E enjte, 28.03.2024, 11:37 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Injoranca e Shqipfolesve - Fatkeqësia Kombëtare

E hene, 26.05.2008, 07:56 PM


Selim Hasanaj
INJORANCA E SHQIPFOLSËVE - FATKEQËSIA KOMBËTARE

Nga Selim Hasanaj
 
Do trajtojë si zakonisht, edhe këtë herë fatkeqësinë tonë e cila na vjen nga njerzit injorant, debil dhe analfabet.
Me 22.05.2008 , ngritem dhe derisa pijë kafen e mengjesit, në shoqëri me zonjen time si zakonisht i lëshojë nji sy TV -Tekstit të Tv kanalit NRK të Norvegjisë dhe lexojë se në Sandefjord nji 25 vjecar i therun me thikë vdes nga plagët e marra. Dyshohet vrasësi të jetë nji 19 vjecar. Ku dhemb dhambi shkon gjuha thotë populli. Në mbrendinë time ndjeva nji trishtim dhe nuk e dij pse por njeja se të involvuemit në këtë tragjedi mund të jenë shqiptarë. Menjiherë thirra mikun tim M. B. që jetonë në Sandefjord dhe ai posa mori ndegjuesen e telefonit u binda se dicka do të ketë ndodh ose me te dhe larg kjoftë me të afermit e tij ose intuita ime ja ka qellue edhe këtë herë, tragjedia e Sandefjordit duhet të jetë në mes shqiptarve. Ky miku im asht per së tepermi emotiv dhe i merr shumë afer zemres ngjarjet dhe ndodhitë që i ndodhin jo vetem atij por edhe të tjerve, andaj nga zani i tij i shterrun që dridhej kuptova se dicka paska ndodhë.
Derisa M.B. më tregojë se kush ishin akteret e kësaj tragjedie ai qante , por ai asgja nuk dinte per motivet e vrasjes. Pra shqiptari pret shqiptarin me thikë në fyt në Sandefjord të Norvegjisë. Mos Zot ma keq. Mëshirona o i Madhi Zot. Do shkruej pak per rastin por jo edhe per motivin e rastit sepse ate nuk e dij dhe as nuk më intereson.
Vendosa të shkojë sipas zakonit në ngushllime.
Thërras dje me 25.05.2008 kunatin tim Muharrem Hoxhen dhe së bashku shkojmë në Sandefjord per ngushllime tek familja e viktimes. Kaluem 100 km. rrugë me veturë dhe gjysem ore me trajekt nga Sarpsborg deri në Sandefjord. Në këtë qytet kamë jetue nga 1995-1998 dhe kamë shumë miq dhe dashamirë shqiptarë me të cilet mbajmë kontakte dhe kemi respekt reciprok. Por ka edhe mjaft të tjerë që nuk i njof. Sikur se ka edhe të tillë që nuk due ti njof.
Në hymje të lagjes Vardenlia pran disa garazhave pash buqeta lulesh dhe qirinj të ndezun. Kuptova se aty asht vendi ku shqiptari kishte therë shqiptarin. Disi u ligshtova. Unë nuk i nifsha as viktimen as dorasin, por nifsha prindet e tyne. Parkova veturen dhe thirra me celular njeriun që unë e quej shqiptarë BRILJANT , zotni Sami Imeri dhe ai erdhi e na priu per në oden e kryeshnoshjes. Jashta ishin nji grumbull burrash, mbrenda poashtu kishte shumë. Lokali i pritjes ishte i vogël dhe njerzit rrinin mbrend sikur peshqit sardina në konzervë. Tymi i duhanit shkojke shtllunga shtllunga neper odë. Ishte ambijent i padurueshem, dhe kur kësaj i shton edhe muhabetet primitive që injorantet i quejn TRADITÊ, atëherë kuptohet se njeriu normal nuk mund rrijë aty. Unë shpreha ngushllimet sipas zakonit dhe posa pash se si ishte atmosfera i dhash shenjë kunatit tim Muharremit që të ngritemi dhe dalim. Primitivizem, banalitet, antikulturë edhe në fatkeqësi dhe rast tragjik tregojnë shqiptaret. Pershendetjet baheshin me SELAMALEJKUM dhe MERRHABA. Flitej rend e pa rend po sikur në pazar, bile edhe babai i viktimes menjiherë deshti të futet në muhabet dhe replikë me mue kur unë reagova pak në fjalet e nji ZORRAGJIE nga Peja që jeton në Larvik ( qytet komshi i Sandefjordit) i cili ndjehet se asht turk dhe unë si të tillë nuk mund e durova në propaganden e tij turkomuslimane dhe e luta të ndalet sepse neve kemi fjalet e bukura në gjuhen e bukur shqipe dhe duhet të flasim shqip, si dhe dhash disa mendime në lidhje me organizimet shqiptaro-muslimane në Norvegji, temë kjo per të cilen kamë shkrue disa herë.
Vitin e kaluem derisa isha në pushime verore në Kosovë unë nuk u pajtova me vendimet që kishin marr në Rrafshin e Dukagjinit per të mos mbajtë ceremoninë e ngushllimeve. Por nga ky rast i djeshem po ju jap të drejtë. Nuk mbahen traditat as edhe ato mortore nese nuk dinë ti mbash ato. Po fillove nji rit ose ceremoni pa pas njohuni per te , e bastardon ate dhe i jep antikuptim. Andaj ma mirë ti nderpresim fare. Ka kalue koha e baballarve tanë kur sado analfabet dhe të pashkolluem ata mbanin ritet e ceremonitë mortore në të cilat ishte kënaqësi dhe bukuri të ishe prezent. Ata mbanin ceremonitë martesore ku njeriu kënaqej dhe mbante ato kujtime per gjatë , gjatë jetës. Neve sot nuk dijmë të bajmë as njanen as tjetren.
Veren e vitit të kaluem gadi kesh cmend kur shkova tek varret e fshatit tim Lubozhdës dhe pash se ato ishin djegë e ba shkrumb.U ndjeva i prekshem sepse aty kamë varret e Babë Mustafës, gjyshes Hylë, gjyshit Hajdin, hallës Dinores, axhes Selimit, motres Fatmires si dhe vëllaut Qazimit. Në vend sikur gjithmonë ma parë, që të gjindet dikush e ta kositë barin e vorreve MUSLIMANET e "menqem" kishin kallë at barë të thatë dhe as që i kishte shkue kujt mendja se zjarri dhe flaket i demtojnë pllakat e varreve. Ose ndoshta ky edhe mund të jet kjen qellimi i ndonji MUSLIMANi shqipfolës. Rruges së asfaltueme nga Istogu deri në Radavc pash se edhe në varret e lagjes së Shales kishin kallë barin, në varrete Orroberdes, Novosellës dhe edhe neper shumë vende tjera neper Kosovë. Trishtim ndjen gjithkush që asht normal nga ky vandalizem i qellimshem.
Sot isha me zonjen time në Spitalin e Sarpsborgut në laboratorin e gjakut ku ajo duhej ti bante disa analiza per shkak të dyshimit se i asht paraqitë sheqeri në gjak. Derisa laborantja e re i bante analizat mue nga dritarja e laboratorit më shkuen sytë tutje tek varrezat e qytetit që janë pothuej ngjitas me spitalin, dhe syni im nuk mund ngihej nga hjeshia e rregullimit të varreve të norvegjezve të krishten. Plakat e varreve me bukurinë e tyne tregonin se kush prehet dhe pushon aty. Anash vazot me lule dhe qirinjet anash tyne, bukuri tjeter prekse. Bari i kositun po sikur në stadiumet e futbollit nji bukuri mahnitse që mue më qojë me trunin tim të varret e djeguna të "shqiptarve" musliman që i pash veren e kalueme neper Kosovë. Andaj a mund të na dojë ZOTI neve kur neve as per të vdekunit tonë , të dashtunit tonë të deridjeshem nuk tregojmë respekt, neve barit mbi trupin e tyne ja futim flaken!!! Varret e tyne nuk i vizitojmë kurr. U ndalojmë( në emen të njifar pedofil pejgameri të muslimanve) femnave të shkojnë ti vizitojnë varret e prindve, vëllaznive, fëmijve, të dashtunve etj,etj. Zoti i donë ata që e dojnë Zotin. Zoti nuk i donë injorantet, debilet dhe vandalet. Neve si popull nuk jemi fort larg nga grupacionet e këtyne që i shkrova. Andaj dyshojë se mund të presim ditë të mira. Dhasht Zoti e u permirsofshim, u mbushëshim mend.
Duhet thanë NDAL injorances së shqipfolsave. Këta janë fatkeqësia e kombit.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora