E premte, 29.03.2024, 08:08 AM (GMT)

Kulturë

Cikël poetik nga Ukshin Morina

E hene, 04.11.2013, 07:17 PM


Ukshin Morina

 

MIKES SIME

 

Gjithsa mundem ndërmend me vete

Për ty moj mike e zemrës

Bash si varka në liman

Aty përher e etshme

 

Dhe ja me ty moj ëndrra ime

Në diell e stuhi

Meteor të ndritshëm

Mbetëm unë e ti

 

Dhe tajfune nga çdo anë

Botën drithëron

E pa epur mbetesh mike

Shtatore në bronx

 

Mbi ty moj mike e dashur

Rigon borë e shi

Stolisur nga vesa

E vetmja bukuri

 

Natën ndrit si hënë

Ditën si stoli

Dhe bora e kristaltë

Shkrinë nën çerpik

 

Dhe sytë e tu moj mike

Buzëqeshje e dashuri

Gjitha ti më je

E imja përjetsi

 

Këtu sa njerzit rrojnë

Diamante ato hire

Ndaj dhe keq më vjen

Nga urrejtja e tyre

 

Ndaj dhe shpesh pyes vetën

Kush jam e kush jemi

Ca vargje mbi të bardhë

Por jo, s’do jemi nesër

 

 

KOHA NË IKJE

 

Kujtoj dhe ndiej aromën e kohës së vdekur,

kur dielli rrëzohej brigjeve pakufi

E kujtoj e më dhëmb fryma e saj

në lindjen e çdo mëngjesi kur më shfaqet e mangët

dhe sa mund therras me zërin e ngjirur

ku je tash koha ime?

Por jo,

as një zë a frymë në lëndinat e buta ku era frynë

mbi natën hijeerret

Kjo është koha ime dhe jo ajo që duket fushave

në transparencën e syve

që mbushin rrugët dhe sheshet

Kujtoj dhe ndiej që brenda meje zërin

dhe as që mund ta ndaj nga veshja ime ditore

Është ajo,

KOHA pa të cilën unë s’rroj dot i vetëm,

ta shoh dua heshtjen e saj, me duar ta prek qetësinë

që në të butën liri të shpirtit të jetë me mua

O zot ... , po unë isha ai vogëlushi i hershëm

që qaja për lisin që sharrxhinjtë e prenë

dhe doja ta ruaja për kohën time

Ehh lis i gjymtuar, që mes degësh shtrihesh i vdekur

bashkë me mua.

 

 

IKE PËR TË MOS U KTHYER

 

Ti ike me brengat e mia

dhe shkove për të mos u kthyer

duke më lënë të tuat lot,

që në natë s’mund t’i ndaloj

Heshtja vret më keq se i ëmbli zë kur thyhet

që poshtë në luginë

aty ku bari rritet përherë i gjelbërt

Unë ika poashtu me të njëjtën dhembje

i heshtur, pa fuqi gëzimi ndërsa gjurmët e tua

kishin humbur në atë pluhur të shuar

I lodhur prej hijeve të mëngjsit,

që mbi mua u shtrin mbeta si yll i bekuar,

që në qiell i humbur pulsoj i vetem

Kishe frikë në ditët e sosura të shtatorit

të ktheheshe, se mos mbeteshe në udhë

dhe ndalove për një çast në heshtje

ndjeve prekjen e lehtë dhe të butë

Ishin ato, duar e mia, që mbanin trupin e dorzuar

të skllaves së dashuruar.

 

 

***

 

Nata u shtri ndër lëndina

dhe heshtja përthithi të ëmblat fjalë

Sa dhembje per shpirtin që vuan,

sa lotë për sytë që qajnë ...

 

Ti je rilindja e çdo mëngjesi,

ku zë e këndon ëmël bilbili

Ti je perëndimi i çdo mbrëmje,

ku zë të më qajë pëvajshëm shpirti ...

 

 

***

 

Tash e përgjithmonshmja heshtje

pushon në të fshehtën zemër,

ku ëndrrat u përfshinë në iluzione dhe humbën,

u tretën se di për ku,

por di që edhe as fija me e vogël e shpresës s’regëtinë

në dëshirat e mia,

kur e përgjithmonshmja brengë e shpirtit

mi humbi kënaqësit

për të cilën rri e vuaj në dhembjet e mia

Shumë kohë kaluan nga harresa jote

ti e qeta pëshpërimë,

që në këngën time nisë funerali mortor në të kthjelltën

qetësi të lotit ku zëjnë të qajnë retë

Që largë prej teje duke ëndërruar,

për ty që si një yllë i shenjtëruar ndritë të shkretat udhë

Vazhdoj nën dritën e zbehtë të hënës,

ndjek shtegun nga hija e saj dhe ndalojtë për ty

që ishe më e bukura fytyr e ëmbël

O natë e bekuar!

Ç’kujtime përfshihen në atë pagjumësi,

ç’të ëmbla fjalë mban e jotja zemër në ditën

kur vjeshta braktisë gjethet nga shtatorja e gjelbëruar?!

 

 

LULJA E SHPIRTIT

 

Aty ndër atë qytet të veshur

me të bukurën halorë të pishave,

ku dielli rrezaton gjithë gëzimin tim,

shtrihesh ti

në të jeshiltën lëndin të parfurmuar

e pra, ti që je rilindja e çdo mëngjesi

në blunë time,

ku zë e këndon i ëmbëli bilbil i fushës

ti që je aroma dhe i ëmbli fllad i erës,

që frynë e shtrohesh detrave

ti që je vikama dhe buçima në gjakun tim,

mbulesa e çdo nate në dremitjen time

ti që ikën dhe vjen

në të argjentën dritë të yjeve,

o e kaltëra udhë e qiejve,

si një manushaqe e çelur në gjoksin tim

jehon e ëmbla melodi e shpirtit

oh të lutem mos qaj menatave,

mos,

unë s’do mund të shkitëm

prej tëndës zemër të dhimbsur.

...

 

Has, 02.11.2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora