E premte, 29.03.2024, 02:37 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Zenel Çeliku: Populli hungarez, ndergjegje dhe triumf

E enjte, 24.10.2013, 06:11 PM


Populli hungarez, kurajo, ndergjegje dhe triumf

Nga Zenel Çeliku

Dje Ambasada hungareze e akredituar në Tiranë, shtroi në pritje në nderim të 57 vjetorit të revolucionit hungarez dhe kryengritjes për pavarësi në vitit 1956.Në këtë pritje morën pjesë figurat më të larta shteterore si Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë-Ilir Meta, Ministri i Jashtem-Ditmir Bushati, ish Presidenti i Republikës-Rexhap Meidani, minitra e politikanë, gazetar, shkrimtar, artist dhe mjaft figura nga fushat e ndryshme të jetës.Të pranishmit i përshëndeti Ambasadori I Republikës së Hungarisë në Shqiperi-Z.Janos Huszar, ku me mirësi dhe me culturë diplomatike, falenderoi të pranishmit për pjesmarjen e tyre në përvjetorin e 57 të revolucionit hungarez.

Ne fjalimin e tij, Ambasadori Huszar tha, më 23 Tetor 1956,  populli hungarez u ngrit kundër tiranisë në emër të lirisë, duke kundërshtuar regjimin komunist të vënë aty, nga Bashkimi Sovjetik i atyre viteve, e duke kërkua liri dhe të drejta kombëtare, pa praninë dhe larg sundimit autoritar të Bashkimit Sovjetik.Në Hungari, 57 vjet më pare u organizuan demostrata paqësore në Budapest, dhe në shumë qytete të tjera të vendit.Demonstruesit kërkuan zgjedhje të lira, liri të shtypit, dhe tërheqjen pa kushte të trupave sovjetike nga Hungaria.Ngjarjet ndërkombëtare,  sic ishin protestat paqësore dhe të suksesshme në Poloni, i dhanë shpresë dhe frymëzim popullit Hungarez, që kërkesat e tyre mund dhe do të gjenin zgjidhje, vetëm dhe vetëm nga forca vitale që karakterizon popullin hungarez.Sidoqoftë, në atë mbrëmje policet hungarez, dhe më vonë forcat sovjetike, hapën zjarr mbi popullin, dhe demostratat u kthyen në një revolucion të armatosur për pavarësi.

Më 31 Tetor, u duk se ngjarjet do të rridhnin në favor të revolucionit, vijoi Ambasadori Huszar.Në atë ditë, gazeta e përditshme sovjetike PRAVDA,  publikoi një artikull që premtonte më tepër barazi në marrdheniet midis Bashkimit Sovjetik dhe vëndeve të Europës Lindore.Por, tragjikisht, po atë ditë që u publikua artikulli, udhëheqja sovjetike vendosi që ta shtypte me dhunën e armëve kryengritjen heroike të popullit hungarez.Më tej ngjarjet morën një rrjedhë shumë intereante, ku më 4 Nëntor 1956,  forcat sovjetike kryen një sulm të madh me qëllim, shtypjen një herë e përgjithmonë kryengritjen e hungarezëve që kerkoni liri dhe demokraci.Me qindra e mijëra hungarez u vranë në kërkim të lirisë dhe pavarësisë së vendit, 200, 000 hungareze u larguan nga vëndi për ti shpëtuar rreprezaleve dhe revanshit politik. Pra, mposhtja e revolucionit Hungarez, ishte një nga momentet më të errëta të luftës së ftohtë.

Lidhur me ngjarjet e medhaja të vitit 1956 në Hungari, ku janë sakrifikuar qindra e mijëra jetë njerëzish në kërkim të demokracisë së vërtetë, në kerkim të lirise dhe të të drjetave themelor të njeriut, Xhon.F Kennedi, në përvjetorin e parë të Revolucionit Hungarez tha:

’’23 Tetori i 1956,  është një ditë që do të kujtohet përgjithmonë në rrjedhën e historisë dhe njerëzve të lirë.Ishte një ditë që populli hungarez tregoi kurajo, ndërgjegje dhe triumf.Asnjë ditë tjetër që në fillim të historisë, nuk kanë treguar më qartë, dëshirën e etur të njeriut për të qënë i lirë, pa marë parasysh shanset për sukses, dhe sakrificat që kërkohen.”

Megjithëse kryengritja u shtyp brutalisht, aspiratat demokratike të kombit hero hungarez, nuk u shuan, por shërbyen si shembull për gjithë botën.Lufta e popullit hungarez kundër autoritantizmit,  për liri dhe demokraci, ka frymëzuar popuj anembanë botës.Lufta e tyre ishte frymëzim për popujt e Europës Lindore dhe Qëndrore, që në 1989, thyen prangat e komunizmit dhe përqafuan lirinë dhe demokracinë aq shume të kërkuar nga hungarezët. Nuk është rastësi që në verën e vitit 1989, perdja e hekurt u thye nga hungarezet që kërkonin liri.Sot, ne nderojmë ata patriotet hungarez trima të vitit 1956, sic nderojmë të gjithë ata që tregojnë kurajo për të promovuar ndryshim, përfundoi Shkëlqësia e tij- Janos Huszar.

Për të ftuarit, ishin thirur nga Hungaria, një violiniste dhe një pjanis të cilët për kënaqësinë e të ftuarve, luajtën pjesë të ndryshme të muzikës klasike, e më pas një koktei për të krijuar mundësi takimesh dhe bashkëbisedime ndërmjet të ftuarve.Kjo mbrëmje shumë e këndshme dhe me shume protocoll nga personeli I Ambasadës Hungareze në Tiranë, u mbyll me një përshëndetje shumë miqësore, plot rrespekt dhe dashamirësi tradicionale hungareze, për të ftuarit e kësja pritje te vecantë.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora