E premte, 29.03.2024, 09:34 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

ZSH: Ndërroi jetë publicisti Adnan Abrashi

E hene, 04.11.2013, 08:06 PM


Të dashur miq,

Natën e kaluar ndërroi jetë një ndër miqtë dhe bashkëpunëtorët e Zemrës Shqiptare, z. Adnan Abrashi. Ikja e tij e papritur na ka pikëlluar të gjithëve ne lexuesve të publicistikës së tij, përmes së cilës z. Abrashi paraqiste problematika sociale dhe politike që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.

Në shkrimin e tij të fundit botuar në revistën “Zemra Shqiptare” ai fliste për besimin dhe raportet e njeriut me të, duke treguar edhe një tjetër aspekt të formimit të tij, atë të njohjes së thellë të filozofisë islame.

Largimi i tij nga jeta është një dhimbje e madhe për të gjithë ne. Në emër të redaksisë së Zemra Shqiptare dhe në emrin  e të gjithë bashkëpunëtorëve dhe lexuesve dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e zotit Adnan Abrashi.

Redaksia

 

 



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora