E enjte, 25.04.2024, 01:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Qenan Memedi

E marte, 22.10.2013, 07:22 PM


QENAN MEMEDI

 

Atdhe, bukuri përrallore

 

Dua të prek bukuritë përrallore që ke,

Të sodis malet, fushat, në mendimet e natës së vonë.

Ty dhe Zoti të bekoi, atdhe, mall im ,

Zemra kur s`pushoi së vuajturi

Për Ty, Shqipëri, nënëloke plot magji...

 

Me flladin vjeshtor të percjellë dashurinë,

Më e kthjelltë se ujrat e oqeanit të qetë.

Aty, mes mendimesh trazuar më kaltërsinë,

Në ujërat e tua fundosem më lehtë.

 

Mes germa fjalësh pikturoj ,fjalën Atdhe

Ankth malli nëpër vargje lexoj,

Fshehur mes kujtimesh të pajetuara,

Në shtratin e ëndërrave të tua ëndërroj.

 

Ah, dëgjojë zërin e zemrës sime,

Që dashurinë tënde e thërret si i marrë.

Je shumë afër edhepse larg,

Betohem se do vij, nuk dua të të humbas!

 

 

Vuaj

 

Vuaj për Ty Atdhe

Zemra më bëhet copë copë

Ehhhhhhhhhhh, sa shumë mall e kujtime

Sa shumë kam për të të thënë

Dhe atëherë do më falësh toka ime e shtrenjtë…

Vargun që shkruaj për Ty

Dikur isha hije, isha vetë atje

Çdo fjalë që për Ty e shqiptoja

Ulkonjat nuk më linin të qetë…

Shkruajta për Ty

Edhe nga grilet

Ku dielli shumë pak ndriçonte

Por malli për Ty Atdhe

Jetë më jipte, ngrohtësi më sillte…

Sot shkruaj për Ty

Nga një vend i largët

Lotët më përcjellin pa nda

Edhe fjalët që shkruaj

Marrin ngjyrë kuq e zi

Si ti Atdhe , si Ti, Shqipëri…

 

 

SHKUPI IM

 

Mora lapsin me shkrue vargje

Në megrim jamë përmallue,

Atij qyteti të lashtë ILIR

Shkupin tim me e kujtue.

 

Kur një kohë isha i ri

Shtati im rritë lëshonte,

Shkupin n´dorë komunistët

Rriten n´burg mu ma ndalonte.

 

Qysh atëherë edhe sot

Çizmja sllave prap sundon,

Na e muren plang e voter

Çdo gjë shqipe e ndalon.

 

Na e moren kulturen tonë

Lekën e Madh e kan zaptu,

Ja kan msye edhe Nanë Terezes

Me do rrena me e poshtru.

 

Dikur shkupi ynë i dashur

Ishte krenari atdheu,

Këtu vinte Leka i Madh

Vinte edhe Skënderbeu.

 

Me njëmijëenëtqindedymdhjetë

Kur luftohej për një jetë,

Baca Isë e Bacë Hasani

Shpallën Shkupin kryeqytet.

 

Dhe mbi njat Urë të Gurit

Ku Vardari valëronte,

Komandant Isë Boletin

Me ushtri fitues marshonte.

 

Sot kur unë kaloj n´Urë t´Gurit

M´sillent n´mend historia,

Aty kaluen mbret e krali

O sa e madhe ishte Shqipnija.

 

Dikur n´shkup ishte plisbardhi

Me tirq veshë e xhamadana,

Trima t´fort si t´bimë prej dheut

Ma bujar ma nuk ban nana.

 

Në shej kujtimi e nderimi

Fushë më fushë e breg më breg,

Për nder të trimit Hasan Prishtines

E emruen fshatin Hasan Beg.

 

Sot ku jam ne gurbet

Mka marr malli Shkupin me pa,

Ma të mirë e mikpritës,

Se sa Shkupin bota ska.

 

 

Tokë etnike

 

Jam futur në prizmin e jetës

mundohem të dal por kot

nga çdo anë të pret një teh

është i rëndë si edhe ti o jetë...

Të vështroj moj tokë etnike

shumë vuajtje e maltretime

athua një ditë do të qetësohesh

se je shtet do të krenohesh.

Shumë kreshnik për ty luftuan

krenarinë ata ta shtuan

sot nuk di pse përqarje

pozitë a opozitë nuk ka rëndësi fare.

Se Evropa na vështron

dhe me plane na helmon

ndaj kujdes ju shqipe mali

strategji dhe punë shikoni

kombin tonë ta forconi...

Dallëndyshet janë n`fluturim

dhe çdo kund lëshojnë kushtrim

ka ardh dita për bashkim

jo përqarje dhe mallkim...

Ta largojmë këtë lakmi

se do t`shndërrohet në epidemi

Tash si kurrë më parë

na duhet maturia o shqiptar

hapni sytë dhe shikoni

Shqipërinë ju nderoni

se atë e keni bukë e jetë

më të shtrenjtin në këtë dhe

ndaj e quajmë mëmëdhe...

Para flamurit kuq e zi

jemi betuar o zotëri

ndaj këtë besë kush e shkel

ka shkel mbi gjak edhe nder...

 


ATDHEU IM

 

O truall ne formë të shqiponjës

O truall

rrënjëthellë në formën e shqiponjës!

Po rrokulliset nëpër ritmin e vargut të kohës

e Drini i Bardhë dhe i Zi të pret...

O truall

veshur me petkun e kuq ndër mote

me lulekuqe të lirisë

dhe aromë të trimërisë...

Krenari sjell Drini i rrëmbyeshëm

dhe çiftelia shpërndan krenari

nuk rënkon Kosova as Shqipëria

se plagët ja shëron kjo rini...

Kullat e ngritura si në mite

nuk shemben jo

janë fortesa që i qëndruan

dallgët e kohës i përballuan...

O truall

rrënjëthellë në formën e zemrës!

Po rrokullisesh nëpër vargjet e këngës

vargu dhe kënga po të shoqërojnë

ke mall dhe lot për gjithë dëshmorët

dhe ti o truall LIRI kërkove

dhe mbarë botës i tregove

se ky truall i larë me gjak

ka dhe histori shumë të lashtë

dhe këtu jemi dem baba dem

për mashtrues nuk ka vend...

Është e madhe kjo Shqipëri

ka këtu vend për çdo njeri

por tash duhet të bashkohemi

rreth flamurit të tubohemi

ka ardh koha ndaj mendoni

këtë rast mos e anashkaloni...

Ngritni kokën dhe vështroni

po edhe erën kundërmoni

është aroma e rinisë

që bashkimin e kan nis...

O truall

etnike

 

ke marrë ngjyrë simbolike

tërë Evropa të vështron

dhe me t`ndal nuk guxon!!! 

 

POEZI NËNTORI

 

Një shenjë pres me padurim

Kur malli pushton shpiritn tim

Je ti Nëntori i kuq

Nëntor i gjithë shqiptarisë...

Plaku mjekër bardhë

I urtë dhe bujar

Dha një porosi

Flamuri i kuq shkabë

Të valoj në Iliri...

Bukur e qëndisi Marigona fisnike

Dhe dy ngjyra ja dha

Për kombin shumë karakteristike...

Dykrenarja në mes

Valon për bukuri

Njëra shiqon Kosovën

Tjetra të bukurën Shqipëri...

Nëntorin po e pres

Po e pres me mall

Sepse do të sjell Bashkimin Kombëtar.

 

 

Unë dhe koha

 

Mes gishtërinjve e vura penën

Në veprim foljen ta zgjedhoj

Veta: Unë i rritur në mendime

Numri: I vetmuar i heshtur pa fjalë

Mënyra: Me urdhërin e kohës time

Koha: Dje, sot a nesër njëmend s`di

Diateza: Shqiponjën krahë lehtë do e nis n`fluturim

Bahkimin Kombëtar do ta festojmë

Tek ti Vlorë si gjithmonë.

 

 

 

Sonte shkruaj për Ty Atdhe

 

Më ëndërro dhe ti,

Dhe unë të ëndërroj,

Më gjyko dhe ti,

Dhe unë të gjykoj,

Më përqafo dhe ti

Dhe unë të përqafoj,

Me forcën e shpirtit,

Me vargje të përgëzoj.

Në emër të dashurisë,

Shkruaj vargun margaritar,

Në emër të mirësisë,

Ndjenjat e mia, detit valë,

Në emër të shqiptarisë,

Anëmbanë kam marrë,

Të mirën Shqipëri, të qofsha falë.

Në emër të dashurisë,

Shkruaj sonte me gjysmëzemër,

Në emër të shqiptarisë,

S`do të vdes e do të rroj,

Se rron Shqipëria, rron djalëria,

Rron vashëria, rron vetë dashuria.

Përmes dallgëve tua o kaltërsi,

Rron dashuria dhe mirësia,

Përmes bjeshkëve tua o bardhësi,

Rron bukuria dhe mençuria.

Me ëndrrën e jetës,

Do t`i marr fluturat, zogjtë, lulet,

Tokën, diellin, bjeshkët, detin,

Do puth shqiponjën, erën, retë,

Do të puth ty dashuria ime,

O nënë e madhe ILIRI.

 

 

KISHA UNË NJË MIK TË VJETER

 

Unë e kisha një mik të vjeter

I besoja sikur askujt,

Për nji fjalë që ia kam thënë

I ka ngritë ai përpjet hunt.

 

Një ditë moti në gurbet

Më pat ardhë e mire e prita,

Muej te tanë hanger e piu

Pse ma kthen me t´keq se prita.

 

Disa muej si vlla e mbajta

Asgja t´mshefun prej ti spata,

Fjalët e fundit që mi dergoi

Ma pren shpirtin sikur sopata.

 

Heu po keq më ka ardhë mue

Se kam prit kurr prej ksaj bote,

Kështu thonin edhe pleqët

Nganjiherë të vret edhe buka jote.

 

Kësaj radhe vetë jam fajtor

Do fjalë bba mi ka lanë,

-Ruju gjithmonë o biri im

Gjithkujt buken mos me ja dhanë.

 

Ai njeri që ta ha buken

Edhe troshat pastaj ti shkel,

Është njeri me zemer guri,

Është pa plang edhe i mjerë.

 

Jam njeri që i mbështetm Zotit

I besoj dhe e adhuroj,

Unë e di se njerzit e ndytë

Dukur Zoti do ti denoj.

 

Ti o miku im i vjeter

Fjalët e kqija hallall sti baj,

Unë po tutna t´vran buka ike

E unë për ty prap do të qaj.

 

06.10.2013-USA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora