E premte, 29.03.2024, 02:02 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Lucia Congedo: Si të parandaloni diabetin

E enjte, 31.10.2013, 08:06 PM


Flet Endokrinologia e Klinikës Italiane, Lucia Congedo: Si të parandaloni diabetin, i cili shkakton probleme në tru

Shenjat kryesore të diabetit, personat e rriskuar dhe terapia për tipin 1 dhe 2

Nga Albert ZHOLI

Diabeti i tipit 2 shkakton keqfunksionim të trurit. Studimi i fundit i Shoqatës Amerikane të Diabetit thekson faktin se krahas shumë patologjive të tjera të shkaktuara nga diabeti, diabeti i tipit dy është shkaktar për shumë patologji të trurit, përfshirë dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Diabeti pengon qarkullimin e gjakut dhe dobëson enët e vogla në tru, duke shkaktuar dëmtimin e indeve, të cilat ndikojnë edhe në kryerjen e funksioneve të nevojshme ditore. Endokrinologia dhe diabetologia e Klinikës Italiane, Dr. Lucia Congedo, në një intervistë për “Telegraf” sqaron se kjo patologji nuk është e pakurueshme. “Diabeti i tipit 2 nuk është i pakurueshëm. Diagnostikimi në kohë dhe një trajtim i duhur mund të japë shumë shpejt rezultatet e duhura”. Më pas Dr. Congedo sqaron se “me zhvillimin e sëmundjes, identifikohet një “mekanizëm”, i cili ngrihet për shkak të rritjes së vazhdueshme të nivelit të sheqerit në gjak dhe të rezistencës ndaj insulinës. Ky “mekanizëm” vendos një situatë inflamatore, ku enët e gjakut gjithnjë e më shumë ngushtohen dhe indet e trurit dëmtohen. Ndaj në rezultate të studimit të fundit, nënvizohet fakti se nëse pas moshës 65 vjeçare për një person normal, vëllimi i trurit ulet me 1% në vit, për një të sëmurë nga diabeti, mund të arrijë deri në 15%”.

Znj. Congedo, çfarë është diabeti i tipit 2 dhe cilat janë shenjat e para?

Diabeti i tipit 2 karakterizohet nga rezistenca ndaj insulinës dhe nga një defiçit relativ insuline. Shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeç, por në disa raste mund të shfaqet edhe më herët sidomos në pacientët mbipeshë. Së fundmi diabeti shfaqet edhe në fëmijët që kanë mënyre jetese jo të shëndetshme dhe bëjnë një jetë sedentare. Shfaqja e sëmundjes nuk përbën manifestime shumë të dukshme. Është një sëmundje që përparon në fshehtësi dhe nuk shoqërohet me shumë simptoma. Diagnostikimi me këtë sëmundje mund të ndodhë rastësisht pas ekzekutimit të një sërë analizash rutine, ose pasi të jenë shfaqur komplikancat dytësore që shoqërojnë diabetin. Diabeti i tipit 2 është i lidhur shpesh, por jo gjithmonë, me mbipeshën dhe obezitetin. Është një patologji, tek e cila faktori gjenetik në familje luan një rol të rëndësishëm.

Cili është trajtimi që ju ofroni në Klinika Italiane?

Në Klinika Italiane ne kemi sjellë eksperiencën më të mirë të Torvergatës, duke i ofruar pacientëve një trajtim të mirë, efikas për problemet endokrionologjike dhe për diabetin. Për sa i përket diabetit të tipit 2, përgjithësisht terapia bazohet në adaptimin me një stil jetese korrekte, e cila përfshin një regjim alimentar dhe aktivitet fizik konstan, të moderuar, por i rregullt. Ne u ofrojmë pacientëve një regjim të ri ushqimor, sasitë që duhen konsumuar, me synim që të mbahen nën kontroll paramentrat e diabetit. Gjithashtu mund të jetë i nevojshëm një trajtim farmakologjik. Nëse e gjithë procedura e deritanishme nuk është e mjaftueshme ose në rast controindicazionesh për përdorimin e ipoglicemizanteve orale, ndjehet e nevojshme përdorimi i insulinës. Në ndryshim nga pacientët me diabet të tipit 1, personat që vuajnë nga tipi 2 nuk janë në varësi të trajtimit me insulinë, por mund të kenë nevojë për insulinë për të kontrolluar iperglicemitë.

Cilat janë shenjat e diabetit të tipit 1?

Diabeti i tipit 1 i quajtur ndryshe diabeti insulino dependent e ka gjenezën në moshë të re. Diabeti i tipit 1 shfaqet zakonisht në fëmijëri ose gjatë adoleshencës. Kjo patologji shkaktohet nga shkatërrimi total ose i pjesshëm i qelizave pankreatike që prodhojnë insulinë si rrjedhojë e një përgjigje autoimune. Në disa raste mund të shfaqet disa ditë pas një sëmundjeje infektive. Për këtë motiv terapia farmakologjike e kësaj sëmundjeje është ekskluzivisht trajtimi me insulinë, sipas konsultës së zhvilluar me mjekun. Shfaqja e kësaj sëmundje është e papritur dhe simptomat më klasike janë: etje e madhe dhe ndjenjë tharjeje të gojës, rritje në nivelet e urinimit gjatë ditës, rënie në peshë dhe ngadalësim i rritjes trupore, gjendje lodhjeje e konsiderueshme, vështirësi për t’u përqendruar, ndjesi urie e vazhdueshme, infeksione periodike, shikueshmëria e turbullt dhe me njolla Iperglicemia (glicemia e lartë), në rast se nuk kontrollohet, mund të çojë në ketoacidozë (prezence e acetonit në urinë dhe aromë të rëndë në frymën e pacientit). Kjo formë e rendë e manifestimit të sëmundjes është në rrallim vitet e fundit si pasojë e optimizimit të terapisë.

Cilat janë faktorët e riskut të diabetit të tipit 1?

Rastet me diabet të tipit 1 janë në rritje për arsye ende të panjohura. Mendohet që rolin kryesor e luajnë faktorët rrezikues. Faktorë rrezikues si ambientale, apo rritje në moshën e femrave që lindin fëmijë, apo faktorë alimentarë (dieta që frekuentojmë), ekspozimi ndaj infeksioneve virale mund të bëhen shkaku i pikënisjes së reaksioneve autoimunitare, ose të përshpejtojnë shkatërrimin e filluar të qelizave Beta pankreatike.

Cila është terapia për diabetin e tipit 1?

Në Klinikën Italiane ofrohet ndjekja dhe trajtimi i dibatetit të tipit 1, duke këshilluar në çdo çast që pacienti krahas terapisë, të ndjekë një dietë të shëndetshme të shoqëruar me aktivitet fizik në mënyrë që te arrihet një kontroll i duhur për nivelet e glicemisë. Rëndësi thelbësore në terapinë diabetit të tipit 1 ka autokontrolli i glicemisë. Kjo e fundit ka të bëjë me kontrollin ditor vetjak të glicemisë në gjak.

Box

Faktorët e rrezikut për diabetin e tipit II

1.Obeziteti

2. Dieta ushqimore

3. Jeta sedentare

4. Rritja e moshës mesatare

5. Rezistenca ndaj insulinës

6. Histori në familje me diabet

Box

Shenjat e diabetit

- Etje e madhe dhe ndjenjë tharjeje të gojës

- Rritje në nivelet e urinimit gjatë ditës

- Rënie në peshë dhe ngadalësim i rritjes trupore

- Gjendje lodhjeje e konsiderueshme, vështirësi për t’u përqendruar

- Ndjesi urie e vazhdueshme

- Infeksione periodike

- Shikueshmëria e turbullt dhe me njolla

Mjekime popullore

Hipertensioni

Limon dhe qep

Një limon pasi i hiqen bërthamat dhe një kokërr e madhe qepe grihen në makinë mishi. Kësaj përzierje i shtohet sheqer derisa të ëmblësohet. Kavanozi i mbyllur lihet në qetësi një natë. Hahet një luge kafeje çdo mëngjes esëll për të ulur hipertensionin.

Anoreksia

Spec djegës

Merren 10 gram spec djegës i thatë e i grimcuar hidhet në 100 mililitra alkool 60 gradë. Ena lihet e mbyllur një javë duke e tundur herë pas here, pastaj kullohet. Pihet 20-30 pika 2-3 herë në ditë, në rastë të çrregullimit të brejtjes së ushqimit dhe anoreksi.

Kapsllëk

Kamomil

Përzihet nga një gjysmë luge gjelle lule kamomili, gjethe nenexhiku dhe gjethe sene. Kjo përzierje hidhte në 600 ml ujë dhe zihet 4 minuta. Ena lihet e mbuluar në qetësi 15-20 minuta, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me sheqer ose përdoret ashtu siç është nga një filxhan në mëngjes esëll dhe një filxhan në darkë para ngrënies.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora