Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Gjaku i drithit

| E marte, 22.10.2013, 07:14 PM |


Rrustem Geci

GJAKU I DRITHIT


Një fqinj përtej urës, po përgatit kryengritje

 

Në të gjitha epokat e njeriut

të shtypur ishin të mundurit

të fituarit ishin të fuqishmit

poezia s´kishte dhe aq truall

 

Duaje këtë dhé me kraharor

përpara krijues të historisë

Kosovë, mbahu; ji në çastin

tënd, dhe rrëmbe çastet tua

 

Me  fqinjë   të  pasjellshëm

s´kemi si të flasim  ndryshe

pos me pavarësinë e  fituar

dhe me  ligje   të  mirëfillta

 

Në librin e shenjtë shkruan

shqiptarët e lashtë, këtu ku

janë ; edhe para perëndisë

bukën me verë  e  shtronin