E enjte, 25.04.2024, 08:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E shtune, 26.10.2013, 11:40 AM


Shahin Ibrahimi

 

 

Lotët e penës

 

Me lotët e zemrës frymëzimin pickova

Në këtë jetë mbushur me vampirë

Me penën time drejtësi kërkova

Po hamë tjetrin, për jetë më të mirë.

 

Drejt majës saj mbrijnë thash e themet

Kur i ndëgjova u bënë sa maja Everest

U mundua e gjora t`ju hiqte zeheret

Me thumbin e tyre, hiqnin çdo lezet .

 

Lot derdhi pena, menduan se e mashtruan

I pyeti me dredhi, se të ndëgjuara i kishin

U betuan, ishin të drejta në ditët e shkuara

Se rryma e ajrit i solli, të vërteta i dinin.

 

Ngadalë filloj t`ju a pikturonte fytyrën

Në gjunjë ulur, vargun duke qëndisur

E mprehtë si ishte, ju a hoqi yndyrën

Por, fjalët e të tjerëve duke i sitisur.

 

Mali Everest u kthye në cironkë

Ëndrra e penës u bë det me dallg mali

Vonoi e drejta, por në fund triumfoi

Ishte maja e penës që atë e fali.

 

 

Mes ëndërrave të përjetësisë

 

Të kujtoj përjetësi

Hipur në karvanin e brezave

Në traditën që kemi si popull

Të etur për dije mes shpresave.

 

Oh sa bukur të parafytyroj

Mes ikonave,që të kemi dhuruar

Me sy lakmitar ndryshimet shikojmë

Sa me mënçuri,na ke drejtuar.

 

Dhuratat vazhdojnë në breza

Dhe puthja e çiftit për përjetësi

Dhe një cigare që lëmë në varreza

Për zemrat tona është ndjesi.

 

Oh sa dëshirë kam të kujtoj ata

Dhe amanetin e tyre të mbaj

Natën të shoh kujtesën tënde

Ditën mes brezave ta ndaj.

 

Shikimi i venitur jetën më shkurton

Mes ëndërrave të tua përjetësi

Në krahët e tua asgjë,smë frikëson

Jam i lodhur, atje dua të gjej qetësi.

 

 

Kënaqa poezinë

 

Sot ja hoqa prangat poezisë time

Të ndrydhur në embrion e mbaja fshehur

E ushqeja me shpresë e rrezatime

Ja ku e keni,të pastër e të krehur.

 

I dhashë asaj shijen e bukurisë

Që tju tregoj,sa e kam shijuar

Me nurin e saj tju heq mërzinë

Në vite për ju e kam kultivuar.

 

Tingujt e botës i mbledha në një vënd

Me gjuhën e tyre të rrallë

Dhimbjen e tyre e kthva në këngë

Që melodia e saj të më nxjerrë mallë.

 

Me daltë i skalita si në gurë

Fjalët e zemrës bukur do të mbeten

Atje ato sdo të kenë vdekje kurrë

Nga egoizmi,asnjëherë s`do treten

 

Tingujt e tyre i bëra ëmbëlsi

Dua të buzëqesh dhe një shpirt i mërzitur

Në vargun e tyre ke vënd edhe ti

Dhe e nesërmja që ende ska mbërritur.

 

 

Ëndërra më dha dhimbje

 

Dikur larg vendlindjes ëndërroja

Se të mirat përrallore do më buzëqeshnin

Por asnjëherë nuk mendova

Se valët e jetës do më zhgënjenin.

 

Vetmia ngrinte duna rëre

Mes tyre peng më mbeti rinia

Shoqërinë e të tjerëve e përzura

Prisja të më afrohej dashuria.

 

Kam qenë viktima e nxitimit

Prej tijë gjithmonë e kam paguar

Nga pas më ndjek era e mallkimit

Në jetë gjithçka qënka e shkruar.

 

Ah ajri im me lot gatuar

Veç ti ma dije dashurinë

Sa shumë e prita i vetmuar

Po kurrë se njoha lumturisë.

 

Dëshirat e vjetra tani zë kujtoj

Nën këmbët e kohës shikoj hijen time

Veç puthja e saj do më lumturoj

Dhe do më zhysë në ëndërrime.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora