E merkure, 24.04.2024, 06:01 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Demokracia shqiptare peng i Katovicës?

E hene, 21.10.2013, 08:14 PM


A është demokracia shqiptare një peng i Katovicës?

Nga Pirro Prifti

Është folur shumë për Katovicën ose më mirë për një Platformë të Katovicës përsa i përket se ç`do të bëhët pas rënies së komunizmit. Deklaratat dhe intervistat me ish drejtuesit kryesore të të dy partive të mëdha janë  kontradiktore përsa i përket nëse ka patur ose jo një platformë të Katovicës dhe nëse ka patur një komunikim sekret midis Ramiz Alisë dhe Gorbaçovit për këtë problem në fund të viteve `80. Problemin e Katvicës po e spjegoj nëpërmjet një historiku të shkurtër se përse lindi idea se në Katovicë qënka mbajtur një platformë e caktuar- se si do të silleshin Partitë komuniste  pas shëmbjes së komunizmit në vëndet e bllokut komunist.

i

Pak histori

Sipas materialeve të nxjerra, nuk ka patur askërkund ndojë takim në Katovicë në 1987 nga blloku komunist dhe nga Gorbaçovi.

Problemi se përse përmëndet Katovica si një platformë e veçantë e sjelljes së partive komuniste pas shëmbjes së komunizmit është pak e ndërlikuar.

Ky problem lindi që në vitin 1981 kur në një artikull të Serg Schmemann në gazetën New York Times në 3 qershor 1981 përmënd për herë të parë se……`` Shtypi sovjetik është duke i dhënë një vëmëndje të madhe një dokumenti të përpiluar nga Partia Komuniste (Puntore) Polake e cila e mbledhur në Katovicë ka sugjeruar mbështetjen e Kremlinit për tezat e Partisë Puntore Polake e cila është  `e mbërthyer` nga revizionizmi dhe oportunizmi dhe e paaftë për të kontrolluar ngjarjet….Sipas shtypit sovjetik, spikeri në takimin e Katovicës sulmoi draft-programin e Kongresit të Partisë Puntore Polake  si një doktrinë që kundërshton marksizëm leninizmin. Tendenca për të fajësuar Komunizmin për të gjitha fajet dhe sëmundjet e Partisë Puntore Polake të çojnë në percepsionin publik se `partia  gjoja e ka lënë pas apo i ka tejkaluar vlerat e saj të dobishme, dhe duhet zëvendësuar`. Artikulli i shtypit sovjetik  i botuar gjithashtu në Varshavë, thoshte se Forumi i Katovicës e ka përshkruar situatën në të njëjtën mënyrë siç e përcaktoi BRSS-situatën e vitit 1956 në Hungari dhe atë të vitit 1968 në Çekosllovaki, përpara se Forcar e Traktatit të Varshavës të ndërhynin ushtarakisht në këto vënde për të ndryshuar kursin politik të vendosur në ato kohëra për pak kohë në Hungari dhe Çekosllovaki…..`` http://www.nytimes.com/1981/06/03/ëorld/moscoë-is-publicizing-a-hard-line-polish-statement.html).

Pra Platforma e Katovicës ishte realizuar nga Partia Puntore Polake për të ndryshuar kursin politik të vëndit, por kundërshtimet brënda partisë kërkonin që BRSS të mbështeste kursin e vjetër.

Shkaqet që e çuan Partinë Puntore Polake në gjëndjen e `sëmurë` , ishtë krijimi i një opozite demokratike në Poloninë e asaj kohe që mori emrin `Solidarnost` ose Unioni i Solidaritetit që ishte i pari i këtij lloji në bllokun lindor që pas luftës së dytë Botërore, dhe që u krijua në shtator 1980 nga Lech Walesa.

Më 1981 autoritetet polake vendosën ligjin Marcial duke e nxjerrë të jashtë ligjshëm Solidarnost-in por duke shkaktuar një sërë pasojash të rënda politike (si ato më sipër), ekonomike, dhe sociale. Blloku komunist për herë të parë pati krisjen e parë të cilën nuk e rikuperonte dot, pavarësisht Platformës së Katovicës e cila sugjeronte se Komunizmi në Poloni ka dështuar por kërkohej njëkohësisht ndihma Sovjetike për të shëruar `sëmundjen e revizionizmit dhe të oportunizmit`, por edhe linte idenë e zëvëndësimit të komunizmit me diçka tjetër.

Ngjarjet rrodhën në favor të shëmbjes së komunizmit.

Në 11 mars 1985, Gorbaçov zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Partisë, detyra më e lartë në hierarkinë e vendit komunist. Që në 1986 (Kongresi 27 i PK të BS) ai hedh projektet e tij, që çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, si Gllasnost (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), Uskorenie (Ndezja e Zhvillimit Ekonomik). Politika e Gorbaçov ndaloi avancimin e garës për armatim, mes SHBA dhe BS, që po shkonte drejt rrezikut të pashmangshëm të një lufte nukleare.

Në 25 shkurt 1986-6 mars 1986 u mbajt në Moskë Kongresi i parafundit i PK  BRSS, në të cilin Gorbaçov hodhi idetë e Glassnostit , Perestroika dhe të Uskorenies.

Në 11 tetor 1986, u duk qartë që në BS po frynte një erë ndryshe. Gorbaçov takon presidentin amerikan, Reagan, në Rejkjavik, Islandë. Në 1987, firmoset Traktati për eliminimin e armëve nukleare dhe një vit më vonë, Gorbaçov hedh poshtë publikisht "doktrinën Brezhnjev" duke shpallur lejimin e vendeve të bllokut të Lindjes, për t'u kthyer në demokraci. Eliminimi i sistemit të "shteteve komuniste satelite" të BS, e çliroi këtë të fundit, edhe nga shpenzimet e papërballueshme ushtarake.

Në 1987 Gorbaçovi rehabilitoi shumë opozitarë të komunizmit me përjashtim të  Trocki-t, që u quajt ndryshe dhe vazhdimi i de-stalinizmit që filloi në vitin 1956 në Kongresin e 20 të PK BRSS kur u publikua për herë të parë Testamenti i Leninit.

Gorbaçovi pranoi që politika e tij e Glasnost-it dhe e Perestroika-s i detyrohej shumë `Socializmit me fytyrë humane` të Aleksandër Dubçek-ut.

Ngjarjet rrodhën me shpejtësi. Në 11 tetor 1986, Gorbaçovi dhe Reagan u takuan në vilën at Höfði house in Reykjavík, për të diskutuar armët bërthamore me largësi të mesme në Europë.

Për habinë e të gjithëve Gorbçcovi pranoi madje dhe eliminimin e të gjitha armëve bërthamore për 10 vjet (pra deri më 1996, në vënd të pas viteve 2000).

Në fjalimin e 6 korrik 1989  duke debatuar për një `shtëpi të përbashkët europinae para Këshillit të Europës në Strasburg në Francë, Gorbaçovi deklaroi; `Rregulli politik dhe social në disa vënde ndryshoi në të kaluarën dhe mund të ndryshojë edhe në të ardhmen gjithasshtu, por kjo është tërësisht një çështje e çdo populli që të vendosë. Çdo ndërhyrje në çështjet e brëndëshme, osë cdo përpjekje për të kufizuar sovranitetin e një shteti tjetër (pra kundërshtoi dhe përjashtoi më në fund doktrinën e `sovranitetit të kufizuar` të Brezhnjevit), mik , ose aleat apo të ndonjë tjetri do të jetë e pa-pranueshme``.

Një muaj më vonë në 4 korrik 1989 u realizuan zgjedhjet në Poloni dhe më në fund qeveria komuniste u shëmb.

Disa muaj më vonë, më 9 nëntor 1989 muri i Berlinit ra (u ndërtua në 13 gusht 1961), dhe me rënien e tij- u shëmb përfundimisht blloku sovjetik.

Pasojat dihen edhe për Shqipërinë, lëvizjet anti-komuniste ri-filluan (sepse kryengritje anti komuniste ka patur në 1946 në Postribë, dhe lufta kundër të ashtuquajtura banda anti-komuniste përfundoi më 1955), në fillim në Kavajë dhe Shkodër dhe pastaj me revoltën studentore në Tiranë qeveria e Ramiz Alisë, lejoi pluralizmin por duke krijuar me urdhër dy parti të majta (PS dhe SD) dhe dy të djathta (PD dhe PR) duke vendosur aty njerëz të ish-sigurimit të shtetit apo ish-spiuna të drejtuar nga katër ish drejtues të PPSH.

ii

Demokracia shqiptare 31 Mars 1991 –sot dhe pasojat e Platformës  Katovica

Fitorja për herë të tretë e të majtës së bashkuar PS+LSI+Parti të vogla ngriti edhe njëherë dyshimet se partitë e majta të cilat janë trashëgimtare të së kaluarës së PPSH, ashtu si dhe në ish bllokun komunist kanë revizionuar kalimin nga Komunizmi në Kapitalizëm duke krijuar një system të ri kapitalist post-komunist në të cilën, vëndet e ish-komunizmit dhe pikërisht ish drejtuesit e komunizmit nëpërmjet të ashtuquajturës Platforma Katovica  janë përpjekur të mbajnë pushtetin, kësaj rradhe jo nëpërmjet një Partie Komuniste por nëpërmjet disa partive të ashtuquajtura të majta e të djathta  dhe të drejtuara nga administrata ish-komuniste.

Kapitalizmi gjitahstu ndryshoi formën e tij duke u bërë edhe ai një sistem post-kapitalist sepse gjithashtu u modelua nëpërmjet huazimit nga vëndet ish komuniste të ri-shpërndarjes më të mirë të të ardhurave duke lejuar emancipimet e shoqrisë kapitaliste si sindikatat, shoqatat, barazinë e grave, vendosjen e ligjeve kundër racizmit, të drejtat e kundër abuzimeve ndaj fëmijëve në familje e në  punë, pakësimin e kohës së punës, rotacionin e pushteteve. Me pak fjalë u krijuan dy tipare të qarta politike në vëndet pas shëmbjes së komunizmit; parti social demokrate dhe parti liberal demokrate.

Problemi në vëndet ish komuniste qëdroi se për një kohë të gjatë për shkak të shëmbjes së komunizmit në mënyrë artificiale, edhe në Shqipëri ish klasa drejtuese komuniste nuk e lëshoi pushtetin deri në zgjedhjet e 23 qershorit të 2013, kur në krye ka hypur një klasë e re drejtuesish (pavarësisht të kaluarës familjare të të tyre),e cila përkrahet më në fund fuqimisht edhe nga BE dhe PE.

Largimi i Berishës (pavarësisht nga meritat dhe të metat) i dha fund formalisht hegjemonisë së Platformës Katovica në Shqpëri por duke e mbajtur peng Shqipërinë për 22 vite me rradhë dhe duke i shkaktuar këtij vendi disa pasoja negative:

-           Largim masiv të popullatës jashtë shtetit 1990-2013, rreth 1.4 milion shqiptarë,

-           Korrupsion masiv dhe  përvehtësim të pronës kombëtare nga ish drejtuesit komunistë, dhe njerëzit e tyre përfshi dhe shitjet e materialeve ushtarake, të rezervave të shtetit, vjedhjen e thesarit të shtetit, në një vlerë totale prej 18-22 miliard dollarë (të vlerës së viteve 1999)

-           Tranzicion i zgjatur dhe papunësi massive,

-           Vonim dhe tjetërsim i pronave të individëve dhe të komuniteteve fetare në favor të pushtetarëve dhe miqve të tyre,

-           Mos zbatim i ligjeve dhe mos pasje frike nga ligji duke krijuar një paradox të cuditshëm anti-ligjor kryesisht nga drejtuesit por edhe nga vetë popullata,

-           Cvendosje massive  dhe të çregullt  popullatave të veriut dhe të jugut për në qytetet kryesor Tiranë, Durrës, due zënë pronat e të tjerëve e duke krijuar konflikte të rënda pronësie aktualisht të pazgjidhshme,

-           Krijimi i piramidave monetare të cilat shkaktuan një luftë civile në vitet 1997-1998,

-           Konflikte të rënda politike ndërpartiake të cilat ende nuk kanë përfunduar për shkak se dy grupimet kryesore politike and nuk janë pastruar nga militantizmi dhe nostalgjikët e ish-komunizmit,

-           Vonesën në integrimin e Shqipërisë në BE me qëllim të vazhdimit të rrëmbimit të pronave dhe të pasurive shtetërore nga një grusht njerëzish të lidhur me ish rregjimin komunist.

Intervista e fundit e ish-marksistit Servet  Pellumbi për një farë kohe drejtues i PS për Katovicën, ndolli angazhimet e të dy ish drejtuesve komunistë përkatësisht të PS-Nano dhe të PD- Berisha për problemin Katovica. Sigurisht të tre VIP-ve ishin drejtues të dy Partive më të mëdha,  por të vendosur nga Ramiz Alia në ato poste.

Ramiz Alia e ka patur në shkollë Gorbaçovi, por është e pamundur që Gorbaçovi të ketë patur letërkëmbim  zyrtar me ish drejtuesin komunist shqiptar sepse do të ishin në arkivë.

E ashtuquajtura Platforma Katovica- për ndryshimin e sistemit komunist dhe për mbajtjen e pushtetit post-komunist me ish drejtuesit e administratës komuniste, nuk ka patur pika të caktuara përveç krijimit të partive të reja jo komuniste për shkak të dështmit të komunizmit,  krijimit të glasnost-it, perestroika-s dhe uskorenie-s, dhe kalimit të butë nga komunizmi në kapitalizëm nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, dhe respektimit të sovranitetit të të tjerëve pa asnjë ndërhyrje ushtarake.

Kjo vërtetoi edhe thënien e Leninit që më 1922 që lufta midis dy sistemeve të kundërta botërore: komunizmit dhe kapitalizmit, `do të ketë fitimtarin e vet se kush do të ketë rentabilitetin më të mirë ekonomik`. Fitorja i takoi Kapitalizmit, i cili sipas Reagan fitoi mbi `Perandorinë e Djallit` (komunizmit).

Po Shqipëria? Ashtu siç ka thënë R.Alia: ``Do të nxitim të krijojmë parti sa të duam. Gjithsesi, këto parti duhen kontrolluar nga ne’. Dhe kështu u bë. Vijon Ramizi: ‘Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë që të fitojë simpatinë e perëndimorëve. Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë. Me këtë strategji, brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste” ((http://www.panorama.com.al/2013/10/16/nano-katovica-nje-brockull-e-servetit-sheh-konspiracione-qe-nga-koha-e-fiqirete-shehut/).

Mohimi i kësaj të ashtuquajture `Platforma e Katovica-s` nga Nano dhe Berisha, hedhin dyshimin e mirëpranuar nga të gjithë se kalimi nga sistemi komunist diktatorial shqiptar në kapitalizmin post komunist  ka ndodhur artificialisht dhe i komanduar nga PPSH,me anë të VIP-ve komunistë të asaj kohe, VIP-a që i shkaktuan Shqipërisë deri më sot shumë kokëçarje dhe problem duke vonuar sa më shumë integrimin për në BE me qëllimin e fshehtë të përvehtësimit të pasurive monetare dhe të pronave nga një grusht njerëzish të lidhur me ish rregjimin komunist. 



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora