E premte, 19.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Jasharajt nuk flasin turqisht!

E diele, 27.10.2013, 06:16 PM


Jasharajt nuk flasin turqisht!

Nga Florim Zeqa

Po e filloj më thënjën e shkrimtarit të njohur George Orwell; " një fjali mund ta ndryshon kuptimin e jetës".

Pas një pushtimi te gjatë, populli ynë kishte ëndërruar po ashtu shumë gjatë, plotsëisht me të drejtë, siq do të ëndërronte çdo popull tjetër i robrëuar, se kur t'i vjenë liria bashkë më të do ti vijnë edhe shumë të mira tjera, por asnjëhere nuk do t'i paraftyrohej as në ëndërr e keqja që i erdhi nga tjetërsimi i vlerave në shtetin e lirë dhe të pavarur!

Përdorimi i fjalëve dhe simboleve që i dhanë kuptim tjetër shtetit të "pavarur" dhe jetës sonë filloj nga dita "D" e 17 shkurtit 2008-të, kushtetutën e Ahtisarit, bisedimet "teknike" dhe politike, marrveshjen "historike" të 19 prillit dhe produktin e saj "Asociacioni i komunave serbe",...jo vetëm që ndrruan kuptimin, por edhe përmbajtjën e Republikës së Kosovës.

Jo vetëm kaq, përmbajtja e shtetit të Kosovës u ndryshua edhe në forma të tjera, siq është shitja dhe privatizimi i ndërmarrjeve publike fitimprurëse të vendit; Aeroporti, KEK-u,...kompanive të huaja (turke)!

Paraprakisht shitjes e menduan edhe emërtimin e tyre, më qëllim të hipnotizimit të opinionit vendor dhe të mbulimit të dështimëve në procesin e privatizimit dhe qeverisjes së vendit.

Emri i Adem Jasharit, nga rënja e tij heroike e deri më sot, aq shumë është (keq)perdorur nga individ dhe grupe të interesit, saqë më nuk duhet lejuar nga familja Jashari që të shkohet tutje më abuzimin e emrit të tyre.

Rasti i fundit i përurimit të terminalit të Aeroportit, e tregoi më së miri paradoxin e këtyre keqperdorimeve.

Më asnjëfar logjike nuk arsyetohet emri i heroit kombëtar në një aeroport ndërkombëtar dhe në pronësi të një të huaji (turku).

Ditën e përurimit, terminali frymoi turqisht, frengjisht, greqisht (Edi Rama), por më së paku shqip; kudo valviteshin flamuj dhe pankarta në gjuhën turke. Ndodhi kështu sepse zot shpije në aeroport u bë turku, u bë Erdogani,...mysafir "nderi" pati esatpashtoptanët e rinjë (qeveritarët), ndërsa i "zoti shpisë" Rifat jashari (vëllau i heroit) mbeti i panderuar dhe i turpëruar nga maskarada mashtruese e liderëve të vetë shtetëror.

Veprimi më i drejtë dhe më i menqur i familjes Jashari në ketë rast do të ishte tërheqja emrit dhe portretit të Adem Jasharit nga terminali turk.

Sepse familja Jashari dhe shumë familje të tjera sakrifikuan që Kosovën ta kthejnë në pronësim qytetarëve të saj e jo të turqëve, arabëve apo aziatikëve.

E kuptojmë privatizimin si një proces të domosdoshëm kohor, por si u bë vallë që të mos ketë shqiptar në rruzullin tokësor për blerjën e kompanive tona, kur dihet së në sëcilin shtet evropian ka mërgimtar të pasur shqiptar, që në mos vetëm, në bashkëpunim më njëri-tjetrin do t'i blenin të gjitha kompanitë publike fitimprurëse të vendit tonë.

Më blerjën e pronave publike nga të huajt (turqit), jo vetëm që ndodhë tjetërsimi i pronës, por po ndodhë një (ri) kolonizimi (i heshtur) i Kosovës nga pushtuesit shekullor të saj.

Përderisa ne vazhdojmë të kënaqemi më grada e tituj, poste dhe emërtime, pushtet dhe jo shtet,...po rrezikojmë të humbasim gjuhën, kulturën, flamurin si dhe elemente tjera të identitetit tonë kombëtar.

Nëse nuk kthjellemi shpejtë nga kjo agoni, mund të vije poashtu shpejt dita kur dikush (nga ndërkombëtarët) të parashtroj pyetjeën në formën; "e kujtë është bjeshka,...të atij që janë delet", dhe ne pastaj kot do të mundohemi themi "na ishte dikur e jonja..."?!



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora