E enjte, 25.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: A janë shqiptarët hajna?!

E marte, 22.10.2013, 10:30 PM


A JANË SHQIPTARËT HAJNA PATOLOGJIK ?!

A I KEMI HERONJËT VAGABONDA, AKADEMIKËT KONTRAVERSA, AKTIVISTËT E VEPRIMTARËT SHPIUNA ?

Nga Selim M. Nengurra

Neve si popull ma shumë se të gjithë popujt e tjerë hatrohemi kur dikush na e thotë të vërtetën per të metat e prapshtitë tona. Jam i vetdishem se ky shkrim i imi do ju hap gojen shumicës që të më sulmojnë, të me ofendojnë dhe shajn, por mue aq më ban. Unë di se e ZEZA asht e ZEZË dhe e BARDHA asht e BARDHË. Dhe këte parim e kam fe, e kam Atdhe dhe do e thamë gjithmonë derisa të marr frymë.

Janë disa ngjarje mbrendashqiptare të javëve të fundit që me nxisin ta baj këtë shkrim. Ishte loja e kombëtarës shqiptare me ate të Zvicrrës në të cilen lujn 6. shqiptarë dhe sado që kaluen disa javë pas kësaj ngjarjeje ende faqet e ndryshme të portaleve dhe rrjetit social janë perplot fymje e shamje per futbollistët shqiptarë.

Për këte temë kam ba nji shkrim menjihere pasi u lujt loja mes Shqipnisë dhe Zvicrrës, por per shamjet dhe fymjet që ju ban lojtarve të futbollit, shqiptarë në kombëtaren zvicerrane kishte shkrue nji shkrim të merkullueshem edhe Mero Baze. Më bani përshtypje shkrimi i z. Mero Baze sepse ai pa pardon kishte quejt shqiptarët hajna. Pra hajna të cilet pa investue asnji cent në lojtarët shqiptarë të lindun e të rritun në Zvicërr, kerkojn me i marr ata per veti të gatshem, me nji profil të reputacionit  yje nderkombëtar dhe per këte as që qajn kryet shqiptarët se asht Zvicrra ajo që ka investue shuma marramandëse e mund per ti ba të tillë.

Mirë e ke than z. Mero Baze , se tentimi i Federatës së Futbollit Shqiptarë në krye me mafiozin Armando Duka ban çmos per ti vjedh nga gjiu zvicërran gjashtë yje futbolli. Ti merr të gatshem dhe të perfitojë me ta pa derdh asnji cent para e as djersë e mund.

Para dy ditëve në TV KOHA ishte intervista me Yllin shqiptarë të futbollit Adnan Januzaj lojtar i Manqester Junajtedit dhe me baban e ti z. Abedin Januzaj. Z. Abedin Januzaj si prind i kujdesëshem per femiun e vet YLL spjegoj shumçka rreth pluhunit që shqiptarët e ngeshem kan ngritë per Adnanin. Z. Abedin spjegoj se cila asht Federata e futbollit Shqiptare dhe cilat janë sjelljet e sajë në raport me Adnanin dhe pos tjerash z. Abedin Januzaj spjegojë se si asht informue nga vëllzanit e ti nga vendlindja , nga Istogu se dikush po thojka se po flet me Adnan Januzaj në FACEBOOK. Babai i Adnanit z. Abedin tha se as Adnani, as ia vet e as askush nga familja e ti nuk ka FACEBOOK.

Pra ja tash shembulli tjetër i hajnisë shqiptare. Dikush ( duket të jenë shumë të tillë ) ka marr nji fotgrafi të Adnan Januzajt nga gazetat dhe ate e ka perdor si foto në facebookun që ka hap me emen e mbiemen të Adnan Januzajt. Sa shpirt zi janë njerzit e tillë, po si nuk kan mëshirë idiotët si nuk mendojnë se me veprime të tilla mund ta ngarkojnë shpirtin e Adnanit dhe ta pengojnë e damtojnë ate. Në vend se me u mburr me arritjet e Adnan Januzajt disa e keqperdorin ate , fotgrafinë e ti dhe emnin e ti.

Gjatë pushimeve të verës më ra në dorë libri i z. Ramadan Hazirit " IMAZHI I VËLLAIT NË SYTË E MOTRËS " që në realitet asht nji pershkrim i personalitetit të Hilmi Rakovicës, pra shtjellimi i ngjarjeve ka personazh Ilmiun dhe disa veprimtarë të asaj kohe per qashtjet e Kosovës të pushtueme e të sundueme nga Jugosllavia e Titos. Nji nga personazhet dhe nji nga patriotët ma të devotshem të asaj kohe që perflitet në këte libër asht edhe i Madhi Metush Krasniqi.

Para se me tregue se si organizatat e ndryshme marksiste - leniniste - enveriste të lakejve shqiptarë të asaj kohe në Kosovë pervetsuen apo vodhen Metush Krasniqin per ta shpall at si liderin e tyne , si ideologun shpirtnor, do flas kush asht autori i librit në fjalë z. Ramadan Haziri. Ramadan Haziri lindi me 10 prill 1940 në Muhoc të Ferizajt. Ka krye Fakultetin Filozofik Dega Histori dhe ka punue si mësimdhanës nëpër fshatrat e Ferizajt dhe edhe në Ferizaj. Që nga vit 1957, pra që nga mosha rinore 17 vjeçare u ndoq parreshtun nga pushteti i ish Jugosllavisë. Per shkak të veprimtarisë së ti atdhetare u burgos disa herë, Me 1981 u largue dhunshem nga puna e mësimdhanies, ndërsa me 1985 u denue me 12 vite burg. Asht autor i dhjetra librave të zhanreve të ndryshme dhe shumë i suksesëshem në prozë-romane.

Pra z. Ramadan Haziri, njeriu që edhe vet ishte pjesë e veprimtarive atdhetare, në romanin " IMAZHI I VËLLAIT NË SYTË E MOTRËS " na sjell disa fakte që jan dit nga shumica dermuese e shqiptarëve, por që deri tash askush nuk i ka cek, nuk i ka folë publikisht.

Ne faqen 144. të librit në fjalë autori Ramadan Haziri përshkruen nji rast të takimit të Metush Krasniqit me Adem Demaqin.Ja rrefimi i Metush Krasniqit për rastin;

" Me Adem Demaqin biseduam më 1963. Ai më foli per nji Organizatë Marksiste Leniniste, ndërsa unë isha i interesuar për vazhdimsi të NDSH-së ( Nacional Demokratikja Shqiptare ). Ademi më tha se ajo asht nji organizatë fashiste. Unë e ndjeva veten keq dhe i thash se nuk doja të punoja për komunizëm. Ato ditë më moren në hetuesi e më keqtrajtuen sa s`bëhet, duke më kerkuer ti informoja për organizatën e NDSH-së! Na thuej me kë e ke formuar organizatën"- Pse nuk jua paska thënë i njejti se më ke e kisha formuar organizatën, derisa ditka për formimin e saj" ?

Pra ja dëshmija ma eklatante se cili ishte Adem Demaqi dhe ja edhe dëshmija ma e spikatun se si shqiptarët i vjedhin gjanat, vjedhin vlerat, vjedhin gjithçka dhe e adaptojnë e bajn per veti, per interesat e veta dhe per nevojat e veta. Dikur të gjitha ato Organizata marksiste-leniniste - enveriste që ma von u shkrinë në LPK ( Levizja Popullore e Kosovës ) e paskan pas denoncue në UDB Metush Krasniqin e tash masi Metushi vdiq nga torturat udbeske këto organizata fantome e vjedhin Metushin e fusin në torishten e tyne dhe qak e shpallin si ideatorin, si liderin, si baban e veprimtarive të tyne marksiste leniniste enveriste.  Pra unë i referohem librit të z. Ramadan Haziri " IMAZHI I VËLLAUT NË SYTË E MOTRËS " dhe plotësishtë e besojë këte që e ka shkrue z. Ramadan Haziri sepse ai edhe vet asht pjesë e atyne kohnave të errta perplot shpiunllaqe ku shqiptarët mbyteshin ne tortua të udbashve, kalbeshin burgjeve dhe gjithmonë të denoncuem nga vetë bashkvepritarët. Padyshim se edhe z. Ramadan Haziri do ta ketë denoncue e dekonspirue dikush nga bashkveprimtarët kur ai u burgos disa here dhe edhe kur u denue me 12 vite burg.

Çka nuk vjedhin shqiptarët, ti vjedhin brekët pa ti zdesh pantollonat aq mjeshter per hajni janë. Janë mjeshter per hajni në shitoret e qyteteve dhe metropoleve europiane , janë mjeshtër per hajni të shtëpive private, të bagtive të komshive e vëllaznive të vet, por jan mjeshter edhe per vjedhje të meritave e vlerave të tjerve. Ja se si kan vjedh Metush Krasniqin këte burr nacionalist antikomunist dhe e kan ba të vetin. Këta panderpre vjedhin copa , copa edhe të vëllaznive Jusuf e Bardhosh Gërvalla, vjedhen në kohën ma të re edhe instirucionet e krijueme nga LDK dhe lideri Historik i sajë Dr. Ibrahim Rugova dhe vjedhin ato vlera të kësaj Levizje Kombëtare e të Ibrahim Rugovës si lider kombëtar dhe tash me hajninë e tyne don ta bajnë historinë, historinë e tyne per të cilën nuk kan asnji fije meritë, per të cilen nuk kan dhan asgja, pos se kan pengue, pos se kan kundërshtue dhe pos që edhe me pushtuesin shka kan bashkpunue.

Asht per tu quditë se si neve si popull, pos se jemi hajn popull, hajn patologjik, jemi edhe bukpermbysët, neve urrejm vlerat tona dhe i hudhim ato e i marrim antivlerat, i bajm heronjë njerzit hiqa, njerzit e dyshimt edhe me prejardhje të tyne familjare e kombëtare. Shembull po marr Rexhep Qosjen njeriun ma destruktiv, ma perqarës i cili me shkrimet e veta panderpre ka nxit luftë vëllavrasëse mes shqiptarve. Ndërsa ata që e njohin mirë ja din edhe origjinën e ti , rranjet sllave të ti që per mendjen time sdo duhej të ishte kurfar mëkati, por mëkat asht veprimtaria e ti , shkrimet e ti.

Ja se çka thotë Akademik Mark Krasniqi në nji intervistë dhanë gazetarit Bajrush Morina të cilen z. Morina e boton të plotë në librin e ti " ME DY BURRA TË KOSOVËS" ..." në realitet, ata që ia njohin rrënjët, thonë se Qosja është bir i sllavit, gjë që s`është kurfar mëkati, por me shkrimet e ti dëshmonë se e ka nënë vetëm Shqipërinë e Nano-Majko-Milo - Dokles, Shqipërinë te larë me gjak nga komitetet e bandave komuniste. Shqipërinë e grekut, të sllavit, të vllahut etj..."

Pra neve popull i pa aftë per të vlersue vetë, marrim si vlerë rrahagjoksët, pseudointelektualët, akad(dh)emikët, heronjët e vetshpallun, komandantat e vetshpallun, gjeneralat e vetshpallun dhe perbuzim vlerat e vërteta, shajmë e denigrojmë patriotët, mendimtarët vizionarët dhe figurat ma të njoftuna të cilat figura kur neve i perbuzim ato na i marrin fqinjët anmiqët tan sllav e grek. Shebull tash në Maqedoni, neve shajm e çka nuk bajm per figurën e Lumës Nana Tereze, ndërsa maqedonët i ndërtojnë asaj shtatore marramendëse në qender të Shkupit, qeveria maqedonase edhe magjistralen Shkup-Prishtinë ende pa e ndertue e pagëzon me emnin e Nanës Tereze.

Asnji popull si neve shqiptarët nuk i thotë të zezës e bardhë. Asnji popull si neve shqiptarët nuk i thotë hajnit aferim.  Kriminelin nuk e ban hero askush si neve. Heronjët e njerzorët nuk i perbuz askush si neve.

Vetem shkaku i shkrimeve të mia këtu në ZSH, dhe shkaku i qendrimeve të miaj direkte, të sinqerta, reale, të faktueme, shumica e miqëve të dikurshem nga lexuesit e ZSH-së mu kan distancue.

Nuk po ju pëlqen realiteti, dojnë se dojnë te jetojnë me kujtimet per trillimet shpifëse per personalitete kontraverse dhe asesi të ftofin kokën e të mendojnë se realiteti nuk duhet me na dhimbtë , perderisa asht realitet. Nuk mendojnë se ma keq asht kur nuk e themi realitetin. Edhe ma herët ka me qindra raste që askushi asht ba tribun popullor, asht ba hero, legjendë etj, por  nuk do mirrem me ta, unë do ceku këtu disa raste të kohes së re, të kohës që e perjetuem neve bashkarishtë.

Nga Prekaiz i Drenicës asht shpall Hero i Popullit TAHIR MEHA. Shpalljen e ka ba ish Presidenti i Kosovës z. Fatmir Sejdiu. Tash neve që kishim farefisni, miq dhe lidhje tjera me njerzit e fshatarët e Prekazit dhe Skenderajt në ato kohna e dim se Tahir Meha ka qen nji njeri konfliktuoz, nji njeri që ju ka marr njerzve borgje para dhe ato nuk i ka këthye dhe nese ai që ja ka huazue i ka kerkue tja këthej, Tahir Meha e ka kërrcnue me tyten e revolës. Tahit Meha ka qit revole nga dritarja e kullës derisa ishte tue ngran buken e nji mikut , dhe kur ai e pyet se pse qiti revole, Tahiri i thotë;  sepse ta fejova vajzen se e paske të bukur, po hajr koftë o mik por ku e fejove i thotë nikoqiri? Tahiri tue zgërdhi dhambët i thotë per qet burr , pse a nuk po ta mbushi synin a? Pra i han buken mikut dhe e detyron me armë me ja ba perhajr vajzen sado që Tahir Meha ka pas gruen tjetër në shtëpi. Tash nga të gjitha këto sjellje arrogante e vagabonde normal se dikush edhe ka ba denoncime te policia per te. Tahir Meha asnjihere nuk ju pergjigjet ftesave të prokurorit dhe normal se prokurori jep urdhënarrestin per Tahir Mehen. Dhe çka ndodhë tash, shkojnë policia per ta arrestue, nji polic shqiptarë tue dit se nese nuk dorzohet do e peson keq, lut  eprorët e vetë që ta lejojnë me shkue ai e me folë me Tahirin dhe me shpresen se do i ndihmon niset me u fut mbrenda në oborr tue e thirrë dhe tue i tregue se cili asht dhe se i vjen si mik me bisedue me te , mirpo Tahir Meha per me tregue sa "trim" asht e qellon dhe e vretë at polic të shkretë i cili në krye të detyrës vritet pa pas asnji fajë, pos se deshti të tregojë meshirë per ta ruejt familjen e Tahir Mehes nga masakrrimet që edhe pasuen ma vonë.

Tash a ka njeri që nuk pajtohet me mu se a asht mirë apo keq që rapsodi analfabet me sharkinë e ti ka ba kangën dhe policin që vritet pa asnji fajë e quen tradhëtar e poashtu a ka kush që nuk pajtohet me mu se nuk ka ba mirë Presidenti Fatmir Sejdiu që e ka shpall hero Tahir Mehen. Unë mendoj se asht mëkat me e quejt tradhëtar njeriun që vritet në krye të detyrës qe  me qellimet ma të mira per ta shpetue nji familje nga maskrrat policore futet në oborr dhe kerkon të dorzohet nji njeri problematik. Aq i zoti ka qen Tahir Meha sa aspak nuk asht merzitë se po rrezikon familjen e vetë , ai me shpetue kryet asht barikadue mbrenda dhe perpak i ka marr në qafë familjen e vetë. Di se dikush do më vësulet me faktet se policia ka qen e Jugosllavisë. Me këte do provojë të dëshmojë se Tahir Meha ka luftue kunder policisë pushtuese. Kjo aspak nuk asht e sakt. Kosova në ato vite ishte pjesë konstituive e Jugosllavisë, kishte organet e veta legjislative e ekzekutive në te cilat organe pos shqiptarve shumicë ka pas edhe pjestar të popullit serb, malaze, boshnjak, e edhe rom, por ata kan punue sipas ligjeve dhe ato ligje kan funksionue si ligje shtetnore që kanë mbrojtë qytetarët nga kriminelër, nga vagabondët, nga dhunuesit, nga hajnat. Bile në këte fushë ajo kohë ka qen koha ma e sigurt e qytetarit , shumë ma e sigurt se sot ku sado që asht pushteti i jonë i Kosovës , njerzit vriten, e vrasësi nuk zihet kurr, njerzit kërrcnohen e askush nuk qan koken per këte, njerzit dhunohen dhe askush nuk i mbron ata, femnat dhunohen nga të afermit, nga të panjofshmit dhe ato quhen kurva! Janë neveritëse faqet e portaleve dhe gazetave online kur shkruejn per vrasjet e grave, vajzave dhe se si shqiptarët ju gëzohen vrasjeve të tilla dhe bajnë komente; mirë ja ka ba kurvës, ... ja paska dhan hakun e aferim i koftë...... mirë ja ka ba meqkes, etj, etj idiotizma që nuk i ban asnji popull tjetër.

Pra neve skemi shumë arsye me u ba nervoz me të tjerët sepse kemi probleme patologjike, me sjelljet tona, me adetet tona, me pisllaqet tona dhe tek kur shofim se kush jemi, cilet jemi tek atëhere do me mban shpresa se edhe do bahemi ma të mirë. Tash per tash mjer neve per veten tonë....



(Vota: 23 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora