E enjte, 25.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Bajrami: Shahin Ibrahimi - "Ylberet të keputur"

E marte, 05.11.2013, 08:11 PM


Përsiatje rreth vellimit poetik:- "Ylberet të keputur" te autorit Durrsak Shahin Ibrahimi

Nga Agim Bajrami

Kujtesa e një poeti shpesh herë merr në përafytyrimin tim, sinoniminë e reve të ngarkuara të vjeshtës së parë. Ndonëse gjatë muajve të verës ato nuk duken, dhe qielli ngjan si prej qelqi, ato përsëri janë të pranishme atje. Ngritja e syve dhe kërkimi i gjurmës së tyre për një vështrim të zakonshëm do të ishte kohë e humbur, e megjithatë prania e tyre e lagësht ndihet. Mjafton vetëm një erë që të fryjë nga lindja, dhe shndrrimi i tyre në pika të mëdha dhe të vrullshme shiu do na pohojë, se jo çdo gjë që s`duket s`ekziston. Këto kohët e fundit duke qënë i ngarkuar me pasazhe të ndjera poezish nga autorë të huaj dhe shqiptarë, unë e them me plot gojën se përafytyrimi im, ka qënë i ngarkuar edhe me shirat që mbartin ato, ndërmjet të tjerash edhe me shirat poetik të Shahin Ibrahimit. Pa tentuar të bëj një vlerësim të thellë të vëllimit poetik “Ylbere të këputur” të këtij autori, mendoj se uni poetik i tij ka ende një peng të fshehur thellë në vetvete, të cilën ai vazhdon tja pohojë vetes dhe lexuesit vazhdimisht. Herë me vargje të buta dhe me droje, e herherë me atë furin e atij shiut vjeshtor që sapo e përmenda. Por ajo që ka rëndësi është, se uni i tij vazhdon ti thërrasë përherë realitetit ku frymon, ti japë atij diçka nga vetja, por edhe të ngarkohet vazhdimisht në copëza dhe fragmente jete, shpesh here zhgënjyese dhe tronditëse. Janë këto arsyet që poezia e Shahinit e ka në majë të gjuhës frymën stigmatizuese dhe ironinë. Ajo ngjan se ka lindur nga deformimet e këtij realiteti, por që nuk pajtohet asnjëherë me të. Edhe pse me ngjyrime metaforike të kursyera, edhe pse leksiku i saj poetik vazhdon të jetë ende në një numër relativisht modest, reaksionet kimike që shkaktojnë ato në kontakt me realitetin janë të mëdhenj dhe të fuqishëm. Poezi me një natyrë spontane, me vargje që njeriut i krijohen vetvetiu në shpirt në momente të vështira, dhe rrethana të caktuara. Duke mos i mbajtur ato të ngujuara brënda vetes, shpërthimet e tij poetike s`janë gjë tjetër, veçse nuanca zemërimi dhe revolte të besueshme dhe të motivuara.

 

Shumë herë rënkimin tënd dëgjojmë

Në gropat e tua, uji na ngjan si lot,

Të bukur shpesh të ëndërrojmë

Dhe jo kështu, me plagë nga mot.

 

Ky lloj qëndrimi dhe frymë rivlerësimi e të së sotmes dhe të së shkuarës për autorin janë një domosdoshmëri, me synim të dyfishtë si për të ribërë vetveten dhe botën. Ashtu si vargjet e Migjenit të shkruara në kohën e depresionit ekonomik dhe shpirtëror të vëndit, ku autori kërkonte të lindëte një njeri, edhe ky autor e kërkon me insistim rikthimn e kësaj thirrje. Në fokusin e tij vështrimor ai përqëndron një mori tipash dhe karakteresh njerëzore, të cilët koha i ka shpërfytyruar aq keq, sa të mos njihen fare, apo të dhëmbin sytë ti shikosh. Janë njerëz që kryefjalën e tyre në jetë kanë lakminë, ligësinë, denigrimin, imoralitetin etj. Përballë tyre autori vendos sinonimin e vetvetes, sytë e një vajze, cicërimën e një zogu, por edhe petalen e një luleje të porsa çelur në buzë rruge. Në këtë rast objekti i pa plotësuar ende ftohet të plotësojë vetveten artistikisht nëpërmjet lëvizjes. Leximi i poezive të Shahin Ibrahimit nuk i shpëton kësisoj edhe një frymë filozofike, çka i jep atyre një karakteristikë dhe një domethënie të veçantë. Në çdo akt krijues të tij realiteti dhe poezia gjithmonë kanë qënë bashkudhëtarë të njëri tjetrit. Shumë herë ky realitet e ushqen poezinë, e mbush atë me figura dhe frymë jetësorë, e ngarkon me emocione dhe me subjekte tejet interesante. Le të kujtojmë këtu titujt e poezive Përse, Dhuratë e helmuar, Dallandyshja e mëngjezit, Nënës e ndonjë tjetër. Në poezinë Dhuratë e helmuar paralelizmi nëntekstual me kalin e Trojës, është i qartë dhe i arritur. Një njeri i poshtër që kërkon të blejë me dhurata shpirtrat e sinqertë të njerëzve të varfër, dhe për ti robëruar ata më pas, s`është një ndodhi personale, por më e gjërë deri në fenomen shoqëror. A nuk janë bastardët e pushtetit ata që e ngrejnë perandorinë e gënjeshtrës së tyre me nga një thes miell, a një grusht lekësh të pista. A nuk janë ata që na premtojnë parajsën, dhe na shtojnë më pas rrathët e ferrit?. Parë në këtë këndshikim poezia ja heq më së miri llustrën këtij fenomeni, pa bërë asnjë pakt me të.

 

U lumturuam kur na e solle

Njëmijë urime goja nxori,

Por ti me të, veç kobe mbolle

Se ishte thjesht, dhuratë horri.

 

Shahini e vendos vetveten përherë në udhëkryqin e erës, dhe e urren dyzimin. Ky qëndrim e motivon mendimin e tij të jetë i prerë, i saktë dhe inkandeshent. Ideja qëndrore poetike arrin të ngrihet mbi çdo ide anësore dhe të dorës së dytë duke u evidentuar më së miri. Një poezi e bukur plotëson dhe bën më interesant këtë realitet, sepse një varg i bukur dhe me sqimë, mbjell në materien tonë një imazh dhe një aromë të munguar prej kohësh. Autori ka një këmbëngulje për tu admiruar. Puntor i pa lodhur, por edhe kërkues deri në detaje i realitetit, i ndjeshëm por edhe i rreptë njëkohësisht, ai ka arritur të sjellë mes nesh shumë çka nga ato që ne i prekim dhe i përjetojmë çdo ditë. Kjo i bën tokësore dhe aq të asimilueshme vargjet duke i veshur si pa ndjerë me një kostum aktualiteti. Të emocionon e të bën për vete kjo këmbngulje e tij, për të pohuar vetveten nëpërmjet poezisë, duke na afruar dhjetra ngjarje me psherëtima të çdo ngjyre e moshe. Edhe pse përdor vargun e rregullt dhe me rimë tradicionale, ai kujdeset që mendimin e tij ta thotë fort e bukur, të mos bjerë në thjeshtëzime e patetizma pa vlerë, ti shmanget një poezie të rëndomtë që harrohet menjëherë mbas leximit. Çdo poezi e tij është në vetvete një dimension dhe një pikturë bardh e zi e viteve të jetës, e këngës dhe psherëtimës së tij, e ditës së shqetësuar dhe e netëve pa gjumë, i dëshirës për tu bërë profet i kësj bote, por edhe kundërshtar i farisejve narcizist e lakmitar. Është një poezi që e rishfaq vetveten jo nëpërmjet klithmës së tharë të fjalës, por nëprmjet gurgullimit së gjakut dhe dashurisë platonike. Kjo vihet re më dukshëm në poezitë e tij kushtuar Çamërisë, vend lindjes së të parëve të tij çamë banorë autentikë të Thesprotisë Antike, vëndit të Dodonës dhe Olimbisë nënës së Aleksandrit të madh. Ndoshta është kjo ndjenjë ngazëllimi, që ja mpreh shqisat poezisë së tij, e bën me katër palë sy dhe shtatë zemra, e shndrron poetin nga një njeri prej mishi e gjaku në një zog fluturues, më shpesh në një qiell të shqetësuar Çamërie. Mjafton të kujtojmë këtu disa nga poezitë e tij të ndjera kushtuar kësaj treve, Ëndërr e tretur, Ylberet e vend lindjes, Mu kthye rinia, etj.

 

Presim të përlotur të na kthehet shpresa

Rruazë e gjakut tonë ngarkuar me halle,

Të shohim vendlindjen të na ndrijë kujtesa

Dhe mbi mal të ngrejmë, një ylber me malle.

 

Poeti Shahin Ibrahimi pasurinë dhe larminë e vargut e të mendimit, i ka një tipar dallues të tij. Unë mendoj se kjo vjen meqë autori, di çtë marrë nga jeta, të shpirtëzohet me të, të hyjë në brendi të gjërave dhe fakteve të saj në një mënyrë të veçantë, që i përngjan kërkuesve të biblotekave të vjetra, që nën pluhurin e fletëve të zverdhura zbulojnë fakte dhe ngjarje drithëruese. Kështu duke shfrytëzuar aftësitë e thurësit të fjalës, shpirti i tij është një këmbanë mëngjezi, që i fton njerëzit të falin mëkatet e vetvetes çdo orë e çdo ditë, për ta justifikuar me vepra, qënien e tyre në këtë jetë.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora