E enjte, 18.08.2022, 09:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Rita Saliu: Profesor Mark Krasniqit

E marte, 22.10.2013, 08:01 PM


KALORS I BARDHËSIVE –

 

Profesor Mark Krasniqit

 

Kur stuhitë ballkanike

Me zjarr të kuq e flakë të zeza

Binin mbi tokën time të blertë...

Ai me diellin e dashurisë për njeriun

Shtigje lirie kërkonte për të mundur robërin...

Me bardhësi shkruante historinë

Për të mundur natën korb të zezë

Mjegullën për ta përzënë horizonteve...

Me diellin e dashurisë për njeriun

Ecte rrugëve të atdheut të qëlluara nga rrufetë

Me dritën e mendjes ta mundte errësirën e huaj

Që kishte mbuluar gjithë ate që ruhej nën plis...

Gjithçka që këndohej shqip e rënkonte shqip

I ishte bërë plagë mbytëse që e thellonte kafshimi

Sa që gjithçka timen kishte shndërruar në det gjaku

Emrin për t’ ma përmbysur për t’ ma gllabëruar ardhmërinë...

Perëndi as Sfinks nuk ishte faraon as perandor

Të Promteut e kishte guximin qëndresën

Të Sizifit durimin përpjekjen vazhdimësinë

Syrin të shqiponjës të engjëllit shpirtin

Agronin atë nënë Teutën kishte

Vëlla e ndjente Kastriotin Prishtinën Rugovën

Vendlindje Kosovën Shqipërinë atdhe

Rrënjët në Iliri kërkonte pellazgjisht meditonte

Shqip dashuronte dhe gjallëronte shqip

Dhe shpirt i shqipes ishte në secilën stinë...

S’e përkulën stuhitë as furtuna e kuqe se plandosi dot

Me një kryq të thyer në gjoksin e djegur

Me një pëllumb të bardhë në shpirtin e qëlluar

Fitimtar ngjitej hendeqeve te hapura nga i huaj

Duke ua dhënë dorën vëllait motrës mikut

Lumin e lotëve kapërceu fushën e luleve për të kultivuar

Arsyen duke pas prijës virtytin duke përjetësuar

Nën plisin e bardhë u strehua në kullën e gurtë qëndroi

Duke ecur vertikalisht erdhi deri te kjo kohë lirie

Që ka edhe syrin e tij edhe hapërimin që dot s’ia ndalën...

Në asnjë shekull nuk do të harrohet historia e lavdishme

Me emrin e tij as për t’i kënduar s’do të pushojë...

 

Rita Saliu

 

 

DEGË E KËPUTUR

 

Rozhaja është degë imja e këputur

E qëlluar nga sëpatë e lakmisë

E ndarë nga trungu më i moçëm në këtë dhe

I qëlluar nga stuhitë dhe tufanet..

Është ende e njomë

Se frymëton e rritet me frymën e vet

Në tokën e vet të lashtë...

 

Rozhaja është lumë i gjallë

Që ecën, ecën vertikalisht shpresës

Edhe pse ecë siç ecën gjarpri nën gurë

Rrjedh e nuk shteret kurrë

Edhe pse në çdo stinë e qëllojnë rrufetë…

 

Rozhaja është kullë e mbuluar me plis

Duke notuar detit të gjakut të vet

Rrugë bënë drejt brigjeve të triumfit

Shqip duke kënduar mundë harresën

Duke treguar shqip përrallën

Shqip ndërton dashurinë

Që do të na bashkojë....

Rozhaja nuk është zë i harruar

As tokë e braktisur e lënë në gojë të ujkut

Si sonte ia dëgjoj kudo hapërimin

Tek i sfidon muret që ia kanë ngritur në zemër

Diell bëhet dritë u dhuron horizonteve

Kah do të vijë e ardhmja e ndritur dhe fitimtare....

Rita Saliu



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora