E enjte, 28.03.2024, 07:02 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kryemyftiu i Serbisë: Mos e njihni Kosovën

E hene, 04.11.2013, 07:00 PM


Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë, reis ul-ulema Adem Zilkic ka kërkuar nga Indonezia që të mos njohë shtetin e Kosovës.

Këtë deklaratë ai e ka bërë ditëve të fundit në kuadër të një vizite në Xhakaratë, i shoqëruar nga drejtori i Zyrës shtetërore për fetë, Mile Radojevic dhe Patriarku serb, Irinej.

“Problemet në Kosovë nuk janë fetare por të natyrës kombëtare. Unë si miq ju kisha rekomanduar që të jeni të kujdesshëm dhe të mos bjerni pre e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Marrëdhëniet ndërfetare në Serbi nuk kanë qenë kurrë më mirë, por pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, myslimanët e tanë u gjetën të ndarë në të dyja anët e kufirit të vendosur dhunshëm”, ka theksuar Zilkic, pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit indonezian dhe me kryetarin e Bashkësisë Islame Indoneziane, dr.Said Akil Siroj, transmeton Ina.

Ai ka lutur që si mysliman autoritetet indoneziane të mbështesin fuqishëm Serbinë rreth çështjes së Kosovës, ashtu që sipas tij, besimtarët e këtij vendi të mos jetojnë të ndarë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora