E merkure, 24.04.2024, 10:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Arbënia e arbënve, jo e mbetjeve osmane

E merkure, 23.10.2013, 08:36 PM


Arbënia e lashtë është dhe do të jetë e arbënve dhe jo e mbetjeve osmane

Nga Gjon KEKA

Populli ynë i lashtë po përjeton ditët më sprovuese, është bërë mjet dhe jo qëllim, është kullotë e secilit pushtues barbar. Kjo për faktin se pushtetin e kanë kap mbetjet sulltaniste që nuk mbajnë gjak Kastrioti. Lidhja e vëllazërisë me turqit përbën mëkatin më të madh si ndaj kombit ashtu edhe ndaj paraardhësve dhe atyre që derdhën gjakun për liri dhe mbrojtjen e qenjes arbënore europiane.

Është e mjerueshme, se si injoranca ka mbuluar tërë qiellin arbënor dhe nuk njeh asgjë, as të kaluarën, as tanishmen dhe as testamentin e etërve të kombit, por shkel mbi to për cdo ditë.

Politika që aktualisht po udhëhiqet ka në vete një stomak të fortë dhe një zemër të keqe, kjo jo vetëm se po i bën dëm kombit por edhe po e futë atë në një vëllazëri të panatyrshme, në mes të armiqëve, në mes të atyre që punojnë nën dhe për të zhdukur nga faqja e dheut kombit tonë të lashtë arbënor europian.

Ndërsa nuk ka marrëzi më të madhe në botë, më politikë famkeqe, se "shpallja e vëllazërisë me turqit", neve si komb nuk na lidh asgjë më të, ndërsa mbetjet osmane si duket kanë harruar se Arbënia europiane është pronë e arbnëve të lashtë dhe jo e tyre, prandaj ata nuk mund të shpallin "vëllazëri" me armiqtë historik të kombit tonë. Paramendoni, Erdogani vjen në trojet arbënore pa u gjunjëzuar për krimet qe ka bërë perandoria barbare osmane.

Me pak fjalë të gjithë duhet ta dinë si mbetjet osmane ashtu edhe vellai i tyre Erdogan se ;

e para, ne të kalurën nuk mund ta harrojmë, sepse pushtimi barbar osman ka bërë gjenocid, dhe ende janë të hapura plagët e shpirtit dhe trupit të popullit tonë dhe është po ajo që ka ndarë kombin tonë shpirtërisht dhe fizikisht,

e dyta Kosova është Dardani e lashtë europiane, nuk është Turqi dhe nuk do të jetë kurrë dhe në asnjë kohë,

e treta nuk mund të flas për paqe dhe demokraci një diktator dhe vellau i mbetjeve të tij, sepse Turqia është produkt i diktaturës dhe ideologjisë sulltaniste,

dhe e katerta Arbënia e jonë e lashtëdo të jetë e arbëneve dhe e atyre që mbajnë gjakun e Kastriotit.

Një gjë duhet ditur se pikërisht Arbënia që nga koha e pushtimit barbar osman shfaqet si një problem etnografik për shkak të përzierjes së popullsisë me ato osmane dhe sllave, pra kombi ynë ka pasë probleme dhe ende i ka për shkak të kësaj periudhe të errët që e futi kombin tonë në mjerim, errësirë dhe e copëtoi së bashku me aleatët e saj tashmë të njohur.

Hostoria jonë ka zërin e saj, ka gjurmët e saj, ka gjakun që flet, ka vulën që nuk mund ta shlyej asnjë pushtues dhe mbetje sulltaniste dhe bizantine, pra historia është pashmangshmëri, domosdoshmëri, historia është shkencë e mencur që shembë ndërtesat e iluzionistëve, ëndrrimtarëve dhe vëllazërimit me të keqen, është fisnike që nuk gënjen, por qëndron në dritën e të vërtetës dhe shpirtit të kohës. 



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora