Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilmi Veliu: Letër për hoxhën Ruzhdi Lata

| E merkure, 06.11.2013, 07:23 PM |


LETER E HAPUR KRYETARIT TË DIBRËS SË MADHE, MULLA RUZHDI LATA

Nga Dr.sc. Ilmi Veliu, historian dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës

Hoxhë i nderuar dhe koleg i respektuar.....!

Me vëmendjen më të madhe i ndoqa fjalët tua dhe arsyetimin se përse z. Sali Berishën e kishit shpallur qytetar nderi  të Dibrës së Madhe; dhe fjalët që më vranë veshin dhe mu ngulën thikë në zemër ishin ata se; Sali Berisha meriton të shpallet qytetar nderi i Dibrës  sepse i vetmi burrë shteti në Ballkan :

-Ka pranuar  shtetin maqedonas

-Ka pranuar gjuhën maqedonase

-Ka pranuar historinë maqedonase

-Ka pranuar kishën maqedonase

Hoxhë i nderuar dhe kryetar i respektuar, për këto merita aqë të mëdha që ju i potencuat në mbëledhjen e këshillit të komunës tuaj, qytetar nderi që moti ishte dashur ta shpallte Grueski dhe jo ju, sepse Saliu me gjestin e tij i ka kontribuar Maqedonisë së Grueskit dhe jo shqiptarëve në Maqedoni, juve dhe Dibrës. Ju dhe Dibra nuk i takoni gjuhës maqedone e as kishes maqedone të cilat në Ballkan i ka pranuar vetëm Sali Berisha dhe askush tjetër.

Meqë Grueski nuk e ka bere ate dhe asnjëherë nuk e ka permendur ketë punë që sipas jush është një vepër aqë  e madhe,  atëherë nuk kishte nevojë ta permendëni as ju dhe ti deshproni aqë shumë shqiptarët e Dibrës dhe të gjithë Maqedonisë.

Pasi që e shpallët Saliun qytetar nderi per keto sherbime aqë të shenjëta, atëherë do të ishte e rrugës që ti shpallni qytetar nderi të Dibrës edhe:

- Ahmet Zogun që Beogradi na e beni mbret,

-Enver Hoxhën që Tempo e Mugosha e benë kryetar të Shqipërisë dhe

-Titon, Fadil Hoxhën e Rankoviqin që aqë mirë i trajtuan shqiptarët jashta kufirit londinez e që i morën  dhuratë nga Enveri.

   Sali Berisha ka edhe një meritë shumë të madhe që ti harrove ta përmendish;

-E ka furnizuar me naftë Millosheviqin gjatë luftërave të fundit që ai bëni në Ballkan.

Unë, shoku dhe miku juaj, u shkruaj si historian e jo si politikan dhe ju sugjeroj që në mbëledhjen e radhes të kuvendit tuaj ti plotësoni  lëshimet e bera.....