E enjte, 25.04.2024, 02:35 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Në fokus të deklarimit

E hene, 26.05.2008, 04:55 PM


Skender Korça
Në fokus të deklarimit

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Zv/presidenti i Partisë radikale serbe, Tomislav Nikoliç është shprehur se nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën do të kemi luftë në Europë. "Pse asnjë për Kosovën nuk ofroi zgjidhjen e Qipros? Qipro njihet si një vend, edhe pse pjesa veriore nuk ekziston. Ndihem sikur dikush më ka rrëmbyer. Tani BE kërkon të dërgojë një "Mision" si pushtues në Kosovë. Pse askush nuk e diskutoi këtë gjë me ne? Ndoshta ne do ta pranonim këtë mision bazuar në rezolutën 1224" – tha Nikoliç.
Një tjetër figurë serbe thotë: Ministri për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Slobodan Samarxhiq, tha të dielën në veri të Kosovës, se mbi bazën e ligjit të vetqeverisjes lokale të Serbisë, do të bëhet së shpejti konstituimi i Kuvendeve Komunale në Kosovë.

Ku është Kosova dhe çfarë është, si duket nga fqinjët? Ku është zëri i reagimit?

Është për çudi se çfarë deklarojnë serbët përditë për Kosovë dhe se nuk reagohet pikërisht në fjalime për të treguar barabarisinë shtetrore të qeverisë së Kosovës njejtë funksionale në nivele të njejta si me ate të shtetit fqinjë Serbisë, por heshtet prapë…askush nuk flet me asnjë deklarim për fatin se çfarë mendojnë për “ të mirë-luftën prapë” fiqnjët e quajtur Serbi. Veshët janë të shurdhër karshi një aventure tjetër që po merren qeveritarët…Një gaf pas një gafi tjetër , përditë gafe për skandale përbrenda shtetit , madje quarje koke shumë lartë kinse po punohet, kur për një situatë shumë të pakëndëshme në Kosovë që nuk e shohin  as nuk reagohet e as kush nuk di se si do na gjenë koha dhe politika  edhe në 15 qershor të vonuar, çfarë do duket Kosova dhe sa do jetë fuqia e saj për të përballur dhe të jap përgjigje fqinjëve se kush jemi ne????!!!!…Si do reagonte qytetari kur paralajmerohet lufta edhe nëse intergimet na shpiejnë për herë të parë nga vetja jonë, nga trungu, e nga mëmëdheu…do jetë kjo si kërkesë e vetë Evropës për të unjisuar shqiptarët si gjermanët pas shumë viteve ndarje…sepse kështu edhe më shumë do kontribuohej stabilitetit dhe paqës së Evropës, kur edhe kësaj i kanoset “reziku”nga Serbia se Evropa do hyjë në luftë po të ndodhin gjërat e thëna më lartë…Sa naive është thënja, por nuk është naive sa është provokuese në kohën dhe situatën kur po ndodhet dhe po kalon Kosova…
Po si asnjëherë nuk i bëhet kundërshti këtyre gjërave, apo mendohet se me mos reagim do ja dalim të jemi më të përkushtuar  në integrimet evropiane…Kosova do Evropën dhe integrimet, por Evropa do pyes Kosovën sa do jetë Evropa stabile me këso fjetje të qeverisë së Kosovës që kurrë nuk reagon për shembullin e saj…për gjërat që do i takojnë asaj, apo dihet mirë se në nuk kemi afinitet deklarimi kur kemi një rezolutë si kjo 1244…Apo dihet mirë se ne kurrë nuk do jemi pjesë e reagimit në planin ndërkombëtar nëse vazhdohet me gjumë të rëndë të terpasië së pakos, paketës që do duhet të skadojë një ditë…sepse vetë kushtetuta çështë ajo që shkruan e Kosovës, edhe pse është kryekëput paketë…që do jetë e skaduar një ditë…Kushetetuta do mbetet dhe do modifikohet…. Pjesa e monitorimit është dhënja e testit, largimi i frigës në planin ndërkombëtar për të reaguar, obligimin se në emër të shettit duhet të flet dikush dhe të reagoj dikush…apo ende nuk e dijmë me kompetenca se kush duhet të flas…Flitni për ardhjen e ministrave të Serbisë dhe tregojuni se si duhet të vihet në Kosovë, në një shtet të pavarur dhe se cilat do janë dyret që të merret leja…për ardhje në Republikën e Kosovës…
Një ardhje me një prapavijë të instalimit të institucioneve paralele të Serbisë këtu është një rrezik se nuk po ja tërheqë “vëmendjen”askujt, por kur do reagohet mos do bëhet vonë…
Gjatë bisedimeve Kosovë- Serbi shumë modele o ofruan nga serbet për të pasur një zgjidhje, sa herë ishin aziatike, sa herë unikate me konvenim se si e pranojnë Kosovën serbet, por kurrë Kosova nuk doli me propozimin se një ditë do jetë i shkrirë rrënjësisht kufiri mes  Kosovës dhe Shqipërisë, si qështje se tash më shteti amë është ftuar ne NATO dhe krahë për krahë me te si qështje e natyrshme do ecim edhe ne…sepse Evropa e ka tq qartë se shqiptarët janë një si këndej e andej kufiriit….por këtë element nuk po e kuptojnë vetë shqiptarët e Kosovës apo pjesa poltike e saj, apo nuk po dijmë më ju shpjeguar fqinjëve serbë se tash më jemi fqinjët e tyre, por me kend do jemi dhe do ecim nuk do jetë kurrë më qështje tyre…. Por nëse vazhdohet kështu me këtë fjetje, me këtë gjumë të rëndë Serbia do propozoj se në Kosovë do kemi edhe ndonjë “risi” të tyre për të i treguar botës se do bëjnë çdo gjë për Kosovë.

Andaj në lobin e poltikës tonë të jashtëme, nuk do thotë se do duhet të na pranojnë idetë çdo herë, por do duhet që qeveria dhe ministria e punëve të jashtëme e Republikës së Kosovës të reagojë së paku për të i thënë qytetarit të vet në Kosovë se është duke e përcjellë ngjarjen dhe se nuk e kanë fuqinë për të thënë më shumë, ose duhet të i kërkohet falje këtij populli që nuk po ja dalin me u përgjigjë negativisht projekteve të serbeve që do duan me çdo kusht ti instalojnë për derisa janë qështjet e ngatërruara si për misione dhe për dersia po vazhdonë fjetja…Zgjohu për të na treguar së paku neve se jemi zgjuar të gjithë….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora