E merkure, 24.04.2024, 03:56 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Konfliktualiteti, Presidenti, Grosha

E merkure, 23.10.2013, 07:58 PM


KONFLIKTUALITETI POLITIK,  PRESIDENTI PD-ist,  GROSHA KRIZË

NGA NEBI DRAGOTI

Është shansi më i mirë me Qeverinë e Rilindjes të bashkëpunohet për të pasur dhe Rilindje në politikë, Rilindje të konsoliduar pa konfliktualitete mediokrre, kur këto konfliktualitete kanë sensin e hidhur negativ, absurd, që dëmtojnë vendin dhe shoqërinë, ashtu siç kanë dëmtuar historikisht.Kjo nuk do as mend, as kalem.Është e arsyeshme që në politikën mbarëshqiptare, në çdo qelizë të saj, të futet fryma e re e emancipuar, fryma e mirëkuptimit, uniteti dhe respekti për mendimet alternative pluraliste marrur në konsideratë për të mirën e Atdheut.Të mbyllet njëherë e përgjithmonë kapitulli i politikës së vjetër.Kjo duhet të jetë ideja e boshtit kryesor, ku të mbështetet politika shqiptare.Vetëm duke mbajtur këtë qëndrim, do të shkulen me rrënjë konfliktualitetet politike kanceroze primitive.Ana tjetër, më primare, është se politika duhet të udhëhiqet nga personalitete të shquar që kanë këto motive me vlerë dhe janë të devotshëm t’i shërbejnë Shqipërisë dhe jo parcelave përçarëse partiake në dëm të saj, siç është vepruar.Politikani si figurë dhe si karakter duhet të ketë reputacionin e duhur në popull.Mikrobeve të paçavureve të konfliktualitetit u duhet thënë stop.KËTË E KËRKON EDHE SITUATA KOHORE DHE POLITIKE NË TË CILËN JETOJMË.Politika duhet të flasë me gjuhën e arsyes, të llogjikës dhe të argumentit bindës, që nuk mund të kundërshtohet nga askush.Bazueshmëria në ligjshmërinë e shtetit ligjor, zbatueshmëria e ligjit, respektimi i tij duhet të jetë program pune për Qeverinë e Re, dalur nga zgjedhjet e 23 qershorit.Të ecësh në këto shina është detyrë dhe , kështu, patjetër,  lokomotiva do të bëjë përpara për të rritur mirëqënien, ndryshimin që i është premtuar popullit gjatë fushatës elektorale.Për gjithë ata që stonojnë me mendimet që shpreha, prapë për ata dhe pushtetmbajtësit ka domethënie të mençur për zbatim shprehja:”Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.Kush e kupton mirë, kush nuk do që ta kuptojë, le të mos e kuptojë.

PRESIDENTI PD-ist

Keq kur presidenti zgjidhet nga njëra apo tjetra forcë politike, që del e fituar nga zgjedhjet për të qeverisur vendin.Asnjëherë presidenti nuk i ka plotësuar kushtet për të qënë kryetar shteti për gjithë popullin, sepse ai ka qënë militant partiak i thekur me besim të patundur dhe besnik pedant i alternativës, që i përket. Cilido president, në pluralizëm, ka anuar, në këtë llogjikë, nga shtëpia e vet partiake.Edhe ky presidenti i sotëm, dalur nga PD-ja, në jetën e tij politike njihet si PD-ist dhe si i tillë ka gatuar të njëjtën çorbë që ka gatuar edhe PD-ja në tetë vjetët e qeverisjes.Edhe në rrotacionin që u bë, presidenti nuk e ka ndryshuar vijën e qëndrimit dhe veprimit të tij që është në favor të forcës politike prej nga ka dalë.Nga ky kryetar shteti nuk është parë, nuk është dëgjuar që të ngrejë zërin për të luftuar korrupsionin, aq të theksuar, sidomos në drejtësi, kur edhe bota na e ka bërë me gisht.Konstatohet tek kjo figurë një ngutje , që bëhet  me qëllime të djallëzuara, për të ngritur në përgjegjësi gjyqtarë militantë të PD-ës edhe në instancat e larta të gjyqësorit.Militantizmi ka qënë kriteri bazë në dhënien e funksioneve në drejtësi dhe jo meritokracia.Kjo ngutje është bërë në një kohë,  kur qeveria e majtë ka shumë problem për të zgjidhur për mirë, për të ndryshuar edhe imazhin e shtetit në aspektin politik, ekonomik, në drejtësi dhe në rinovimin e strukturave të rendit publik.Ky rinovim do mençuri dhe saktësi.Në këtë temë delikate nuk fola për zotësinë, aftësinë, profesionalizmin(në kuptimin e njohurive për të drejtuar shtetin)që duhet të ketë presidenti.Në përzgjedhje të kësaj figure nuk ka pasë kritere të tilla nga partia “nënë”që e vendosi.Këtë askush nuk e mohon , sepse më bindshëm flasin veprimet vetë.Në këtë atmosferë duhet ndryshuar mënyra për të vendosur në krye të shtetit figurën e duhur dhe të besueshme të përzgjedhur nga shoqëria civile me votim mbarëpopullor.Ndryshe do të kemi problem, do të ushqehet konfliktualiteti edhe për fotografinë e presidentit (se fotografia na ka prishur punë…) siç ndodhi që u zëvëndësua me figurën e Ismail Qemalit etj.etj.Në këtë ndodhi zhurmuese edhe gazetat nuk e analizuan shkakun e “lojës” me fotografitë pavarësisht , se ç’thotë kushtetuta.Këtu qëndron besimi në këtë figurë,  se në ç’shkallë është.Kjo vërteton më së miri:edhe kushtetuta duhet ndryshuar në këtë pikë , që në krye të shtetit të vendoset figurë jopolitike.Shumica e re qeverisëse, me figfura tëreja dhe në moshë, duhet ta stabilizojë edhe këtë problem kaq delikat me zgjidhjen më optimale.Fotografia u diskutua gjatë sikur të ishte kult individi në sistemin totalitar.

GROSHA KRIZË

Ky togfjalësh ka përmbajtje të thellë dhe është pasqyra e vërtetë e realitetit shqiptar edhe në aspektin ekonomik ku  në mënyrë të pakontestueshme tregon se në ç’gjendje e la vendin PD-ja.Pra, ky togfjalësh nuk është temë për të dhënë një përmbajtje satiro-humoristike, siç duket në pamjen e parë.Grosha tregon krizën që ka përfshirë vendin.Grosha , si ushqim i përditshëm, tregon të palarat e qeverisjes së PD-ës, që në aspektin ekonomik, sipas saj,  e radhiste vendin pas Gjermanisë.Pra, ka pasë dhënë deklarata para publikut, për publikun, të tipit të veprimeve donkishoteske, sepse vetë ka  jetuar në lluks e tej lluksit.Kurrë këto deklarata nuk kanë pasur të mishëruar në vetvete realitetin.Grosha sot ka arritur çmimin 300 lekë/kg.Ka qënë 150 lekë/kg.U ndala tek ky produkt ushqimor, se me çmim të dyfishuar janë edhe ushqimet e tjera, pa qënë nevoja t’i përmend, pasi publiku këtë e ndien mbi shpinën e vet çdo ditë.Edhe në barnat e farmacive është kjo ngritje e dyfishtë.Po t’i biem lapsit e të bëjmë pak matematikë, (se qeveria e PD-ës ka rrahur gjoksin për ngritje rrogash, për dyfishimin e tyre), atëherë na del se kemi të bëjmë me veprime paralele:dyfish rrogat, dyfish çmimet.Pra , ky veprim matematikor është tepër i saktë:PD-ja nuk ka bërë ngritje rroge!Më e keqja është se dërdëllit edhe sot e kësaj dite, që është në opozitë, por…askush nuk ia merr më sapunin për djathë.PD-ja akoma nuk po vetëkorigjohet dhe , me sa duket, është si ajo shprehja:”Uthulla tharton enën e vet”.Ajo vazhdon me intuitën e mashtrimeve.Grosha krizë tregon shkaktarin,  fytyrën e vërtetë, të cilës populli ia tregoi vendin, sepse vendi nuk e meriton të qeveriset me dallavere qeveritarësh korrupsionistë.Edhe kjo fjali ka vërtetësinë dhe peshën e vet, se, Qeveria e Rilindjes ka fillim të mbarë dhe me ivestigimet që bën po ua nxjerrë gjithandej lakrat në shesh.Korrupsioni kërkon ndëshkim.Opozita nuk ka përse e hap gojën përballë fakteve.Problematika e konfliktualitetit politik, e prsidentit partiak, grosha krizë kërkojnë për zgjidhje, në të  mirë të të gjithëve, nga Qeveria e Rilindjes, vëmëndje dhe punë të madhe pa u lëkundur.Duhet punë dhe besim, sepse kështu arrihet objektivi i dëshiruar dhe i shumëpritur nga populli.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora