Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kryeimami i Pejës kërcënon Presidenten Jahjaga (Video)

| E merkure, 30.10.2013, 07:34 PM |


Mos nënshkrimi i ligjit për përdorimin e shamive nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka shkaktuar pakënaqësi tek disa hoxhallarë.

Hoxhë Enes Goga në një postim në youtube e quan me nofka presidenten Jahjaga, duke i thënë Zarife përderisa e quan atë një presidente të imponuar. “Po na kërcënohen. Edhe kush ajo e cila e ka rolin unifikues. Nuk e kemi zgjedh. Na kan pru me zorë e me hatër. Sikur tha një hoxhë i joni, Allahu e nderoftë, tha ‘zonja zarife’ se ka dalë prej zarfi. Ajo na kërcënon dhe e qon dorën. Thotë nuk lejohet dhe nuk do të lejohet. Kush je ti ore kush je ti”, thotë hoxhë Enesi.

Ai në këtë xhirim flet edhe për vizitën e Erdoganit të cilin e bekon atë përderisa thotë se myslimanëve në Kosovë ju shkelen të gjitha të drejtat, përderisa flet edhe për zgjedhje dhe dëshirën e tyre për të hyrë në parlament pasi që këtë hoxha e konsideron të rëndësishme sepse në parlament bëhen ligjet.

Për me tepër mund ta dëgjoni videon e hoxhës:

 

gazetaexpress.com