E enjte, 25.04.2024, 05:50 PM (GMT+1)

Mendime

Sylejman Salihu: Reagim ndaj shkrimit të Xh. Fetahajt

E premte, 25.10.2013, 06:56 PM


Reagim

Nga Sylejman Salihu, Gjermani

Paradoks

(Reagim ndaj shkrimit të Xhevat Fetahajt „Pse u hesht tubimi në Löhne për dëshmorin Xhemajl Fetahaj“ bërë menjëherë pas shkrimit tim „Portreti luftarak i Xhemajl Fetahajt“botuar në“ Bota sot“me datën 12.03.13 në dy vazhdime)

Redaksi e nderuar!

Po ju shkruaj me shumë vonesë,tmerrësisht me shumë vonesë.Por jam i detyruar të ju shkruaj,jo për t’u mbrojtur ,sepse nuk kam bërë asnjë mëkat por për të thënë vetëm të vërtetën.Sepse paqja pushon vetëm mbi të vërtetën.Njeriu sot dëgjuaka paradokse nga më të ndryshmet,që të ngjethin mishtë,që të tmerrojnë,natyrisht si paradokse.Por goditja më e mirë që të mundësh paradokset është e vërteta dhe vetëm e vërteta.Fjalori i gjuhës së sotme shqipe fjalën paradoks e shpjegon kështu:”mendim që bie në kundërshtim me një të vërtetë të njohur a të pranuar”,për të vazhduar me”diçka e çuditshme,e papritur dhe e pabesueshme”(FGJSSH,Toena,Tiranë,2002,f.928). Në jetë ngjajnë paradokse të shumta,të të gjitha llojeve.Por ja njëri nga ato që më ka ndodhur mua.Ti i bën mirë dhe ai të godet për keq.Të quan mik deri dje dhe pas një ëndrre të trishtë të nesërmen të godet për vdekje.Ajme! Seneka do të thoshte:duhet bërë diçka.Të paktën të shkruaja këto dy fjalë vetëm për të thënë të vërtetën. I lutem lexuesit të nderuar që të ketë mirëkuptim dhe durim që të lexojë këta rrjeshta,ku unë do të tregoj kronologjikisht se si ka ngjarë paradoksi për të cilin po ju shkruaj.Disa muaj më përpara në mars të këtij viti, derisa po punoja me nxënësit e mi më cingëron celulari dhe në anën tjetër dëgjohet emri i Xhevat Fetahajt,vëllait të heroit të Kosovës,Xhemajl Fetahajt.Pa qenë i vetëdijshëm se po më pengonte,vëllai i dëshmorit Fetahaj,më kërkon dhe më lutet,nëse unë do të mundja të lexoja një fjalë rasti për një shënim rasti,që do të organizohej në qytezën e Lënes(Löhne)të Gjermanisë nga shoqata “Rinia”.Duke u ndjerë i nderuar ,që më jepet rasti të flisja në këtë tubim,pranova,por më përpara duhej të shihja se ç’materiale pune dhe ç’informata mund të më ofronte Xhevat Fetahaj,për të vëllanë,sado kisha pasur edhe më përpara një informacion për luftëtarin dhe heroin Xhemajl Fetahaj.Kështu një mbrëmje,bashkë me mikun tim inxhinier dhe gazetar i lirë,Naser Dërmakun,ishim në banesën e “mikut” Fetahaj,i cili na kishte ftuar për ta ndihmuar se ato ditë kishte shumë punë për të bërë rreth përgatitjeve të mbrëmjes së pritshme.Gatishmëria jonë për t’i dalë në ndihmë atij nuk mungoi.Zoti Dermaku i pa përtesë zuri vend para ordinatorit të Xhevat Fetahajt për t’ia bërë shërbimet e nevojshme atij, kurse mua ,Xhevat Fetahaj më jep një dosje ,në të cilën ishin të ruajtura disa kujtime,përshtypje,përsiatje,ca vargje poetike,copëza ditari nga jeta në burg e nga jeta në Gjermani e Xhemajl Fetahajt.Nuk ishte një dorëshkrim libri por ishin ca dorëshkrime të luftëtarit Xhemajl Fetahaj.M’i ofroi dhe m’i lejoi t’i mirrja me vete ,që unë në bazë të tyre,pa u mbështetur në thashetheme të stilit më the të thash, të nxirrja portretin e personazhit Xhemajl Fetahaj nga vetë rrjeshtat dhe vargjet e tij të lëna si amanet dhe kujtim i shtrenjtë tek familjarët.

Me të lexuar të atyre faqeve gjeta njeriun e pastër,të çiltër,meditativ,herë-herë të rrëmbyer,njeriun e përvuajtur,që preokupim kishte lirinë e vendit dhe popullit të tij.U mishërova në çiltërinë e Xhemajl Fetahajt dhe sado ato shëime ishin shkruar në intervale të catuara kohore dhe herë-herë dilnin edhe fragmentare,më rrëmbeu dhe fillova shkrimin.Doja të bëja një shkrim për këtë njeri të thjeshtë dhe të madhërishëm njëkohësisht,që do t’i përgjigjej karakterit dhe tipareve morale,njerëzore,luftarake e kombëtare. Xhevat Fetahaj ishte dorëlirë në dhënien e shënimeve .

Ndërkohë shkrimi kishte nisur të bëhej por edhe dita e shënimit solemn po afrohej.Pas rropatjeve jo të lehta,siç ndodh në raste të tilla kur shkruhet,shkrimi ditën e caktuar ishte gati dhe bashkë me të edhe autori i këtyre rrjeshtave.Salla ishte modeste por e mbushur dhe në momentin që moderatori përmendi emrin tim,unë u gjenda fare natyrshëm para mikrofonit.Kërkova nga të pranishmit të mbajnë qetësi për aq sa munden,sepse në këtë moment nuk flet autori i këtyre rrjeshtave por flet personazhi dhe heroi i mbrëmjes Xhemajl Fetahaj.Derisa po e lexoja fjalën time pati një qetësi dinjitoze dhe të respektuar.Si rëndom pas leximit në raste të tilla,gjendet ndokush që e uron autorin për fjalën e mbajtur,ndërsa pas mbarimit shoqata filloi të trajtojë problemet e saj ,të cilat u shpalosën dhe si epilog i dhanë madje edhe një pamje të zymtë mbrëmjes.Unë dhe miku im Naser Dermaku,bashkë me vëllain e heroit tjetër të Kosovës Xhavit Hazirit,mikun Arsim Haziri,dalim dhe vazhdojmë ndejën diku gjetiu.

Të nesërmen e ditës së diel përsëri në anën tjetër të celularit paraqitet Xhevat Fetahaj i entuziazmuar dhe më përgëzon me fjalë lavdëruese,mjaft i emocionuar duke më falenderuar se mbrëmë unë e paskam nxjerrë të gjallë vëllain e tij ,heroin e Kosovës Xhemajl Fetahaj dhe fjalori i tij i pakët nuk gjente fjalë shumë për të shprehur mirënjohjen ndaj meje.I thashë se ajo që m’u besua ,u përpoqa ta bëja mirë,me aq sa dija dhe munda,aq sa më ofruan mundësitë e mia morale,intelektuale e njerëzore.

Më vonë më lindi ideja që shkrimin e pëlqyer shumë nga publiku ta postoja për gazetën “Bota sot”,me shënimin përcjellës se shkrimi ishte lexuar para bashkatdhetarëve të Lënes(Löhne),të cilët ishin edhe organizatorë të mbrëmjes.Gazeta kombëtare “Bota sot” si rëndom boton vazhdimisht shkrimet e mia,të cilat janë të rralla dhe për këtë e lajmërova “mikun”Xhevat Fetahaj,vëllain e heroit dhe luftëtarit Xhemajl Fetahaj,që mbase do të kishte interes për ta pasur atë shkrim që doli në dy vazhdime.Fatkeqësisht shkrimin nuk munda ta lexoja vetë as online e as në gazetë,meqë banoj në një zonë periferike ku gazeta “Bota sot”nuk ka qasje me lexuesit e saj.Pastaj Xhevat Fetahaj thërret Naser Dërmakun duke i thënë se paska ndodhur hataja se dikë që po shkruaka një libër tashmë dhjetë vjet për Xhemajl Fetajajn me të parë shkrimin në gazetë i paska rënë gjëma e madhe sikur ta kishte goditur rrufeja.Por Xhevat Fetahaj me celularin e tij nuk e kishte trazuar më autorin e këtyre rrjeshtave.Dje e kishte mbuluar me një mal lavdërimesh kurse sot me porosi duhej ta godiste për vdekje,ndihmuar nga yshtësi i tij. Miku që dje lavdëronte,sot ishte gdhirë me humor të keq dhe kishte ndërruar pllakë.I yshtur nga njerëz zemërngushtë dhe meskinë ai paska firmosur një reagim kundër meje sepse unë nuk paskam përmendur punën e vyer të shoqatës “Rinia”.Shkrimi reagues,postuar nga një mik,i cili nuk ka dashur të më trazojë duke njohur mirë djallëzinë e të nënshkruarit Xhevat Fetahaj , erdhi në postën time elektronike me datë 21 .10.2013.Pra vonë.Tepër vonë.Por është thënë gjithmonë më mirë vonë se kurrë.Ç’të shihja?Ç’të lexoja?Mjerim njerëzor do të thoshte shkrimtari francez Gi dë Mopasan.Noli do t’ia kthente ndryshe, Feridi paska ndërruar faqe.Vëllai i heroit Fetahaj e quan vjedhje atë që më ka dhënë me të dy duart e tij .Atë grusht dorëshkrimesh të të vëllait hero.Si u bëka që paskam “vjedhur” një shkrim nga një libër i pabotuar,për të cilin kam dëgjuar muaj më vonë.Si u bëka ?Si u bëka njerëz të mirë?I paskam lexuar trurin atij libërqitësi dhe paskam “vjelë” frutat e tij? Njeriu me mend në kokë si mund ta thotë këtë?Por jo.Xhevat Fetahaj të thotë:,merri!T’i jep me dorën e vet dhe të nesërmen:o burrani m’i vodhi shkrimet.Si u bëka kjo kur shkrimi u lexua para disa dhjetra bashkatdhetarëve dhe të quhet vjedhje?Si?I lexova ato faqe të pakta të Xhemajl Fetahajt dhe përzgjodha për të cituar ato më mirat.Apo si u bëka që njëherë Xhevat Fetahaj përgjërohet para meje që t’i dalësh në ndihmë dhe pastaj prapa shpine hakërrehet dhe të godet?Njerëz të mirë dhe lexuesi im i nderuar vlerësojeni ju vetë!Ç’është ky ngatërrim?Unë nuk isha në cilësinë e gazetarit në atë tubim që të shkruaja për aktivitetin e shoqatës “Rinia”,e cila më në fund bëri një organizim të vyer.Unë isha aty se isha i ftuar dhe lexova shkrimin që e kisha shkruar vetë për dëshmorin dhe heroin Xhemajl Fetahaj,për ta nderuar emrin dhe veprën e tij. Kurrkush nuk ma ka thënë se jam i ndaluar të shkruaj për këtë.Nuk e paskësha ditur se kjo qenka një “zonë e ndaluar” për mua dhe se dikujt mund t’i prishte punë kjo.Para disa vitesh kam shkruar një poezi për dy luftëtarët me titullin “Binjakët e lirisë”,kushtuar Xhemajl Fetahajt dhe Milazim Mavrajt,që kishin banuar në Lëne para se të shkonin dhe të binin në altarin e lirisë,dhe të cilën e kanë recituar nxënësit e mi në një aktivitet publik atdhetar.Unë nuk kisha nevojë për asnjë këshillë atdhetarie.Bëra vetëm punën time prej qytetari.Unë nuk jam “arsimtar i gjuhës shqipe”,siç ka thënë artikullshkruesi.Unë jam mësues dhe vetëm mësues.Kjo rrobë më rri mirë dhe nuk dua tjetër.Grada ime shkencore e fituar në vitin 1985 në Universitetin e Prishtinës nuk ka vend në këtë punë.Mësues që mësoj për vete dhe aq sa mundem i mësoj edhe të tjerët,në këtë rast nxënësit e mi,të cilët disa herë janë shpallë kampionë në konkurset e diturisë në Gjermani.Këtë nuk duhej ta thoja,por kur tjetri të fton dhe ta kërkon duhet t’ia thuash.Për mua flet puna ime,librat e mi.Por nëse artikullshkruesi apo i nënshkruari do që të më njohë më mirë,atëherë le ta provojmë me një përballje ,ku përdoret fjala e folur apo e shkruar.I nënshkruari lë shumë për të dëshiruar me kulturën e të shkruarit.Gjuha jonë e bukur nuk i duron ato njolla.Është për të ardhur keq.Si duket edukimi i tij shkollor nuk ia mundëson të shkruarit e drejtë.E unë bëra mirë dhe gjeta keq. Përvoja e gjatë historike e popullit tonë për raste të tilla ka lënë margaritarin paremiologjik:bëj mirë e gjej keq.Xhemajl Fetahaj është njeri dhe hero tashmë i Kosovës,i të gjithëve.Për të do të shkruajnë,do të këndojnë,do të flasin të gjithë ata që dinë dhe munden.Unë nuk bëra mrekulli por e bëra punën time .Unë nuk heshta pra,unë fola.Unë fola para njerëzve dhe unë shkrova para lexuesve.Dikush mund të shkruajë libër.Le të shkruajë.Por jo t’ia marrë kujës se i ka rënë qielli mbi kokë nëse edhe dikush tjetër paska “guxuar” të shkruajë.Njerëzit le të shkruajnë dhe le të botojnë por edhe le të nderohen se gjërat e bukura shkruhen me mund të madh.Fjala e bukur latine thotë:”Jeto,por lejo që edhe tjerët të jetojnë”që do t’i përshtatej këtij rasti:shkruaj,por lejo që edhe të tjerët të shkruajnë.Kjo do t’i shkonte yshtësit të tij,që fshihet dhe nxit sejmenin e vet.Sa libra janë shkruar për heronjë e dëshmorë të kombit nga autorë të ndryshëm.Disa autorë shkruajnë pra për një hero,për një dëshmor,për një luftëtar.Sa më shumë që shkruhet nga të gjithë ne, aq më shumë i nderojmë ata.Secili e kundron nga këndi i tij.Unë nuk shkrova libër,bëra një ta quajmë ese.Pra kanë të drejtë ata dhe sigurisht që kam të drejtë edhe unë.Kush mund të ma ndalojë që të them një fjalë të mirë për një luftëtar?Hajdeni tash dhe t’i fajësojmë gjithë ata njerëz që kanë shkruar për Adem Jasharin?T’i shpallim plagjiatorë gjithë ata që kanë shkruar për të?Për luftën e tij,për heroizmn e tij?T’i shpallim plagjiatorë gjithë ata që kanë kënduar për të?T’i shpallim plagjiatorë gjithë ata që kanë pikturuar portrete heroike dhe luftarake për të?Dikush mund të këndojë këngë.Dikush mund të bëj portertin e tij.Dikush mund të shkruaj poezi.Dikush mund të bëj biografi.Dikush mund ta bëj shtatoren e tij.Atëherë përse unë nuk qenkam i lirë të shkruaj një ese? Jam i penguar?Jam i ndaluar?Nga kush?Unë pandehja se jemi të lirë?Dikur kemi qenë të ndjekur nga UDB e sot kush na ndjek?A thua sot nuk paska vend dhe hapësirë lirie për të gjithë ,përderisa kemi pritur kaq gjatë që të vije ky agim i vonuar?Si është e mundur,njerëz të mirë dhe lexuesi im i nderuar që , Xhevat Fetahaj, kërkon nga unë në fillim tepër miqësisht dhe tepër butësisht që të flas për Xhemajl Fetahajn publikisht e nuk guxuakam ta botoj shkrimin tim,të cilin e kisha shkruar vetë,duke nxjerrë nga thërrmijat e shkrimeve të Xhemaj Fetahajt atë më të bukurën,më njerëzoren,që i shërben lirisë,atdheut dhe kombit.Si guxon Xhevat Fetahaj ta quaj “paturpësi”punën që bëra për Xhemajl Fetahajn,për vëllain e tij,punë të cilën ma ka kërkuar me ngulm dhe që vetë e ka lavdëruar tepër dhe publiku e kishte duartrokitur?Apo i firmosuri ka bërë siç i ka thënë yshtësi i tij,ai që po bëka një libër prej dhjetë vjetësh.Ç’është kjo goditje prej Jude?Unë shkrova fjalët më të bukura për vëllain e tij dhe për heroin tonë Xhemajl Fetahaj,kurse ai natën e errët rrënon dhe gjuan me gurë autorin.Ditën lavdëron e natën shanë.Si është e mundur kjo?Dorëshkrimet ishin të Xhemajl Fetahajt dhe jo të një autori tjetër që po bëka një libër nisur këtu e dhjetë më parë.Jo Xhevat Fetahaj,jo.Aura ime nuk e duron këtë shpifje.Latinët e lashtë kanë thënë përmes gojës së Katonit:”Mos e bëj fajtor kohën,sepse vetë je ti fajtor për dhembjen tënde”.Pra ,mos e bëj fajtor autorin e shkrimit se ai ka bërë me dinjitet dhe profesionalizëm detyrën e tij e ti me yshtarin tënd merrni kazmat dhe bëjani gropën autorit të shkrimit,që ka nderuar vëllain tënd dhe heroin e Kosovës.E nëse nuk mund ta bëni këtë ,atëherë durojeni dhembjen.Por përpara se ta bëni këtë takohuni me vetëveten.Shkrimtari i madh Azem Shkreli që vjen me rrënjë nga zonat e Dukagjinit porosiste shpesh në vargun e tij:shihu me veteveten sy me sy.

Zotëri i nderuar,apo ti që fshihesh pas këtij emri,yshtar,dil në fushë të mejdanit,jo me forcën e jataganit,por me forcën e argumentit dhe të fjalës së lirë.Qitësi i këtij shkrimi ,i cili,ajme, vuan nga gramatika,sintaksa,morfologjia,leksikologjia,ortografia,kultura,,akribia,bashkë me yshtarin e tij janë indinjuar se unë u dashka sipas tyre vetëm të lexoja atë mbrëmje shkrimin tim e jo edhe të shkruaja dhe ta botoja shkrimin tim eseistik për heroin Fetahaj!!!.Ç’guxim i tmerrshëm?Apo mbase unë tokësori paskam guxuar të futem në kopshtin e yshtarit hyjnor që po shkruante librin tash e dhjetë vjet për personazhin e tij hero,i cili ishte poashtu edhe personazhi i esesë sime.Si paskam guxuar unë që ta cënoja fushën e hulumtimit të tij,meqë ai u dashka të jetë i vetmi,i pari dhe i fundit biograf i Xhemajl Fetahajt!?Si?Apo mbase rrezet e esesë sime qenkan bërë hije dhe re të zeza që kanë qëndruar mbi librin e tij,dukje ia humbur librit të tij shkëlqimin dhe rrezatimin që më fund do të dilte një ditë.Sikur Xhemajl Fetahaj qenka vetëm pronë e tij,sado ai u shpall “Hero i Kosovës”dhe luftëtar i gjithë shqiptarizmës.Pra del që ai qenka i të gjithëve.Qitësi e hedh gurin dhe e fsheh dorën.Nuk është në natyrën dhe burrërinë e njeriut të ndershëm,që vjen nga traditat e lashta të Dukagjinit të fshihet pasi ka hedhur gurin rrënimtar.Miqtë e mi dhe lexuesi im i nderuar, me Xhevat Fetahajn kam pasur raporte tejet miqësore dhe brenda natës ai u gdhi i ngrysur nga një makth prej një kampi tjetër që ka drejtuar shigjetat e helmatisura kundër meje,sepse yshtësi i tij e ka dashur këtë.Qengji i djeshëm veshi lëkurën e ujkut dhe u vërsul.Unë vetëm mund t’i them të nënshkruarit Xhevat Fetahaj dhe yshtarit të tij,hartues i atij reagimi qyqar se atdhetarizmi im nuk kishte nevojë për t’u dëshmuar me esenë për heroin Fetahaj.Jeta ime,përvoja dhe puna edhe e familjes dhe brezave të fisit tim e kanë dëshmuar shumë herë këtë.Le ta mbaroj këtë shkrim duke thirrë sërish në ndihmë latinët e lashtë: Nec plus ultra.(Deri këtu dhe aspak më tutje).



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora