E marte, 16.04.2024, 07:49 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Katovicë, Katovicë (?!)

E merkure, 30.10.2013, 08:33 PM


KATOVICË, KATOVICË(?!)

Ç’DO TË BËHET KËTU E TUTJE?

NGA NEBI DRAGHOTI

E çuditshme: në politikën e sotme shqiptare që ka më shumë probleme për zgjidhje, hynë si pykë, kur, pothuajse, i ka kaluar koha “çështjes Katovicë” për të ndërmarrë veprime pastrimi në politikën e re të pluralizmit.Shumë mirë do të ishte sikur veprimet të bëhen atëherë,  në start, kur e lypë nevoja.Por, që të kryhet mirë një veprim politik kërkon parapërgatitje.Kjo nuk qe.Katovicë, Katovicë(!?).Si kofini mbas të vjelit.Jo në kohën e duhur, jo në momentin e përshtatshëm, problem që nuk ndihmon sot e për më tutje.Ka qënë çështje politike për t’u ndjekur me konseguencë në fillimet e tranzicionit.Një kjo.Për tranzicionin duhej politikë e re;pra , politika qe e papërgatitur për këtë proçes.E dyta është se ky problem me kalimin e viteve, vetë koha, e ka konsumuar në heshtje dhe sot përfundimin e këtij problemi e nxjerrë baraz me zero, sepse edhe pse është trajtuar nëpër gazeta e janë shkruar faqe të tëra, që kur S.Pëllumbi ndezi shashkën zhurmuese, vetëm tym solli në aspektin politiko-social.Për këtë që shpreha mos qofsha i gabuar.Kaq.Autorët që aplikuan çështjen e Katovicës në arenën e politikës shqiptare, ndoshta, jo të gjithë janë momentalisht drejtues aktiv në poste drejtuese të vendit, madje , ca edhe kanë vdekur si R.Alia, dirigjenti kryesor i kësaj lëvizje në tranzicion.Komunisti tjetër i maskuar , ish kryetari i PD-ës e ndonjë tjetër nuk ka më zë në politikën aktive shqiptare.E majta qeveritare ka figura të reja në moshë dhe , besoj,  janë vizionarë në politikëdhe sidomos sot, kur kërkohet një politikë e kulluar, parimore, sociale, demokratike.”Çështja Katovica”(qytet në Poloni)është përpiluar për zbatim për kthimin e sistemit nga totalitarizëm në pluralizëm demokratik nga ideatori  M.Gorbaçovi etj.Aplikimi i kësaj qe mënyra më e butë me të cilën u ndërrua sistemi pa konfrontime sociale e gjakderdhje sidomos në vendin tonë..Sigurisht, kjo vlerë pozitive , si e tillë, e kësaj veprimtarie politike, duhej marrë në konsideratë dhe jo më kotë R.Alia e aplikoi atë këtu.Thënë më qartë, drejt, drejt , kjo duhet patur dhe zili.Madje, ky koncept merite, flitet,  si i tillë,  prej kohësh edhe në opinionin publik.Askush nuk dëshironte luftë, vëllavrasje, hakmarrje shqiptar me shqiptar, katastrofë të gjithanshme në shkatrrimin e vendit.Gjer këtu erdhëm mirë, pasi nuk u dëmtua njeriu;nuk u bëmë gazi i botës.Në gjithë këtë atmosferë politika drejtuese si majtas, si djathtas nuk zotëroi situatën plotësisht, i rrëshqiti asaj, sepse u dëmtua, u shkatërrua pasuria e vendit.Kjo ishte djersa e popullit siç qe kombinati i tekstileve Berat, azotiku i Fierit, petrokimia e Ballshit etj.etj.Shyqyr që shpëtuan hidrocentralet!Po t’i kishim këto në këtë tranzicion, ndryshe do të ishte edhe gjendja ekonomike e vendit.E, megjithatë, t’i lemë mënjanë këto defekte të pariparueshme të politikës tonë.Shkurt, në përgjithësi:qeni i ngordhur nuk të ha më.Në “suazën e Katovicës” qe edhe problem “Hapje e dosjeve”që aq shumë u trumpetua në media e kudo, por kurrë nuk mori fillin e zgjidhjes, sepse katovicarët drejtonin vendin si majtas, si djathtas.Pra, këta kanë qënë në mbrojtje të vetvetes.Jam i mendimit “Hapja e dosjeve” duhet të realizohet, sepse nuk është dhe shumë vonë, pasi në poste ka akoma elementë të llumit katovician.Këta persona, sado që të jenë si numër, duhen mënjanuar nga postet, sado të thjeshta të jenë këto.Nëqoftëse kanë abuzuar me pasurinë shtetërore, duke e faktuer këtë , ligji të veprojë.Ky do të jetë veprimi më i mirë.Kjo të bëhet vetëm e vetëm për t’u pastruar shoqëria e re demokratike.Pra, kjo të realizohet pa masa drastike, në ato raste kur s’e parashikon ligji, ndryshe të behet veçse me fjalë :të kërkojnë falje publike për çfarë antishoqërore kanë bërë në kohën e diktaturës.Të hapen dosjet, mbasi kjo është në interesin e gjithë popullit.Populli do edhe transparencën politike.Edhe këtij problemi,  që lakova , dalëngadalë, po i kalon koha.E them këtë jo se jam kontradiktor, por se vendit i kanë dalë probleme të tjera kryesore , sa me të drejtë kërkohet Rilindja e këtij shteti, Rilindja e Kombit shqiptar në kuptimin e plotë të fjalës.Ky është objektivi kohor , i cili duhet të arrihet me çdo kusht.Ndoshta, dikush mund të ma marri për zhurmë këtë hapjen e dosjeve.Edhe pajtohem me “dikushët”.Por..ngre diçka primare në këtë prizëm:dosje shkruhen edhe sot për figura politike.Ja, pra,  këto duhet të mbahen hapur, sidomos, kur dëmtohen interesat e Atdheut.Këtu kam të drejtë, se kjo duhet të jetë kerkesë koherente edhe ndër vitet e ardhshme.Po në këtë prizëm , për të qartësuar, shprehem:mos të merremi me atë të kaluar që nuk sjellë kurrëfarë dobie, veçse na pengon.Gjithsa shtrova në këtë shkrim them se kanë vlerë përpara politikës dhe më e qënësishme është: ç’do të bëhet këtu e tutje?Duhen reforma në shumë drejtime për të pasur rezultate efektive në jetën e vendit duke u mbështetur vetëm tek puna dhe vetëm tek puna e ndershme.Duhen rinovimet institucionale për të rrokur kuotën e njeriut për profesionalizëm e meritokraci dhe luftë të ashpër kundër korrupsionit për të çliruar shoqërinë edhe nga gjithë fenomenet negative që kanë mbirë si kërpudhat helmuese mbas shiut.Këto janë dy pika të forta të Qeverisë së Rilindjes,  e,  për t’u zbatuar kërkojnë mençuri.Problemet e tjera duhet të zgjidhen dalëngadalë me dipllomaci të kulluar, duke e bërë matematikën mirë, sidomos, në çështjen e territoreve, që kanë mbetur jashtë vendit padrejtësisht, sipas planeve djallëzore të superfuqive të 1913-ës.Këto duhet të bëhen në kohën e duhur, në momentin e volitshëm, kur shteti mos të ketë probleme të mbrendshme, kur shteti të jetë ekonomikisht i fuqishëm, kur demokracia të jetë e konsoliduar dhe zëri i Shqipërisë të dëgjohet e respektohet në arenën ndërkombëtare.Kjo kërkesë e gjithë politikës shqiptare duhet të jetë në unison.Për realizimin e të gjitha problematikave , që ka vendi,  i është dhënë besimi Qeverisë së Rilindjes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora