Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Pasqyrimi i krizës politike në Shqipëri

| E enjte, 31.10.2013, 09:26 PM |


Pasqyrimi i krizës politike në Shqipëri përmes aforizmave dhe shprehjeve figurative

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Autori, i cili thotë se është nga një,,qytet historik i Kosovës,, me iniciale, të vendosura në fund të shkrimit, gjendjen aktuale në Shqipëri e përshkruan në mënyrë interesante që rrallë kush e bën, prandaj dhe vendosa të ripublikoj disa fragmente nga ky shkrim, me plot aforizma, nga të cilat, prezentoj vetëm 6 prej tyre në mënyrë ,,telegrafike,,dhe pa ndërhyrë në objektivitetin e opinioneve të autorit. Ato janë: Hesapi shtëpisë nuk del në Pazar,Dita e mirë ose e keqe duket që në mëngjes, Nga dy rrugët me gjemba, duhet zgjedhur atë që ka më pak, Daullen e mban Ti, kurse i bie tjetri dhe Koka bën, koka pëson. Përndryshe, një shkrim të tillë publikova disa ditë më parë, autor i të cilit ishte një prosocialist, kurse ky i këtij shkrimi është prodemokrat.

Dy fjalë për vehten time

Këtë po e bëj për shkak se kohëve të fundit kam shkruar mjaft në këtë revistë dhe në disa të tjera, por nga reagimet e ndryshme që janë bërë ndaj shkrimeve të mia, kam përshtypje që shumë lexuesë nuk e dinë kush jam dhe nga jam. Po u tregoj.Jam nga vendlindja e nënave të kombit-Sevasti Qiriazit dhe Parashqeva Qiriazit, familja më e dashur e Nim Frashërit, jam nga qyteti,të cilin, në shkrimet e mia,e kam krahasuar me Mekën e myslimanëve, sepse, aty gjindet ,,Qabeja,, prej ku ka dalë, të shprehem në mënyrë figurative ,,nusja,, e cila 100 vjet e ca me rradhë, me përkushtim, u ka shërbyer dhe sa të jetë bota do t iu shërbejë tërë shqiptarëve të globit.

Fjala Qabe ka të bëjë me objektin e Kongresit të Alfabetit,i cili, krahasuar me atë të vitit 1908, është në gjendje të mjerueshme, gjë për të cilën fajtorë janë edhe qeveritarët kompetent të asaj ane, të cilëve disa herë, përmes shkrimeve në shtypin e përditshëm, u kemi sugjeruar që në këtë qytet të ngrihet konsullata shqiptare e cila do vendosej në objektin e Kongresit, me çka, siç thotë një fjalë e urtë popullore ,,Me një plumb dy ljepuj,, sepse vetëm në atë mënyrë objekti mund të fitonte pamjen që i meriton, dhe do të mbruhej zyrtarisht përmes policit nga albanofobët sllavë, të cilëve ky objekt u është halë në sy, prandaj dhe disa herë e kanë dëmtuar.

Kam sugjeruar gjithashtu që një pjesë e sipërfaqes së objektit të adaptohet në dhomë fjetje si në kohën kur ishte hotel me emrin historik ,Liria,, pronë e Gërmenjëve dhe kur në atë dhomë kanë pushuar patriotët më të shquar të kombit,siç ishte edhe legjenda e Kolonjës Sali Butka dhe të tjerë për të cilët kam shkruar disa herë në shtypin e përditshëm. Se sa atraktive do të ishte ajo dhomë me mobilje,krevatë etj.të asaj kohe për patriotët e sotëm,posaçërisht për trashëgimtarët e atyre që kanë fjetur aty, nuk duhet koment tjetër.Kam propozuar gjithashtu që para objektit në fjalë të vendosen përmendoret e dy figurave më kryesore të Kongresit: ajo e Mitat Frashërit dhe Gjergj Fishtës, kurse në lokalitetin historik Heraklea Linkestis, ajo e mbretit ilir-Bardhylit, i cili para rreth 2500 vjet ka themeluar qytetin e vjetër të Alfabetit. Populli thotë kurrë nuk është vonë, ose më mirë vonë se hiç.Të kalojmë tani te 6 aforizmat e paralajmëruara.

Hesapi i shtëpisë, nuk del në Pazar

Autori, këtë aforizëm e lidh, siç shprehet ai me ,,Të ashtuquajturën ,,RiLindje,, të së Majtës, e cila pati efekt të kundërt, sepse rezultoi me një deputet më pak nga zgjedhjet e mëparshme,, kështu që, sipas autorit, ,,PS-ja dhe kualicioni i majtë nëpërgjithësi fitoren duhet t ia atribuojë LSI-së. Aforizmën në fjalë autori e lidh edhe me premtimin ,,Shëndetësia falas,,që sipas tij, është mjaft humane por e pa realizueshme në Shqipëri, gjë që vlen edhe për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë, të cilëve u premtohej për çdo ditë në burg nga një shumë e caktuar, gjë që poashtu,do të ishte mjaft e drejtë dhe humane, por kot, duke u arësyetuar se,,Buxheti është bosh,, shkruan autori dhe pyet: ,,Atëhere, pse bëhej hesapi pa dalë në pazar ?,,

Dita e mirë ose e keqe, duket që në mëngjes

Me këtë fjalë të urtë popullore, autori aludon te dështimi i seancës së parë të parlamentit të ri, duke fajësuar kryeparlamentarin i cili, citoj:

,,O e bëri këtë me qëllim të caktuar për të kompromituar të dy partitë e tjera, në favor të partisë së vet, ose nga mos përvoja në këtë detyrë, duke mos e parashikuar dot se çfarë mund të ndodhë, gjë që vlen edhe për veprimet e ministrit të pa aftë dhe pa përvojë të Punëve të Brendshme, të bëra akoma pa hyrë kryeministri në zyrën e vet dhe të cilat Doris Pak, i quajti të shpejtuara dhe pengesë për statusin e vendit kandidat,, shkruan autori, duke përmendur në këtë kontekst edhe deklaratën e Mero Bazes ,,E dua Tahirin, por më tepër e dua ligjin,, deklaratë kjo të cilën e quan tepër të qëlluar, sidomos kur, citoj ,,del nga goja e një militanti socialist, gjë që i vë vulën e paligjshmërisë veprimeve në fjalë, të cilat nuk mund të mbeten pa pasoja,, konstaton autori dhe këtë e ndërlidh me shprehjen popullore

Nga dy rrugët me gjemba, duhet kaluar në atë që ka më pak

,,Në Shqipëri, shkruan autori, aktualisht, ka dy rrugë në drejtim të Evropës dhe mirëqenies së atdheut. E para ka filluar 23 vjet më parë, por e asfaltuar tetë vjetet e fundit,kurse rruga tjetër është e filluar nga kualicioni i ri me arkitektë pa përvojë, prandaj dhe me plot gropa, gjemba dhe pengesa të tjera, kështu që, nëse nuk eliminohen me kohë, mund të gjenerojnë sfida dhe kriza të paparashikueshme, duke mos përjashtruar mundësinë që populli të shfaqë dëshirë për të kaluar në rrugën të ndërtuar nga PD-ja dhe LSI-ja,,rezonon autori duke e ndërlidhur këtë me aforizmën në vijim.

Daullen e mban njëri, por i bie tjetri

Me këtë thënie autori aludon te kryetari i LSI-së, për të cilin thotë, citoj ,,Si kryeministër i mëparshëm me reputacion brenda dhe jashtë vendit, si dhe si promotor i fitores së kualicionit të ri, gjegjësisht të së Majtës nëpërgjithësi, nuk besoj që të jetë i kënaqur me postin e tij, sepse, me siguri, është i vetëdishëm se daulles që do ta mbajë vazhdimisht në shpinë, madje, po të dojë, edhe në shtëpi, do t i bjerë sipas urdhërave të dirigjentit, i cili shkopin do t ia dorëzojë para çdo seance për ta porositur kur dhe si duhet t i bjerë daulles. Nun duhet të jetë i kënaqur as me disa poste ministrash të cilëve nuk do t iu dëgjohet zëri, siç u dëgjohej në kohën e kualicionit të parë,, shkruan autori dhe vazhdoin me aforizmën e para fundit:

Koka bën, koka pëson

Kjo thënie ka të bëjë me tre ish demokratët të cilët i quan ,,tradhëtarë,, dhe, citoj ,,shkakëtarë kryesorë për humbjen e PD-së,në zgjedhjet e qershorit,, duke i krahasuar me ata të kohës së Skenderbeut: Hamzanë, Mojsinë dhe një tjetër?si dhe duke iu ngjitur nofkat denigruese ,,Gjeli pa zë, Topi bosh,, dhe ,,Kokëziu,, të cilët, citoj ,,muaje me rradhë, çirreshin aqë tepër kundër kryetarit të PD-së, sidomos avokati, saqë tani kanë humbur zërrin, kështu që pa tjetër, duhet t i luten përsëri doktorit që t iu heqë bajamet nga krykat e sëmura dhe kësaj pune populli ynë i thotë ,,Koka bën koka pëson,, shkruan autori,duke iu drejtuar me një mesazh të formuluar përmes aforizmës në vijim, me titull

E njerëzishme është të gabohet, por më e njerëzishme është të pranohet gabimi

Këtë shprehje popullore, autori ia dedikon edhe kryetarit të LSI-së, si dhe disa ish demokratëve, emrat e të cilëve nuk i mbajta dot mend. Këtyre, u sugjeron që, citoj,,,,Nëse duani t iu mbetet fëtyra e pastër, pranoni gabimin, kthehuni në gjirin e partisë tuaj dhe bashkë me LSI-në, krijoni kualicionin e parë, i cili kreu vepra madhështore për Shqipërinëduke e sjellë atë para portave të Evropës, pra i la qeverisë aktuale sofrën plot (NATON, vizat, rrugët ,,historike,, Shqipëri-Kosovë,Tiranë-Elbasan etj.,)shkruan autori dhe shton:,,Në favor të zavendësimit të kualicionit të ri me të parin, shkon edhe mospërfillja e figurave të njohura të PS-së si dhe kryetarëve të partive më të vogla, nga ana e kryeministrit ndaj të cilit ndjehen të zhgënjyer që votuan për të dhe të cilëve, më tepër u dëgjohej zëri gjatë kualicionit të parë se tani,, përfundon shkrimin autori anonim, me iniciale Sh.B.-vëzhgues nga një qytet historik i Kosovës,,.

Në vend të përfundimit

Në hyrje tregova nga jam dhe pakë për Kongresin e Manastit, tani do them diçka tjetër që ka të bëjë me përmbajtjen e shkrimeve të mia prodjathtiste.Unë dhe familja ime kemi vuajtur shumë nga regjimi komunisti cili këtu tek ne, në ish Jugosllavi identifikohej me fjalët regjim socialist. P.Sh. thuhej ,,Shqipëria është shtet komunist, në kllapa socialist, ose e kundërta.Prandaj, jam alergjik ndaj termit socialit i cili më këthenfillmin 60 e ca vjet prapa, sepse më kujtohet internimi i familjes ime në Maqedoninë Lindore, vuajtjet e mia si 10-11 vjeçar në shkollat maqedonase të asaj ane, largimni nga Universiteti i Manastirit 20 vjet me rradhë, edhe pse me dy tituj shkencor etj.

Më kujtohet gjithashtu vdekja e xhaxhajt im në kampin e Piresë të Athinës gjatë një operacioni të zakonshëm, që do të thotë vrasje nga dora e ndonjë komunisti, largimi i babajt im në Gjermani dhe mos kthimi i tij prej atje 40 vjet me rradhë për shkak të pjesëmarrjes në organizatën amerikane për të rrëzuar regjimin komunist etj. Tëra këto shqetsime ishin pasojë pra e pjesëmarrjes të xhaxhajt dhe babajt tim në anën e Ballit kombëtar në Shqipëri, në krye të së cilit ishte Mitat Frashëri, kryetari i mëparshëm i Kongresit të Manastirit.

Theksova këto më sipër për të treguar se unë nuk urrej njerëzit e PS-së, sepse disa figura të njohura të saj janë të fisit im, por jam alergjik ndaj fjalës socialist, pra edhe ndaj dy shkronjave PS,ose Zëri i popullit, prandaj dhe marr guximin të sugjeroj që do të ishte në favor të partisë në fjalë që të riemnohej në PE (Partia Evropiane) nëse e ndjen vehten të tillë siç deklarohet, ose në PO (Partia Orjentaliste), e pse jo Partia antirugoviste, si të dojë, vetëm jo PS kurse gazeta e saj të quhet Zëri i Popullit Evropian, sepse kur dëgjoj ose lexoj emrin e tanishëm më ngjethet mishi dhe më ngrihen flokët përpjetë.