërruar famën

me përralla

odave të lëna shkretë

pa e çuar një gurë

te ura e kalimtarëve

si shenjë e ekzistimit,

se në këtë botë të mjerë

me shkallë të drunjta

mund të ngritesh lartësive

rrëshqitëse,

por rrëshqitja të shpie

në humnerë...

 

 

IMAZHET E DEFORMUARA

 

Çfarë fati po na ndjek

në kapërcim të moteve

kur kotësia po e matë kohën

me pëlhurë të zezë

e metafora e deshifruar

po e merr trajtën

e metamorfozës pa emër

dhe nuk po i shohin

imazhet e deformuara

t? lugetërve t? trashëguar

nga koha e pistë

q? po ulërijnë me fjalor të huaj

sipas parimit të mbrapsht

pështyj të mirën e lavdëro smirën

për ta dëmtuar zërin e zemrës

që buron nga preokupimi i drejtë

dhe vizioni dobiprurës

që synon kështjellën e unitetit

aty ku bukës i thonë bukë e ujit ujë...

 

 

FIGURA TË KËNDSHME ARTISTIKE

 

Të japësh mendim për një vepër artistike, të krijuar nga një krijues që e njeh si mik dhe si krijues qenka mjaft e vështirë. Duke e njohur si mik gjatë rrugëtimit për shkollim dhe në rrugëtimin jetësor gjatë të cilit e sheh të papërkulur, e as që driblon për të ecur më lehtë drejt të ardhmes, e logjikshme është të kesh krijuar një mendim për të. Mendim ky që të obligon që të takohesh me ate, nëse jo për punë atëherë për të pirë kafe bisede... Po edhe më tepër ma vështirëson punën e dhënies së mendimit për t’i dhënë rrugën jetësimit të veprës që veç është bërë gati për botim nga një krijues, i cili këmbëngul në kërkimin e “dritës”, lirisë, edhe duke i parallogaritur faktet se, “edhe nëse format e kërpudhave bëhen realitet”, varg i shkëputur nga poezia “Dy mijë vjet të kërkova” nga libri i parë (Drita e vonuar), apo thënë me gjuhën time, edhe sikur të plasin bombat atomike, çdo kujt do t’i paraqiste vështirësi... Andaj jam i detyruar që dhënien e mendimit tim (që pa dyshim se është po dhe po, se ka vlera, ka të bukurën dhe e ka porosinë brenda veprës së tij, por ka edhe figura të këndshme artistike e stilistike, ndjenë ëndjen që ta çelë shpirti, madje edhe habitë lexuesin me këmbëngulësinë e kërkimit të dëshirës së tij pa llogaritur çmimin si dhe kohën që brenda veprës të rradhisë pjesët ashtu siç dëshiron ai), ta ilustroj me shembujt e nxjerrë nga vepra. Kjo mënyrë më trembë se mos po i kalon shkrimi normat e një recensioni.

Burhanedin Xhemaili shkroi dhe nga arsyeja e vet del një mendimtar, të cilin mendim e paraqet përmes krijimit të tij në mbretëreshën e artit, në poezinë, përmes së cilës ne shohim një njeri (krijues) të mirë, human, vizionar, të ndershëm, me kulturë të gjërë, dashamirë, kozmopolit. Përmes veprës e shohim autorin si një njeri që dëshiron, që dashuron dhe është respektues i vlerave nacionale dhe universale. Shihet qartë se ai nuk është racist,  aspak uzurpator, e donë shumë lirinë dhe jo vetëm për vete, por për gjithë ata që janë pjesë e globit. Ai e donë dhe mundohet për përparimin shoqëror, për jetën e lirë dhe të mirë dhe merr pjesë në krijimin e saj, jo me turne por i përhershëm në veprim për ta ruajtur atë që është arritur, në veprim të përhershëm për ta bërë realitet synimin e vet dhe të popullit të tij, dhe përherë në veprim kundër Kalit të Trojës, gjarprit,  helmit,  snobëve e shpirtkëqinjve... Në këtë punë, në këtë veprim, në këtë krijim të bukur prej poezive, ai nuk na paraqet vetëm përkrahësit dhe kundërshtarët, por ai me mjeshtri paraqet dhe demaskon ata që jetojnë në kurriz të tjetrit, kërpudhat, pa kurrizorët, pseudointelektualët...

Ndërtimin e veprës poetike e bën me përkushtim të madh duke trazuar ndjenjat e brendshme dhe kërkesat reale të shprehura përmes intuitës dhe frymëzimeve poetike, të derdhura në vargjet e ngjeshura me figura stilistike dhe me porosinë e qartë me nota kritike kundër të keqes, të shëmtuarës, kundër të vobektit në kokë, frikacakëve, e hajnave të cilët sigurinë e vet e gjejnë vetëm pas mureve mes shokëve, mes krahinave, popujve e shteteve, por që dritës që jep fjala e shkruar: “dritën e fjalës së shkruar”, ai e sheh përmes bindjes dhe intuitës: “po e shoh” se si këto mure ka filluar t’i prishë shpendi i vogël (faktori i lirë): “qukapikthi i larmë”... Këtë libër ai e fillon me poezinë “Muret”, që për t’i prishur ato duhet gjetur rrugët me të cilin emër në librin e tij vjen  poezia e dytë “Rrugët”, të cilat duhet të ndërtohen me “Erërat e reja” poezia e tretë që do të thotë me ide dhe vizione të reja të ndërtojnë rrugën e progresit... Në të cilin ndërtim merr pjesë çdo pore e jetës komplekse, ku mbi të gjitha triumfon logjika e punës së largët e të re, me të cilën pasqyrohet edhe shpirti veprues (edhe fizik) i poetit të paraqitur si dëshmi në kohë e hapësirë, brenda të përjetshmes që janë vetëm vlerat dhe njerëzorja. (Nazmi Beqiri)

 

 

NDËRTHURJE DHE GJETJE INTERESANTE POETIKE…

Dëshmia se kemi të bëjmë me një poet që ka imagjinatë të bujshme krijuese (si në librat e tij paraprakë me poezi dhe prozë), e këtë imagjinatë së bashku me gjetje krijuese i ka paraqitur bukur mirë nëpër të gjitha vëllimet poetike, gjithashtu edhe në këtë përmbledhje poezishë, janë tregues të një kualiteti krijues të poetit dhe prozatorit të njohur Burhanedin Xhemaili. Pata rastin ta lexoj dhe ta rilexoj dorë-shkrimin e këtij libri me poezi i cili në brendinë e vet përbëhet nga një brum poetik të ngjeshur, të cilin autori bukur mirë e ka shndërruar në poezi që ngërthejnë në vete gjetje motivuese interes-sante, shprishin aktualitetin kohor të shtrirjes së tij krijuese. Semantika e poezisë së këtij libri shtrihet në ndjeshmërinë e kohës dhe të motiveve përka-tëse të cilat i ka derdhur nëpër këtë vëllim të ri poetik. Libri “Ëndrra e zgjuar brenda syve” në tërësinë kuptimore paraqet një përpjekje të autorit që sa më mirë dhe sa më të efektshëm ta ndërtoj vargun, sepse autori i librit ka një kriter të fortë ndaj sajimeve të veta si në poezi ashtu edhe në prozë, gjë që dëshmon për kreativitetin e tij krijues në këto dy zhanre letrare.

Frymëzimet poetike të autorit, të derdhura gjithandej këtij libri tërheqës për lexim, japin sinjalin se kemi të bëjmë me poezi të ndërtuar me mjete poetike duke mos e anashkaluar në asnjë çast përdorimin e figuracioneve, të cilave iu ka gjetur vendin e duhur në pikat kyçe të vargjeve poetike. Këto figura stilistike, ndër të cilat më e theksuar është krahasimi lenë të kuptojmë se poeti i ngjesh dhe është latues i poezive të tij, sepse idetë i artikulon bukur në rrafshin e kujtesës nëpër kohë dhe në barkun e ndodhive të saj. Muret, ia shprishin ëndrrën autorit, ai përmes vargjeve poetike dhe tejet psikologjike e filozofike paraqet dëshirën për rrënime të tjera të mureve ekzistuese të cilat ende ndajnë e përçajnë popuj dhe, për poetin është ëndërr e zgjuar brenda syve... Vargjet poetike të poetit të shprishura dhe prezente në tërë vëllimin poetik korrespondojnë lirshëm në mes veti, pa ndonjë vështirësi ko-munikimi dhe interkomunikimi, të pajisura me simbole dhe të shoqëruara me një gjuhë të rrjedhshme poetike, gjë që e bëjnë këtë libër të avancuar artistikisht.

Poeti në këtë libër na del i përgatitur me një gjysëmhermetizëm, paraqet idetë e tij të vargëzuara gjithnjë, pasqyron një tabllo shumë reale të ndryshimit të kohëve dhe të situatave të ndërlikuara të cilat ndodhën dhe janë në gër-fyellin e ndodhive me një optimizëm të theksuar për erërat e reja që lanë në kujtesë të autorit dhe në kujtesën tonë kolektive që mos të harrohen kurrë ato të zeza, ato të bëme nëpër shiritin tonë jetësor nëpër kohë. Përveç kësaj brendia e librit shoqërohet edhe me poezi të gjata të ndara në këngë të cilat dosido e kanë forcën dhe ndërtimin e vargut si: /Sytë e hënës/, /Pas shiut/ ,/ Midis dy realiteteve/, /Zëri i largët/, /Heretikët/, (poezia përkushtimore për poetin emblemë të poezisë bashkëkohore Ali Podrimja, poezi kjo e shkruar me një përkushtim të denj dhe të veçantë) Koha e vjedhur/, /Majave të larta/ dhe / Kujtimet/, poezi këto që përpos vlerës së realizuar paraqesin qartë edhe kondi-cionin krijues të autorit.  (Bilall Maliqi)



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora