E enjte, 18.04.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Hebrejte ne Shqiperine komuniste

E hene, 26.05.2008, 11:19 AM


Nga Ilira Sulo

Në historinë botërore hebrenjtë i përkasin atij populli që më shumë se gjithë popujve të tjerë i ¸shtë dashur të udhëtojë në kërkim të tokës s¸ vet. Në fillimet e kësaj historie, rrugëtimi i tyre u shoqërua me sjelljen para njerëzimit të një “Dhurate dhënë nga Zoti”, të njohur si “Dhjetë porositë”, dhe me të fillesën e një besimi që më pas do të pushtonte botën mbarë. Por ai nuk përfundoi deri në prag të shekullit të XX, aty ku ata kaluan periudha qetësie e prosperiteti, por në memorjen historike ¸shtë fiksuar dhe një rrugëtim tjetër i tyre drejt vdekjes së detyruar, e cila nuk i drejtohej individit, por një kombi, që si askush tjetër tërhoqi mbi vete urrejtje. Për fat të keq kjo nuk ndodhi në vitet më të errëta të mesjetës, në kulmin e inkuizicionit, por ndodhi në zemër të Evropës së qytetëruar, në gjysmën e parë të shekullit që lamë, në periudhën e inkuizicionit më të errët social-nacionalist të nazizmit gjerman.
Ajo ishte dhe prova më e madhe e mbijetesës së një kombi që, më shumë se kurrë, u kërcënua nga shfarosja kolektive në emër të një histerie po kolektive. Por njësoj si në rregullat e arkitekturës, aty ku hija ¸shtë më e fortë, ¸shtë më e fortë edhe drita. Pikërisht në këtë periudhë, u dhanë shëmbuj të jashtëzakonshëm të solidaritetit mes popujve, të cilët u ndjenë të kërcënuar pikërisht në origjinën vetjake dhe që mundën të kuptojnë me instiktin e pagabueshëm se duke ndihmuar në tkurrjen e dramës së hebrenjve, në fakt i shërbenin dhe të nesërmes së tyre.
Në vitet e persekutimit nazist, në piedestalin e besnikërisë ndaj popullit që u gjend përballë shfarosjes masive, krahas të tjerëve u vendos edhe populli shqiptar. Ndricimi i këtij kontributi të djeshëm të popullit shqiptar dhe rreshtimi i tij në koalicionin e madh antifashist ishte një kontribut thelbësor për të nesërmen tonë të përbashkët dhe për orientimin drejt vlerave dhe parimeve të pandryshueshme të demokracisë dhe lirive njerëzore, para së gjithash drejt së drejtës për jetën. Ky fakt nuk ¸shtë i rastësishëm. Historia e pikave të takimit të dy popujve që qëndronin larg dhe afër në kuptimin gjeografik i ka rrënjët e veta mjaft herët që në antikitet. Nga antikiteti fortësia e dheut ruajti për kujtesën kolektive marrëdhëniet që më vonë me fortësinë e zemrës, populli që i përkiste po këtij dheu, do të ruante ato që dikur ndërtuan bazilikën, jo nga harresa kolektive por nga shfarosja kolektive. Do të tregohej edhe një herë se si në historinë e tyre të gjatë, shqiptarët deshën dhe inkurajuan jo vetëm paqen por edhe bashkëpunimin midis popujve.

Pas luftës në Shqipëri

Pas Luftës së Dytë Botërore, për gjithë periudhën që lidhet me hebrenjtë, mënyrën se si ata arritën t’i mbijetojnë shfarosjes, për fjalët që kishin të bënin me to: “Holokaust” ose “Shoah”, thuhet shumë pak, gati aspak. Pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare nuk e dinte kuptimin e tyre. Jashtë interesit shoqëror dhe atij shkencor mbetën dhe dokumentat e shumtë që dëshmonin për fatin e hebrejve në Shqipëri si para ashtu dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një farë mënyre u hesht dhe kjo jo nga mungesa e dëshmive dokumentare por nga “mungesa e dëshirës” për t’i lexuar. Për rrjedhojë, pavarësisht propagandës partiake në lidhje me hebrejtë si viktima të regjimit nazist dhe fashist, analiza e vërtetë shkencore e këtij fakti u la në hije. Ishte koha kur historia e shkruar ishte e përcaktuar, ajo s’ishte gjë tjetër vec një mjet ndihmës i propogandës zyrtare.
Studiuesit e huaj qenë ata që në një farë mënyre e plotësuan vakumin shqiptar, aq sa mund të plotësohej me ndihmën e kujtimeve dhe nga dëshmitë e burimeve perëndimore. Megjithatë kujtesa historike e një populli asnjëherë nuk mund të shuhet.
Me hapjen e arkivave pas viteve ’90, historia filloi të fliste qartë, duke patur mbështetje jo vetëm tek burimet perëndimore por edhe tek ato vendase. Plotësohet në këtë mënyrë pazëlli i madh i panoramës së marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe atij hebre.
Në vitin 1991, shumica e bashkësisë hebraike që kishte jetuar në Shqipëri u kthye në Izrael duke dëshmuar mbi jetën e tyre në Shqipëri. Institucioni i kujtesës filloi funksionimin e vet normal duke i shërbyer edhe një herë të vërtetës historike. Filloi të flitet dhe të respektohet sakrifica e të dy popujve jo vetëm nga historianët dhe analistët, por edhe nga të gjithë dëshmitarët e kohës.

Disa pyetje

Po ç’farë ndodhi me hebrenjtë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore? Çfarë ndodhi me ata që mbetën në këtë vend që quhej Shqipëri, që fundi i luftës solli me vete dhe mbylljen e portave të shtetit, jo vetëm për popullin shqiptar por dhe për të gjithë ata që kërkonin rrugët për në shtëpitë e tyre? Si rrodhi historia e atyre hebrenjve që përsëri bashkë me shqiptarët përballuan një regjim që asnjë nuk do ta kishte dashur? Cila ishte politika zyrtare e ndjekur ndaj këtij populli që në luftë u ruajt me fanatizëm dhe në paqe i duhej të dëgjonte nga politika e kohës, se si vendi i tyre jo vetëm nuk shihej me sy të mirë por që me rrjedhën e viteve filloi të etiketohej nga kjo politikë si “sioniste”, apo si një “majë e shigjetës së imperializmit amerikan” e kështu me rradhë?
¨shtë kështu edhe një moment në jetën e Hebrenjve në Shqipëri që në një farë mënyre është anashkaluar pa i’u dhënë rëndësia e duhur. Edhe kjo periudhë ¸shtë një dëshmi tjetër e gjerësisë së shpirtit shqiptar, i cili dhe një herë bëri që hebrenjt që jetonin në Shqipëri të ndiheshin njësoj si ata, pavarësisht se vendi nuk ishe toka e premtuar.

Kontradikta

Numri i hebrenjve që erdhën dhe mbetën në territorin shqiptar ¸shtë kontradiktor. Mendohet se në Shqipëri pas lufte kishte nga 600 deri 1000 hebrenj, nga të cilët mbetën rreth 200 dhe që formonin afërsisht 75-85 familje . Ata vazhduan të jetonin këtu në fillim kryesisht për arsye familjare, pastaj për shkak të politikës izolacioniste që u ndoq nga politika e kohës, duke e bërë largimin e tyre të largët, deri në fillimet e viteve ’90-të. Nga Shqipëria menjëherë pas lufte u larguan kryesisht ata hebrenj që kishin ardhur këtu gjatë viteve të luftës për t’i shpëtuar terrorit nazist. Me disa përjashtime, mbetën kryesisht hebrenjtë e ardhur më herët.

Pro dhe kundër Izraelit

Interesant e me vlerë ¸shtë analiza që i duhet bërë politikës shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore. Në të vihet re një politikë dualiste e njejtë në formë por e ndryshme në përmbajtje sipas luhatjeve konjukturale të partisë pushtet, sipas interesave apo orientimeve të saj, sa nga Bashkimi Sovjetik, e sa nga Kina, deri në momentin e shkëputjes prej tyre.
I vetmi fakt që duhet theksuar ¸shtë se edhe në momentet më të egra të këtij regjimi, në thelb të tij nuk qëndronte antisemitizmi por antiimperializmi, brënda të cilit përfshihej dhe shteti i Izraelit. Ecuria e marrëdhënieve mes të dy shteteve ¸shtë një mozaik mjaft interesant me momente qetësie, acari, përpjekje për të shkrirë akullin e krijuar dhe kjo deri me ndryshimin e sitemit në vitet ’90-të.
E gjithë ecuria e politikës së kohës, pati dhe refleksionet e veta ndonjëherë të drejtëpërdrejta por dhe tërthorazi, dhe tek ajo pjesë e popullsisë hebraike që mbeti në Shqipëri.
Kështu menjëherë pas çlirimit, kur polititka shqiptare akoma nuk kishte marrë formën e vet (antiamerikane), konkretisht në vitin 1949 (16 prill të 1949), Shqipëria njeh zyrtarisht shtetin e Izraelit. Autoritetet komuniste të Shqipërisë, më 13 shkurt 1949, morën një letër nga qarqet zyrtare izraelite (ish presidentit Sharett), ku kërkohej njohja e pavarësisë së Izraelit.
Tirana e konfirmon përgjigjen pozitive me një letër drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të shtetit të Izraelit në Tel Aviv. Letra ¸shtë firmosur nga vetë Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë, Gjenereal Kolonel Enver Hoxha.

Nuk u lejohet kthimi në atdhe

Sipas dokumentit të kohës kjo njohje erdhi pasi “...Qeveria e Shqipërisë kishte ndjekur me interes përpjekjet që bënte populli i Izraelit për sigurimin e lirisë, indipendencës dhe sovranitetit të tij dhe gëzohej duke parë që këto përpjekje u kurrorëzuan me sukses në shpalljen e krijimit të Shtetit të Izraelit...”. Duke vazhduar me konsideratat e larta, kërkohej që sa më sipër t’i transmetohej Qeverisë dhe Shtetit të Izraelit. Akti përshëndetet fuqishëm nga komuniteti hebre që jetonte në Shqipëri përmes përfaqësuesve të tij, gjë që dëshmohet nga telegramet e falenderimit drejtuar kryetarit të Qeverisë Shqiptare nga ana e izraelitëve të qytetit të Vlorës, etj. Gjatë kësaj periudhe ka një letërkëmbim intesiv midis kreut të komunistëve të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të shoqatave dhe bashkësive hebraike në botë.
Por me fillimin e konflikteve në Lindjen e Mesme, ndryshon edhe kursi zyrtar i politikës shqiptare. Qeveria e asaj kohe, e cila ndiqte me interesim të veçantë ngjarjet në Lindjen e Afërme dhe të Mesme, u solidarizua plotësisht me popujt arabë, duke shprehur bindjen se ato do të trumfonin mbi amarikanët që cil¸sohesin si imperialistë dhe mbi veglën e tyre, Izraelin...
I njejti shtet që u njoh në 1949 nga qeveria shqiptare, filloi të etiketohet nga udhëheqësi i asaj kohe, E. Hoxha, dhe nëpërmjet zërit të tij nga e gjithë propoganda e kohës, si një shtet i krijuar nga imperializmi dhe nga sionizmi reaksionar në Lindjen e Afërt dhe, si një manovër e kapitalit ndërkombëtar. Një shtet satelit i amerikanëve që ndiqte dhe zbatonte në vija të përgjithshme strategjinë e tij. Por politika zyrtare mes të dy vendeve, ka dhe një anë tjetër pothuajse të panjohur (të pa bërë publike), kontaktesh. Në vijim të viteve 50-të, dokumentohen kërkesa të bëra nga përfaqësitë diplomatike izraelite drejtuar përfaqësive diplomatike shqiptare në Moskë, Bukuresht e Beograd, mbi riatdhesimin e hebrenjve të të mbetur në Shqipëri. Aso kohe u kërkua tërheqja e rreth 180 hebrenjve.

Drejt izolimit të plotë

Mos lejimi i tyre u justifikua se vetë hebrenjtë nuk kishin bërë kërkesë për ketë problem dhe se Qeveria Shqiptare nuk ka marrë ndonjë vendim që të dërgojë hebrenjtë me banim në Palestinë. Kërkesat përsëriten gjatë gjithë viteve 50-të (1950, 1955, 1958, etj.), ku ndër të tjera ndaj përgjigjes se ata kanë shtetësinë shqiptare, pala izrelite i përgjigjet se ajo disponon çertifikatat, dhe se Shqipëria ¸shtë i vetmi vend që nuk i përgjigjet dëshirës së tyre. Ndryshe ndodh në vitet ’60-të kur autoritetet komuniste të Tiranës pavarësisht se nuk kishin asnjë marrëdhenie diplomatike me Izraelin, lejojnë lënien e shtetësisë shqiptare nga një grup hebrenjsh që kërkuan të shkojnë në vendin e tyre. Kjo lidhet me momentin kur qevria e Izraelit i bën thirrje gjithë hevrenjve në botë, t’i përgjigjeshin thirrjes se, vendi i tyre ishte në rrezik. Një vit më vonë, më 3 shtator 1961, ministri i jashtëm izraelit, ish ambasadori Karrier Salmon, i propozon ambasadorit tonë në Bukuresht lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, duke u lutur që ky propozim t’i transmetohej qeverisë sonë, të cilës i kujtohej se e kishte njohur qeverinë izraelite dhe, në rast pranimi rezidenca mund të mos ishte në Tiranë. Raundi i dytë i bisedimeve u zhvillua në vitin 1964 me praninë e ish ambasadorit Elizer Doron. Në përputhje me zhvillimet politike në vend, periudha përkon me përkeqësimin e marrëdhënieve të Shtetit Shqiptar me Bashkimin Sovjetik, dhe ky moment mund të shihej si i përshtatshëm për një ndryshim kursi. Kjo nuk ndodhi pasi Shqipëria u lidh me një tjetër fuqi të madhe komuniste të kohës me Kinën. Shpresat për një ndryshim kursi qenë thjeshtë një iluzion.
Mund të thuhet se në politikën shqiptare bëhej një lojë me dy fytyra, një politikë e hapur dhe një tjetër nën rrogoz, gjithmonë pa i dalë ndesh politikës së bllokut komunist, që nuk pranonte tratativa marëvshjeje. Në atë përiudhë për tu treguar aktiv ndaj politikës zyrtare shkohej deri në absurditete të tilla që ne aktivitete ndërkombetare, një sportist shqiptar e kishte të pamundur të garonte me një Izraelit.
Bisedimet lidhur me marrëdhënjet mes dy vendeve dhe sidomos ato të riatdhesimit të pjestarëve të komunitetit hebre, vazhduan deri në fillimet e viteve 70-të kur Shqipëria u mbyll plotësisht dhe tratativat e këtij lloji morrën fund, pasi politika anti-izraelite u konsakrua dhe me kushtetutë.
Duhet theksuar se e gjithë politika dualiste e shtetit shqiptar, nuk pati në asnjë moment tipare antisemitiste, por politikës i duhej të ruante një vijë të njejtë me qëndrimin që mbante blloku komunist i kohës në mbrojtje të luftës së popujve të shtypur, si një kundërshtare e hapur e politikës imperialiste dhe të gjithë atyre shteteve që mbështeteshin prej saj. Antiamerikanizmi shqiptar kushtëzonte dhe antiizraelimin, nëse do të shprehemi kështu.

Bashkëvuajtës të diktaturës

Në sfondin e kësaj politike hebrenjt dhe shqipëtarët bashkëjetonin me njeri tjetrin, duke përballuar njësoj politikën e kohës dhe sëbashku sforcoheshin që ta sfidonin atë.
Me plot gojë mund të thuhet se Shqiptarët janë një popull që ndryshonin dhe ndryshojnë nga popujt e tjerë, e lidhur kjo me kushtet e bashkëjetesës që ato dinë të krijonë me të tjerët, sado të ndryshëm të jenë ato. Të mësuar të jetojnë në harmoni me vetvehten brënda ndarjes së tyre fetare, ato nuk e kishin të vështirë të jetonin në harmoni dhe me grupin e popullsisë hebrenje. Toleranca dhe pranimi i të kundërshtive, qoftë religjon, qoftë dhe në etnitet, ¸shtë një dhuratë tashmë pothuaj gjenetike e Shqiptarëve. Popullsia e re, njësoj si dhe shqiptarët do të përjetonin histori të njejta, me hallet e përditëshme që i kishte rezervuat fati i përbashkë. Edhe atyre iu mohuan shumë të drejta dhe liri. Ata, si edhe vetë shtetasit shqiptarë, nuk kishin asnjë faltore ku të mund të kryenin lutjet e tyre, mungonin kontaktet me njerëzit larg, si dhe shumë cështje të tjera elementare të jetës së përditëshme që për një shtet demokratik janë të pakonceptushme . Duke përmëndur ndalimin e besimit tek hebrenjtë, nuk mund të thuhet se ata u privuan të vetëm në këtë të drejtë, Kushtetuta Komuniste e 1976 jua ndalonte edhe vetë shqiptarëve.
Hebrenjt në fakt u bënë bashkëvuajtës të asaj që jovetëm ata por dhe as vetë shqiptarët nuk e kishin menduar. Do të jetonin nën një shtet policor i cili kufizonte liritë për të gjithë shqiptarët pra rrjedhimisht edhe për hebrejtë.
Dalngadalë Hebrejt e Shqipërisë filluan të njiheshin si shqiptarë, kjo ishte e lehtë pasi gjatë luftës atyre u kishte ndodhur që dhe ti ndryshohej identiteti duke marrë emra muslimanë. Ky identitet i i ri i lidhi ata më shumë me vendasit.
“Shqiptarët falë natyrës së tyre librale” shkruan një inxhinjer hebre, “e kanë gjykuar gjithmonë tjetrin në bazë të meritave përsonale... “.

Të pavërtetat

Sikurse ndodhte rëndom në Shqipërinë e asj kohe, në pamje të parë dukej sikur cdo gjë rridhte nën ritmet e një jete normale, hebrenjtë nuk keqtrajtoheshin. Shumë prej tyre u lejohej që të arsimoheshin dhe të punonin në sektorë të rëndësishëm, si tregti, financ, mjeksi, ndërtim, etj. Ky fakt shfrytëzohet nga regjimi i kohës që qëndrimin ndaj hebrejve pas clirimit ta cilësonte si zemërhapur, në mbrojtje të tyre, pa sjellje dyshuse dhe që nuk ndikohej nga qëndrimi qeveritar ndaj shtetit të tyre mëmë. Si shëmbuj merren dy hebrej të cilët kanë patur poste të rëndësishme, deri në prag të viteve 90-të.
E vërteta ¸shtë që në politikën shqiptare të kohës nuk kishte qëndrime antisemitiste, por nuk qëndron fakti që nuk ka patur asnjë rast që të vërtetohet se kundër kësaj popullsie të vogël në numër, nuk ¸shtë bërë asnjë herë asgjë që të bjerë ndesh lirive dhe të drejtave të tyre. Edhe nga dëshmitë e atyre që qëndruan në Shqipëri mbahen qëndrime të ndryshme në lidhje me jetën e tyre në Shqipëri. Kontradiktore jo në lidhje me bashkëjetesën me Shqiptarët por me politikën zyrtare të ndjekur ndaj tyre. Ka nga ata që nuk u ndjenë të keqtrajtuar, të tjerë po, kjo në vartësi të mënyrës së jetës që ata kanë bërë.

Të braktisësh traditat

I vetmi fakt që qëndron ¸shtë që ndaj hebrenjve nuk u ndërmor një persekutim masiv i hapur, por edhe ata njësoj si dhe pjesa tjetër e popullisë vëzhgohej me kujdes në forma të sofistikuara. Pat nga ata që u arrestuan dhe që vdiqën në burgje të keqtrajtuar, njësoj sic ndodhte me të burgosurit shqiptarë , ashtu sic pat dhe nga ato që gëzuan poste drejtuese në administratën shtetrore. Pat nga ata që në përpjekje për tu larguar në drejtim të Italisë edhe u vranë në kufi nga forcat kufitare. Hebrejtë mësuan se duhej të tregoheshin të kujdeshëm në jetën e tyre. Ato tashmë e dinin se në Shqipëri ishte e rrezikshme të flitej në gjuhë te huaj, të lexoheshin libra të ndaluar, të shprehnin opinjone të caktuara, të dëgjonin radio apo të shikonin programe televizive të huaja. Megjithatë pat nga ata që duke marrë parasysh rezikun që i priste benin përpjekje të mësonin se cfarë ndodhte në pjesën tjetër të botës, duke dëgjuar Zërin e Amerikës dhe BBC. Si përgjigje ndaj sakrificës së popullit shqiptar gjatë luftës pat nga ata hebrenj që dhe vetsakrifikuan në mbrojtje të mbrojtësve të tyre, vetsakrifikim që i coi në dyert e burgut.
Gjithsesi në mendjen e hebrenjve mbeti ngulitur Shqipëria e Shqiptarëve dhe jo Shqipëria politike e kohës, gjë që shprehet hapur sidomos pas viteve 90-të kur ato u larguan nga shqipëria.
Të dhëna interesante mbi ambjentalizimin e hebrenjve në Shqipëri jep një e mbijetuar e kohës Ana Kohen. Sipas saj hebrejtë u vlerësuan nga shqiptarët si vendas, ato flisnin shqip dhe pak hebraisht nuk vecoheshin nga shqiptarët pavarësisht se lidhjet mundoheshin ti kishin kryesisht me njeri tjetrin.
Me ndërmarrjen e fushatës antifetare në shqipëri, njësoj si shqiptarët dhe hebrenjt nuk mund të bënin përjashtim. Njësoj si ato dhe hebrenjt në fillim u përpoqën që ritet fetare ti kryenin fshehurazi. Si në rastin e familjes Jakoel që përdorte shtëpinë e tyre për organizimin e ceremonive fetare ilegale .
Pas viteve ’70-të këto praktika u bënë tejet të rrezikshme e me to dhe kontaktet e tyre me botën të cilës i përkisnin u ndërprenë totalisht. Pavarësisht nga përpjekjet ato nuk mjaftonin që hebrenjt të ruanin identitetin e tyre, ashtu si dinin ta ruanin vetëm ato. U vështirësuan shumë aspekte të jetesës së përditëshme që kishin të bënin me lindjet, martesat dhe vdekjet. Ato nuk mund të bëheshin më sipas traditës së tyre. Nuk mund të kryheshin më ritete e tyre tradicionale gjatë gëzimeve familjare si lindjet apo martesat, po ashtu nuk mund të kyheshin sipas traditës së tyre as ceremonitë mortore.

Koha e lirisë

Pas këtyre viteve mund të thuhet se dhe ndërthurja mes shqiptarëve dhe hebrenjve po behej më e plotë dhe gati e pandashme. Nuk mund të dalloje tek brezi i ri i ardhur nga martesat e perziera se ku fillonte shqiptari dhe ku mbaronte hebrei. Brenda familjeve të reja përpjekjet p¸r të ruajtur atë cka mund të ruhej nga tradita e tyre nuk reshtën. Megjithatë dalngadalë shumë gjëra po zbeheshin dukej se ato po bëheshin një dhe në ketë drejtim me shqiptarët. Me ardhjen e viteve 90-të zëri i të parëve filloi të thërriste në tokën mëmë hebrenjtë e Shqipërisë të cilët tani mund të shijonin lirshëm ajrin e tokës së ¸ndëruar. Me to në atdheun e tyre u kthye dhe jehona e popullit të vogël në numër por të madh në zemër jehona e shqiptarëve, që me mirësinë e tij diti ti fuste brenda shpirtit të tij, duke rezikuar të bëheshin njësh, me një popull fisnik në gjenezë por që u fisnikërua akoma më shumë në peripecitë e historisë së tij. Në vitin 1991 vendosen dhe marëdhënjet e diplomatike mes dy shteteve duke i dhënë fund kalvarit të gjatë të përpjekjeve 40 vjecare.

Koha e një rishikimi

Për herë të parë hapen arkivat dhe fillon botimi i materialeve dokumentare që i përkasin periudhave të ndryshme kohore, qofshin këto të largëta apo të afërta. Përherë të parë në vitin 2004 miratohet ligji mbi “Shpalljen e ditës së kujtesës”. Për ketë periudhë historike hulumtimi sapo ka filluar dhe për ti shkuar deri në fund duhet kohë, pasi dhe koha e ngjarjes historike ¸shtë e afërt. Me daljen në dritë të të gjithë burimeve dokumentare, historia e hebrenjve pas luftës së dytë botërore do të bëhet edhe më e plote dhe më afër të vërtetës historike. Rëndësi ka që rrjedha historike tashmë i ¸shtë kthyer normalitetit, dy popujt tani mund të flisnin lirshëm dhe të vlerësonin botërisht sakrificat e përbashkëta, gjatë një periudhe të shkurtër kohore por të gjatë shpirtërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora