E enjte, 28.03.2024, 04:59 PM (GMT)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E diele, 27.10.2013, 03:55 PM


Neki Lulaj

 

SHKARPAT E MIA

 

Leqeve të kodrave buzë zgripceve të jetës

Shtegtonin vitet me shkarpa të vjetra

Lidhur vegëza e me litarë shekujsh

 

Nëpër shekuj shungullonin jehonat tona

Luginave përrenjtë u zdorgjën nga bjeshkët

Mbi rrasa gjurmët e kohës këndojnë me zamarë

 

Kleçkat vjellnin zamkë nga llava që çuguliste

Zadafët u vërsulën mbi lisat për t’i zhblokuar

Zogjtë lëpinin mbi gjurmë jargët e fëmijërisë

 

Cingliminglat e natës zdërllahen mbi telat e zemrës

E rapsodi mbi bishtin e thinjur të lahutës malësore

Ngjall yshtin e ëmbël të jetës komedi e papërfunduar

 

Ne edhe neteve shtatëgjata rrinim të veshur roje

Me xhoka e xhufka në zgripë ruanim armikun

Që ta hedhim në greminë për të ja thyer qafën

 

GRATË

 

Ato janë pulëbardha zemre

Nganjëherë janë maje e digë zanash

Janë xhinxhefile të bukura si selvi

Janë kopsht i magjepsur plotë me flutura

 

Ato janë zgërbonjat e lisave

Janë rrasa guri e mur oxhaku

Hërë të ftohëta e herë si zjarri

Janë themeli ku lind e rritet shtati

 

Janë magje të bekuara të shpirtit

E janë sanxhak ku gatuhet jeta

Gratë janë bedenat e shtëpisë

Prej tyre buron e reja dhe hareja

 

Ato janë mediokritetete të lindura

Me to kurrë nuk ngryset nata

E kanë zemrën e mbrujtur gjithmonë

Me jetën që i ka pajisur me zodiaka

 

UDHËKRYQET

 

Sonte po freskon një zefir i lehtë

Jam krejt i zblogur në një xibërrimë

Po kacafytem padashtas me vetëveten

Një shtrat kashtë fieri trupi po ma lëpinë

 

M’u ka bërë shpirti zarbë zhele e vjetër

Ta mbuloja shtatin me një xhiblik të etur

Kam fshehur një thesar në fund  të detit

Jam yshtur në udhkryqe duke kërkuar

Rrotën e vjetër të qerres së Shën Pjetrit

 

Udhëkryqet dhe zigzaqët e jetës sate

Lënë gjurmë në shpirt kërminjtë pas shiut

Hërë të bardhë mbi qylym e herë të kuq

E herë blu përmbi shajakun e ariut

 

Ecin dhe ecin dasmorët e shekullit

E kujtimet i tërheqin zvarrë ngadalë

Porsi prangat e të burgosurit mbi zallë

Në duar e në këmbë heshtje e zhurrmë

Udhëkryqeve tinëzare të këtij planeti



(Vota: 23 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora