E merkure, 24.04.2024, 10:38 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Alma Lama heq posterat e kriminelit Sheshel

E marte, 22.10.2013, 10:00 PM


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama e cila disa ditë më parë kishte publikuar fotografi ku shiheshin postera të kriminelit serb Vojisllav Sheshel pak kilometra larg Prishtinës, ka vendosur që ti heq vet ato.

Lama së bashku me një qytetar nga Prishtina i kanë hequr gjatë ditës së sonte të gjithë posterat që ndodheshin poshtë urës afër fshatit Llapllasellë në rrugën Prishtinë-Shkup.

Më pas Lama i ka postuar ato në profilin e saj në rrjetin social facebook.

“Pasi Qeveria e Kosovës, dështoi të mbrojë rendin kushtetues nga provokimet e serbëve, sot, së bashku me Rilind Ramaj, qytetar nga Prishtina i cili u paraqit vullnetar, vendosa t'i heq vete posterat e kriminelit të luftës Vojisllav Sheshel, të vendosura vetëm pak kilometra larg kryeqyteti i Kosovës”, ka shkruar Lama. /Zëri/




(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora