E shtune, 20.04.2024, 02:17 PM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: Letër nga Dielli

E hene, 26.05.2008, 09:00 PM


Engjëll Koliqi
LETËR NGA DIELLI

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Edhe kësaj pranvere kam vështirësi dhe telashe në depërtimin drejt jush, dardanët e mi të dashur. Rrezet e mia, edhe kësaj pranvere, kanë hasur në shumë pengesa të barrikaduara. Në hemisferën dhe në atmosferën dardane, ende ka plot mjegullnaja. Në tokën dardane ende vërehen shumë pengesa e vështirësi, prandaj rrezet e mia po kanë telashe në depërtimin drejt jush, dardanët e mi të dashur. Por, ju rrini të qetë dhe mos mërziteni, sepse edhe këto stuhi kalojnë, mjegullnajat shkrihen, udhëdepërtimet lirohen dhe, përfundimisht, në mesin tuaj – anekënd tokave dardane do të mbretërojnë drita dhe ngrohtësia. Përmes rrezeve të mia do të keni dritën e së vërtetës dhe të dashurisë dhe do të përjetoni një ngrohtësi shpirtërore, o njerëz të mirë të Dardanisë.

Kjo letër e ime, dardanë të dashur, do të ju gjej të gjithëve shëndosh e mirë dhe do të ju shpjegojë pak histori, për të përfunduar me një porosi nga vullneti i mirë e për vullnet të mirë. Prandaj - pranojeni, shpaloseni, lexojeni, kuptojeni e provoni ta jetësoni – pa hezituar, sepse nuk ju rrezikon gjë, por ju ndihmon në synimet tuaja jetësore.

Një gjë është e sigurtë: megjithë vështirësitë e pengesat e shumta dhe megjithë peripecitë e mëdha, rrezet e mia përfundimisht kanë depërtuar në tokën e shenjtë të Dardanisë. Pra, në këtë pranverë historike që shënon rilindjen e Dardanisë dhe të popullit të saj, unë jam më i lumtur se kurrë më parë.

O njerëzit e mirë të tokës dardane, eni të gjithë – pa hezituar, ta fillojmë bashkë marshimin drejt verës vendimtare. Le t'i marrim edhe ata që ende dridhen së ftohti dhe nën frikën e natës mëdyshen nën rrezet e përkohshme të hënës. Le t'i marrim të gjithë e të fillojmë marshimin historik. Në këtë verë të madhe që po ma pret, ju garantoj dritën e vërtetë dhe ngrohtësinë e merituar, ju garantoj jetësimin dhe shkëlqimin e dashurisë së vërtetë njerëzore. Eni o njerëzit e mirë të Dardanisë, ju bija e bij të Nënë Terezës! Eni ta nisim një jetë të re bashkë! Eni ta jetësojmë e ta gëzojmë bashkë dashurinë shembullore, siç mund të jetë vetëm në Dardani! Eni, mos hezitoni, se suksesin e kemi të garantuar! Eni o dardanët e mi, me Fjalëmadhen Besë – Peng të Dashurisë, ta pushtojmë këtë botë dhe mbarë gjithësinë, me rreze njerëzie e dashurie! Eni e mos vononi!

O njerëzit e mirë të Dardanisë – natëzezën mos e harroni, por lëreni në margjinat e historisë. Përqafoni ditëbardhën historike dhe nisuni bashkë me mua – me dashuri ta pushtojmë mbarë gjithësinë. Ju eni me besë e me përkushtim, kurse unë jua garantoj suksesin e mrekullueshëm. Bashkë do të jemi autorë të mrekullisë. Dardania do të vezullojë gjithmonë me rreze dashurie. Të pandashëm të jemi në marshin drejt mrekullisë, të pandashëm në mrekulli, të pandashëm në dashurinë shembullore! Kjo e madhja verë historike na e garanton shekullin e dashurisë. Eni ta pushtojmë e me besë ta shfrytëzojmë. Unë nuk ju mungoj asnjëherë. Përherë do të jem me ju – deri në amshim! Me rreze dashurie do t'i pushtojmë botërat e mbarë gjithësinë. Në mreekullinë tonë do të ndjehen të lumtur të gjithë zotërat. Gëzuar!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora