E premte, 19.04.2024, 12:10 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Përfaqësues nga qeveria vizitojnë ''Ecologu''-un

E enjte, 31.10.2013, 08:16 PM


PËRFAQËSUES NGA QEVERIA E KOSOVËS VIZITOJNË „ECOLOG“-UN NË DYSELDORF

Ditë më parë, një delegacion i Ministrisë së Diasporës nga Kosova vizitoi gjermaninë, duke zhvilluar kështu takime pune me biznesmenët shqiptarë në Gjeramni dhe vizita pune ku mërgimtarët tanë nga dita në ditë po i zgjerojnë bizneset e tyre.

Një vizitë e tillë u zhvillua edhe në selonë e kompanisë ndërkombëtare Ecolog në Dyseldorf të Gjermanisë, ku presidenti i kësaj kompanie me renome botërore, z, Lazim Destani, priti Naim Dedushajn, dejtor për investime dhe humlumtim të diasporës në Ministrinë e Disaporës në Kosovë dhe Afrim Hotin, këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës. Mysafirët u njoftuan nga zoti Destani për historikun e shkurtër dhe zhvillimin shumë të bujshëm të Ecologut, zgjerimit të tij nëpër botë dhe në viset shqiptare si dhe me synimet e kësaj firme që sa më shumtë të orientohet për punësim të shqiptarëve kudo në botë. Me këtë rast, mysafirët shpalosën edhe programet e ministrive përkatëse dhe z. Lazim Destani, u nderua me mirënjohje për suksesin e Ecologut.

Të dy palët ishin të njëzëshëm për takimet sa më të shpeshta dhe për komunikime të ndërsjella, në mënyrë që të jenë në kontakt me punën e shqiptarëve në biznes dhe me përcjelljen e trendeve botërore në këtë fushë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora