E merkure, 24.04.2024, 03:26 PM (GMT+1)

Mendime

Qazim Rrushaj: Origjina “tragjedi” dhe përfundimi tragjiko–komik i dy jetëve

E hene, 26.05.2008, 08:34 PM


Origjina “tragjedi” dhe përfundimi tragjiko–komik i dy jetëve
“Për këtë dashuri hyjnore u flijua Romeo e Xuliet - Trimi dhe Ylljeta”?

Nga Qazim Rrushaj

Për disa vjet me rradh, po shfletëzoj disa dyzina fjalorësh të gjuhëve të ndryshme të botës, si dhe ato të “Gjuhës Shqype”, se si e spjegojnë fjalën – më natyrshëm, tragjedi! S’gjeta derman!
Burimin e fjalës “tragjedi” e gjeta vetëm tek “Shqypja e Lashtë”. Tra-gje-dia: t’u vraka dhia [t’u vrajka dhia].
Ndoshta të lashtët tonë, në mënyrë alegorike i pleksin e i përzienin ngjarjet e hidhura në gjëra qesharake të cilat të bëjnë vërtetë të mallëngjehesh e të qeshesh njëkohësisht: qé një tragjikomedi!
Diçka që mbaron në mënyrë tragjike, në mënyrë të përgjakshme a të tmerrshme, se dikush “u vra”, vdiq (mbaroi) tragjikisht jeta e tij; jeta e tyre.
Në këto ditët e fundit, në Shqipëri, ndodhi një ngjarje, gjëmë e madhe, që s’e përshkruan dot historia. Në një “ndeshje me makinë të Markës Italiane ‘ferrari’ në orët 2:00 të mëngjezit, Pronari i Top Channelit, Drita Hoxha, mbeti i vdekur.
Gazeta Ballkan i jepë me shpejtësi lajmet porsi rrufeja. Por, gazata harroi se ata ishin dy dhe jo një. Një nga komentuesit, thotë se me të ndjerin ishte edhe një përcjellëse; patjetër që të ketë qenë “femër”!
Fjalën nuk e kam për të “vdekurit”, ata nuk kanë lënë borgje; jeta e tyre “ka kry”, vetëm na të gjallët mund të hapim havadise, ndreçje gabimesh, mund të ndodhte kështu apo ashtu.
Ndodhi ajo që ndodhi dhe pikë.
Mesmedia, e çon në qiell, Dritanin, si një tregtar ku dijti të investojë parat, dhe sot posedon një “Ferrar” që në Amerikë, do të kushtonte jo më pak se njëqind mijë dollarë. Por, çfarë pasurie do të kishte e ndjera Entelë?
Dhe me çfarë pasurie mbeti nderi i saj. Jetojmë në kohë moderne, dhe njerëzit duhet çmuar njëllojë edhe përgjatë varrimit. Lere më që publikisht nuk u vue një kurorë lule, por as që emri s’iu përmend.
Unë nuk dij gjë për marrëdhëniet e tyre - ishin serioze apo shkil e shko. Ndoshta kanë qenë serioze, ndoshta është shfaq diç e pamundshe, dhe ja se si jeta e tyre mbaroi!
Sikur mesmedia, që Dritani është ndër ata që ka kontribuar për të, me sa kuptoj unë, ata që të dy duhej të potretoheshin si një “Romeo e Xhuliet”, “Trimi dhe Ylljeta”; që pak a shumë të bindin popullin “që ata për një dashuri të zjarrtë që patën midis tyre – për dashurinë hyjnore përfunduan si Romeo – Xhuliet – Trimi dhe Ylljet”.
Kemi edhe shembuj të tjerë, si Hasan Aga që i dha Besën çikës Potureshe; ai e vrau veten, që të kuptojë bota se donte një tjetër.
Ndërsa Dritani dhe Entela paçin dritë, ndonjë nga bashkëpuntorët me siguri që ka qenë në dije për “dashurinë” e tyre, dhe duhej të veprohej ndryshe.
Entela dhe Dritani duhej të varroseshin në në varrë; bota ndryshe do të kuptonte jetëshkrimin e tyre.
E para, Dritani njihet si një njeri të karakterit të lartë, me plot para, që ditën t’a kalojë në punë dhe netët duke bërë qejf, edhepse ishte burrë i martuar me tre fëmijë. Ç’u bë me etikën, moralin, nderin, zakonisht për një femër, as që u përmend në mesmedia.
Messmedia bëri një krim antinjerëzor, ndërkohë përbuzë moralin, nderin e një femre që jetonte në shekullin 21.
Para një jave, në Amerikë, vdiq një hoxhë, një edukator shqiptar, që për 50 vjet, jepë mundin e vetë, jo për biznese të majme, por një detyrë aq të vështirë po aq edhe të shenjtë. Dy vetë kemi shkruar për të, aq sa na ka lejuar ndërgjegja dhe njohuria për të. Unë, personalisht artikullin në fjalë e kam dhënë në disa gazata, por nuk e kanë botuar, sepse u vinte turp që në gazatën e tyre të përmendej një mërgimtar i devotshëm, që u largue qysh nga viti 1938, padëshirën e vetë, që patjetër duhej t’i nënshtrohej mërgimit sa të gjatë e aq të mjerueshëm. Keni çka të lexoni për të.
Si përfundim, e kam për nder që të deshifroj flalën, komedi. Kome-die: komë dhie [këmbë dhie].
Dritani nga media u çmua si njeri me prioritete të larta njerëzore, ndërsa Entela mbeti me prioritete të kamës, këmbës së dhisë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora