E enjte, 28.03.2024, 10:47 AM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Ku lind pasiviteti lindin edhe kritikat

E hene, 26.05.2008, 07:55 PM


Skender Korça
Ku lind pasiviteti lindin edhe kritikat

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

SHBA-të jo të knaqura me lobimin e Qeverisë së Kosovës për njohjen e shtetit…Amerikanët kanë potencuar që presidenti Ahtisari dhe zëvendësi i tij janë të intersuar të “lobojnë”për Kosovën. Kjo paknaqësi u përcollë deri te qeveria e republkës së Kosovës përmes ndihmës sekretarës së shtetit Rozemary DiCarlo e cila ishte në vizitë në Kosovë

Ja ku kemi mbërritur në rrugëtimin tonë poltik!…Pas një përkrahje të madhe dhe të pa zëvendësuar me asgjë, përkrahje të fuqishme nga SHBA-të për të njohur shtetin e Kosovë, për bërjen e Kosovës shtet, për të avancuar edhe më tej këtë qështje sa për të siguruar një ulëse në OKB-në me 97 njohje ndërkombëtare…tash kemi filluar të kritikohemi se nuk po ja dalim me bë gjë…Këto kanë qenë motivet e reagimeve të shkrimeve të mia në të kaluarën, sepse dihej edhe jeshillëku në poltikën e Kosovës sepse po hargjohen energjitë kot në “punën” e atyre që duhet të merren me këtë qështje, ose këto energji janë shumë negative se që ëpr qasjen positive nuk diskutohet…Është një attention për të parë së çfarë po bëhet me njerzit që ju ka besuar kjo qeveri  detyrën lobuese për njohje…Njohjet nuk janë vetëm te mbështetura në kërkesa si thuhej nga qeveria e Kosovës se kinse paska dërguar shumë e shumë “kartolina” për të I treguar botës mbarë se jemi bërë shtet dhe duhet të na njohin , por kjo është ajo se politika po udhëheqet me rrëfime dhe përralla se sa njohje do janë me kualitet e sa  të tjera, kur me nej matematikë na duhet një numër prej 97 sosh për të na dhënë driëtn jeshile se do duhet më shkruar “ kartolinën e madhe drjetuar OKB-së”
Çka tash do duhet bërë? Të presim edhe më apo të ndrrojmë strategji se si duhet ecur në planin ndërkombetarë….Është për çudi të thuhet se të gjitha vizitat e deri më sotshme nga qeveria e Kosovës kurrë nuk rezultuan me një njohje sepse me padurim dhe me eufori do e thonin vizituesit e politkës së jashtme se kemi premtime se do na njehë ky shet apo ai shtet me këtë apo atë datë, por zakonisht ishin deklarime boshe duke thënë” Ne paraqitëm këkesën tonë dhe shpresojmë se do na njohin këto qeveri dhe shtete”
Madje është për t’u shqetësuar se sa do jetë numri i shteteve që do na njohin deri ne shtator të këtij viti në kohën kur do mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së..
Kosovës i është dhënë edhe “një shancë” që të lobojnë njerzit të tjerë për Kosovën , të kosovarizuarit  e saj, Presidenti Ahtisari dhe zëvendësi i tij…sepse ministria e punëve të jashtëme tash është vetëm si një adresë në internet që nuk i përgjigjet njeri asaj sepse nuk dihet domeni se ne cilin domen është krijuar dhe kush është  pas inbox-it të saj. Apo më e hidhura është se kush po ja lexon letrat kësaj ministrie dhe kush po shkruan me stylolaps “kartolinat” për njohje….
Kosova në këtë rrugë do pësoj si një shkarkim atmosferik-rrufe nëse edhe miqët e saj  të dëshmuar si SHBA-të do fillojnë të na kritikojnë Kosovën në këtë fazë, por të paramendohet se sa do dijmë të ndërlidhim dhe krijojmë marrëdhëniet diplomatike dhe bilaterale me të gjitha këto shtete që na kanë njohur dhe do na njohin…sepse  nuk është njejtë procesi si tani ky kinse i “kartolinave” , por është fillimi i rrugës më se serioze në të ardhmën…Kjo është poltika e jashtme e Kosovës që do njerzë dhe angazhime të veçanta…Nuk ka në formësimin dhe njohjen e shtetit ato
” Njohje kualitative dhe kuantative numerike”, sepse bota është e ndërtuar mbi parimet e saj se të gjitha shtetet njihen njësoj për të i dalluar më pastaj në fuqi dhe ndikim, kurse kriteret e njohjës janë standarde të logjikshme që respektohen për të gjitha njësoj për të siguruar karrigë në OKB. “Rruga e kartolinave” duhet të zëvendësohet me vrapim të shpejtë e të sigurtë me elitë njerzish deri në 97-shin e kërkuar, e pastaj edhe  po të bjerë diagrami dhe intenziteti nuk është dert më pastaj…Fillojmë nga ajo ku kemi mbetur….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora