E premte, 19.04.2024, 11:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Kërkesë për takim në ''Sheraton''

E merkure, 23.10.2013, 07:44 PM


NJË KËRKESË PËR TAKIM TE HOTEL “SHERATON”

Tregim nga Hyqmet Hasko

Ishte ora 19 dhe mezi po i shtyja ato orë të pasdites, për shkak të lodhjes dhe pagjumësisë.Po bëja çfarë ishte e mundur që të përqëndrohesha tek një shkrim për një libër poetik të një mikut tim poet nga Kosova, por që banon në Zvicër, kur trigëlloi zilja e celularit.

Me një veprim të shpejtë e mbylla, se doja të përfundoja atë shkrim estetik.

Por personi që i binte këmbënguli për një kohë të gjatë, derisa unë, më në fund, vendosa ta mbyllja  fare dhe ashtu bëra.

Mbas një ore e përfundova shkrimin, i hodha dhe një sy kalimthi se mos kisha bërë ndonjë gabim. Mbas përfundimit të tij ndjeva një lodhje mendore deri në kapitje, por dhe një kënaqesi në vetvete, që arrita të bëj një shkrim dinjitoz për një poet dinjitoz, të paktën kështu më dukej mua ai shkrim estetik.

E hapa celularin dhe pashë se ishin mbi dhjetë thirrje të humbura, çuditërisht nga i njejti numër.

Vendosa ta marrë vetë, duke menduar se ky person që ka bërë dhjetë telefonata patjetër e ka një hall urgjent.

Por, nga ana tjetër, buzëqeshja me vete, se qenkam bërë i rëndësishëm, përderisa dikush me bën thirrje mbi dhjetë herë.

Bëra ç’bëra, formova numrin dhe nga ana tjetër m’u përgjgj një zë femre. Të them të drejtën nuk e njihja, nuk kisha folur asnjëherë me të, pasi zëri më tingëllonte krejt i huaj dhe i panjohur.

-Mbylle, më tha ai zë me shumë mirësjelle,mbylle se të marr unë. Dhe pa e zgjatur e mbylli vetë e para.

Pas pak sekondash, më mori ajo.

-Do të më falësh se po ju shqetesoj, por unë jam një mikja juaj e faccebook-ut,quhem Jolanda. Kam ardhur posaçërisht nga Austria per t’iu takuar juve.

Diçka  e mjegullt më erdhi në mend, por ashtu kalimthi, pa lidhje…

-Mua?!- iu përgjigja unë me shumë habi.

-Po, po, juve. Unë kam vetëm tre ditë kohë, se dua të rikthehem përsëri në Austri, se atje më presin shumë punë për t’u bërë. Nëse do mundeshe të takohemi nesër në orën 12, te hotel “Sheraton”.Po ju pres, ne hollin e tij.

-Zonjë, iu drejtova me një lloj përulje, sikur i lutesha të mos më zemërohej për një hollësi kaq banale,-a mos do të  ishte më mirë të takoheshim në ndonjë vend tjetër, se aty çmimet janë shumë të kripura.

Ajo qeshi me një zë vërtet të bukur dhe të ngrohtë.

-Mos e vra mendjen për gjëra të tilla, miku im, se paguaj unë, paranë nuk e kam problem.

-Okej! -i thashë,-nesër më dymëbdhjetë pa një cerek më ke aty…

-Faleminderit, miku im i mirë,-më tha mikja e façebook-ut.

Të nesrmen në orën e caktuar isha aty,u vesha thjeshtë si përditë, se asnjëherë nuk më pëlqen pompoziteti në veshje.

Qëndrova dy tre minuta duke vështruar nëpër holl, por nuk u lodha shumë, se e njoha shpejt, nëpërmjet fiksimit që i kisha bërë fotos së saj të profilit.

I shtrëguam dorën njëri-tjetrit dhe ajo më puthi lehtë në faqe.

-Shkojmë në restorant,-më tha se tani është vakt dreke.

Të them të drejtën hezitova pak dhe i thashë se mund të bisedojmë dhe në kafene. Nuk ua kisha ngenë dhe takatin drekërave e sidomos në një lokal kaq të shtrenjtë, ku duhet të lije qimet e kokës…

-Hajde, hajde,-më tha dhe më futi krahun, si të më kishte vëlla.

Shkuam në restorant, ku ajo pa e bërë të gjatë bëri porosinë. Kamarieri i bëri vetëm një pyetje: “Zonjë, gatimin e do si dreka e djeshme?”. “Po, i tha ajo,po munde dhe më të mirë” dhe buzëqeshi me një mirësjelle të një gruaje me shumë kulturë.

-Po dal drejt e në temë,-më tha ajo,-unë do të tregojë në mënyrë të përmbledhur jetën time familjare dhe dua nga ti të më bësh një novelë,por më mirë do ishte një roman.

-Jolanda,i thashë,-unë nuk e kam aftësinë e duhur për të shkruar një roman, unë sapo jam futur në rrugën e prozës.

-Të kundërshtoj, miku im,-më tha, -ti ke një aftësi të rrallë për të rrëfyer,unë i kam lexuar tregimet e tua, por dhe dy novelat. Më ka bërë përshtypje mjeshtria e të shkruarit. Jeni shumë fin dhe i ngrohtë, rrëfimet tuaja të përpijnë, të bëjnë krejt për vete!...

-Ha-ha-ha! -qesha unë… Mjeshtria! Ha-ha-ha! Jolanda, të lutem mos e tepro, të thashë jam një fillestar dhe filestari nuk bëhet mjeshtër menjëherë.

-Miku im, je me shumë se ç’duhet modest, prozatorë të tjerë mburren dhe me broçkullat që shkruajnë. Të thashë,-vazhdoi ajo, -mua më ka mbetur në mendje novela “LOTI I LAGUR”,ndaj, miku im, e mora rrugën për t’iu takuar juve.

Ajo nuk e vazhdoi më gjatë që të më mbushte mendjen për talentin tim të spikatur, për mjeshtërinë spontane të rrëfimit, për trillet e një narracioni të beftë, siç u shpreh ajo, që unë i zotërokam në mënyrë të magjishme. Por, befas heshti, u mbush me frymë dhe filloi të fliste për jetën e saj.

Zëri i saj i shtruar, me jone të qetë e të ëmbël, po ku herë herë ndihej një shpërthim i beftë, nga brenda, vinte si nga katakombet…

“…Isha 28 vjeçe kur u martova me tim shoq. Qenë vitet nëntëdhjetë, më saktë ishte viti 1995 dhe sapo ishte hapur tregtia.

Im shoq njihej si një Don Zhuan me femrat , kur i shkrepte për të futur një femër në dorë, nuk shikonte para vetes asnjë tabu e pengesë. Ai bënte të pamundurën, sillej e vërdallisej pambarim, jargosej e ziente si kazan në flakë, harxhonte para me thes, deri sa ta bënte të tijën. Pastaj, në fillim e harronte, bënte sikur nuk e vinte re, më tej e flakte tutje si plaçkë të vjetër, që nuk hyn më në punë.

Por im shoq ishte dhe nje punëtor i madh,merrej me tregti,shiste dhe blinte ç’të gjente.Disa kohë shkoj dhe në Greqi, por nuk qëndroi shumë, erdhi menjëherë që andej, se një kushëri i tij që e kishte lënë si manaxher filloi të vidhte.

Unë isha vajzë e vetme,kisha vetëm nënën dhe mezi shtyheshim për të përballuar jetën,ndërsa Skënderi, kështu quhet im shoq, kishte dhe dy vëllezër të tjerë. Ata  kishin vetëm nënën, se babai iu kishte vdekur.

Një ditë, unë po kaloja para një dyqani bylmeti,ku ishte vendosur një lajmërim ku thuhej se kërkohej një shitëse. Ai më pa dhe m’u afrua.

-Mirëdita, bukuroshe. Je e interesuar për punë? Unë jam pronari, të lutem, eja brenda.

U hutova për një çast, por shkova pas tij. Ai kishte një zyrë të mobiluar me kujdes, ku çdo gjë ishte harmonizuar më së miri.

-Po ju jeni me shkollë të lartë?! -m’u drejtua ai.

-Po,-i thashë,- kam mbaruar ekonomikun, por jam në hall dhe më duhet të punojë që të fitoj bukën e gojës.

-Shumë mirë, unë do të të afroj një punë më të përshtatshme për ty, -më tha ai,-unë kërkoj që ti të jeshë menaxherja e të gjitha dyqaneve që kam unë,ose më saktë, të gjithë llogarinë e biznesit tim do ta keshë ti në dorë.

Të them të drejtën, nuk mund ta besoja këtë njeri, se shumë femra i kishte futur në dorë me shumë premtime…Në qytetin tonë ai njihej si delja e zezë në mes të tufës me të bardha…

Por premtimet e tij ishin joshëse dhe timbre i zërit të tij tepër bindës.

E pashë në fytyrë dhe e pyeta:

-Kaq besim ke tek unë ti?!

Ai buzëqeshi dhe më tha:

-Po, kam shumë besim, se je vajzë e bukur, e sjellshme dhe dinjitoze.

Mua më hypën nervat për një çast dhe shpërtheva:

-Dhe ti,- i thashë duke i mëshuar zërit,-këtë dinjitet që unë kam kërkon ta nëpërkëmbësh, duke më joshur me një punë ku më lë në dorë gjithçka, kur ti nuk ke besim as tek vëllai yt…

-Jo, zonjushë, m’u drejtua,unë nuk kam ndërmend të tallem me ty,por më duhet vërtet një person që të ma kollandrisi biznesin dhe nuk do të jeshë vetëm, do të jeshë me Milton, Milto Merepani, ai që ka shtëpinë në fund të qytetit tonë. Këtë punë kam kohë që e kam menduar,por nuk po gjeja rastin për t’ua thënë.

Jolanda qëndroj për një çast, mori frymë thellë dhe vazhdoi:

E ç’ta zgjas! Për fillimin e punës unë e pranova, se më erdhi në shtëpi Milto Merepani,një burrë i urtë dhe tepër i zgjuar.

Kisha rreth dy vjet që punoja për të,kur një ditë na thirri në zyrë mua dhe Milton.

Isha e shqetësuar se mos kisha bërë ndonjë gabim në llogari. U futëm në zyrë dhe mbi tavolinë mua më shkuan sytë tek një unazë mjaft e bukur, me një gur të madh diamanti.

U ulëm përballë tij dhe për herë të parë i pashë syt që i kishte të kaltër si qiell mjaft i pastër. Kishte sy të bukur, të ëmbël dhe të besueshëm. Sy ëngjëlli. Por nuk qe aq ëngjëll sa dukej.

Nuk e di, por diçka më sëmboj në zemër.Por unë kisha vendosur që në asnjë mënyrë nuk do t’i bija në dorë.

-Nuk ju kam thirrur as për t’iu lavdëruar,por as për t’iu sharë.Thjeshtë sot unë  do të kërkoj dorën tënde, Jolanda,dua që ti të bëhesh gruaja ime, ose më saktë nëna e fëmëjëve të mi, që do të lindin nëpërmjet bashkimit të dy zemrave tona.

Unë isha i përqëndruar tek biseda e Jolandës dhe nuk kisha vënë re se tavolina ishte mbushur plot me meze dhe gotat ishin mbushur me verë të kuqe…Pashë shishen e verës që lexonte “Madein Franca”.

-Gezuar!- më tha Jolanda.-Suksese në rrugën e artit!

-Gëzuar, Jolanda! Të rrojnë fëmijët dhe gjithçka që ke për zemër!-e urova unë.

Filluam të përtypim diçka nga mezet ,por mua nuk po me durohej të mësoja se si vazhdoi propozimi i Skënderit.

-Po,-i thashë unë, si vazhdoi biseda më tej me tët shoq?!

Ajo qeshi. Kishte një qeshje të -shpenguar, gjithë hir e nur. Tani e kuptoja se pse i kishte rënë në kokë punëdhësit të saj, o Jolanda o s’ka!

-Të them të drejtën ma kishte qejfi të bëhesha gruaja e tij,por ec duroje opinionin e qytetit tone. Për të fliteshin shumë llafe të pa denja,bile disa e quanin dhe mafioz.

-Nejse,kjo është unaza,-më tha Skënderi,-kur të jeshë e bindur, vere në gisht dhe të fillojmë jetën familjare. Në shtëpinë tënde nesër do të vijë  nëna, daja im dhe Milto, miku ynë i përbashkët.

Unë ngrita sytë nga Milto e vështrova me shumë vëmendje, sikur doja të dija të fshehtat dhe dredhitë e Skënderit, që kërkonte dorën time për martese.Të them të drejtën,- vazhdoi Jolanda, (ajo e kishte fjalen për Skënderin)nuk më kishte provokuar asnjëherë, kurrë nuk më kishte thirrur vetëm në zyrë, por gjithmonë isha e shoqëruar me Milton.

Ç’ta zgjas më tej, ne u martuam dhe unë linda dy djem brenda tre vjetëve.Ishim vërtet shumë të lumtur, tregtia po na ecte mbarë,filluam të depozitojmë para dhe në një bankë në Zvicër. Vinte në shtëpi shënd e verë dhe rokullisej në krvatin dopio duke më ftuar gjithë vrull:

-Eja këtu bukuroshja ime! Eja tek arushi yt!

Së toku me ne, në krevat rrokulliseshin fëmijët tanë. Vërtet jeta jonë kishte ngjyrat e ndezura të pasionit dhe lumturisë…

Një natë ai erdhi mjaft i zverdhur në fytyrë, nuk i puthi djemtë, siç bënte gjithmonë.

-Ç'ke?!-e pyeta.

Ai  më hodhi një vështrim që mua m’u duk shumë mallëngjyes.

-Ç'të ka ndodhur!? -e pyeta rishtas dhe fillova të shqetësohesha.-Mos të ka rënë në qafe ai birboja që të kërcënoi para një viti!?

Tim shoq e kërcenuan një herë dhe i kërkuan një sasi parash. Ai e thirri atë që e kishte organizuar, i dha disa para dhe i tha se nese do më vishë përsëri, dije se je i vdekur ti dhe familja jote.

Ai nuk ia mori paratë, jo nga frika e kërcënimit, por i tha që ta çonte në Angli ileglisht. Im shoq pranoi dhe ai u zhduk për ca kohë, por e kapën duke shpërndarë drogë, e futen në burg dhe kur doli i sollën pa kopostar në Shqipëri.

-Jo, nuk më ka kërcënuar ai person dhe askush, por është diçka më e keqe.

Mbeta e shtangur, gjysëm e shtrirë në shtratin martesor. Çfarë kishte ngjarë vallë?!

-Nuk të kuptoj,-iu drejtova e zverdhur.-Si me e keqe?!Mos do të na rrëmbejnë fëmijët?!

Ai u mundua pak dhe iu duk si një zgjidhje për të mos më treguar të vërtetën.

-Po, - më tha,dikush kërkon të na rrëmbejë fëmijët…

Mbeta epataksur, me kokën në duar dhe sytë në një drejtim të papërcaktuar, si e shushatur. O Zot, çfarë kishim bërë, që po na binte ky fat?!

-Arsyeja, përse!? Nëse duan para, jepu!...

-Jo,- vazhdoi ai lojën e tij.-Por i kam marr masat, që ti me dy djemtë të shkoni në Austri. Atje do t’iu presë një miku ik austriak dhe do t’iu çojë në shtëpinë që kam blerë për ju,për ty dhe fëmijët.

Unë ia plasa të qarit me dënesa.

-Zemër, mos qaj se tromaksen djemtë.Ikni ju se unë do të vijë  më vonë.

-Jo, - i thashë,-do ikim bashkë.

-Gjë që s’bëhet. Do të rregullojë të gjithë biznesin, do të bëj sikur do ta shesë, por do t’ia lë njerëzve të besuar, ndaj të thashë se do të vij tek ju.

Pastaj, me një qetësi olimpike, vazhdoi:

-Fillo bëhu gati, merr pak ndërresa dhe nesër do të nisesh shumë herët. Sonte do të shkosh tek shtëpia e MILTOS,në orën tre do vijë t’iu marr një miku im dhe do t’iu shoqëroj deri në Austri. Do t’iu dorëzoj tek ai miku që të thashë.

Desha s’desha, pranova planin e tij.

Ikëm dhe mbas disa muajsh mora vesh se tim shoq e akuzonin për inçest me vajzën e tezes.

Të them të drejtën, u tërbova nga lajmi i ndyrë që mora vesh.Nuk dija çfarë të beja,me kë të ngushëllohesha, me kë të flisja.

Austriaku që vinte na vizitonte çdo ditë me të shoqen nuk dinte shqip. Anglishten unë  nuk e njihja mirë.Po plasja nga marazi.

Një ditë i thashë Austriakut që të më gjente një punë, pasi doja me çdo kusht ta hiqja vëmendjen nga ai maskara.

Ajo heshti dhe e shkurtoi bisedën, sikur i druhej një keqkuptimi. Pastaj nxitoi të më sqaronte se ajo, vajza e tezes, ishte nxitur nga i dashuri i saj,që ta bënte atë sajesë të ndyrë. Çështje përfitimesh. Botë makute! Punë ndyrësyrash!

Im shoq bëri tre vjet burg, derisa u bë ekzamiminimi i saktë i ADN-së.

Vajza e tezes ishte bërë pishman për veprimin dhe e kishte denancuar të dashurin e saj.

Por ajo përfundoi tragjikisht. Ai maskarai, i dashuri i saj, kishte paguar para tek një infermiere dhe ajo ia kishte vdekur fëmijën në bark. Konstatimi u bë shumë vonë dhe ajo vdiq. Kurse ai maskarai, i dashuri i saj,iku e u fsheh për ca kohë, por thonë se e kanë kapur.

Jolanda heshti një grimë herë dhe më pa gjatë në sy, sikur donte të lexonte në sytë e mi përshtypjen që më pati bërë rrëfimi i saj. Ndezi një cigare dhe pesherëtiu thellë, sikur donte të nxirrte nga krahërori një mal me brenga e vetmi…

Ishte ora 16 mbasdite, kur unë u ndava me miken time. Ajo këmbënguli që unë këtë bisedë për jeten e saj ta bëja roman.

E përtypa gjatë historinë e saj, një grimcë nga ato mijëra histori me të cilat përballen gratë e vendit tim, në tentativën e tyre kuarjoze për të qenë në familje vetvetja.

-Do të shkruaj diçka,-i premtova. Kjo histori nuk do të vdesë Brenda meje…

Del një novelë interesante. Ndoshta dhe një roman.

Jam në dilemë, por nuk i dihet, edhe mund të bëhet…

H..B..H.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora