E enjte, 18.04.2024, 09:22 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Bariu lajkatar sjellë ujkun

E hene, 21.10.2013, 08:38 PM


BARIU  LAJKATAR  E SJELLË  VET NË TORISHTË  UJKUN ZULLUMQARË

Nga Dedë Preqi

Vizita e kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq, në Graqanicë të Kosovës, nuk ishte e  rastit dhe as nuk kishte karakter religjioz, të cilën e arsyetoj kryeministri i Kosovës, por kjo vizitë ishte e  njejtë sikur të tjerat, sikur edhe ajo e ish kryetarit Tadiq në Manastirin e Deqanit, me ç’rast shfrytëzohen mundësitë që politika e Serbisë,  me natyrën e vet dhe tiparët e saja të vjetra politike,  mundohet akoma të gjejë mënyrat dhelpërake me çdo kusht, që të depërtojnë aty ku i kanë  hartuar planet skilare për të ardhmën e Kosovës, në mënyrë që Kosova mos të hapëroj sipas  planit dhe programit të saj zhvëllimor dhe të shtetndërtimit, pa ndikimet dhe përzierjen e politikës serbe, në qështjet e Kosovës.

Prandaj, edhe  vetë kryeministri i Serbisë thotë, më kanë thënë se vizita ime e sotme në Kosovë, është e karakterit të besimit, kjo është e vërtetë, sepse unë i besoj Serbisë, që do të thotë me fjalë të tjera,  ju ia ngjitëni titullin si të doni, por përpjekjet tona  janë të pa ndalura për interesat e popullit serb dhe fatin e tyre në Kosovë, që vetëm trumpetohet në këtë mënyrë, sepse serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat e tyre në bazë të Kushtetutës së vendit, dhe janë më të priveligjuar se minoritetet tjera në Kosovë, mirëpo  në këtë vend, çka ndërtohet ditën, rrënohet natën, dhe çka premtohet si paqë,  realizohet me skandale dhe krime të organizuara nga bandat serbe, si formula e tyre e njohur për ta provokuar të ardhmën e  popullit dhe shtetin e pavarur të Kosovës.

Pse kjo vizitë nuk ishte paraparë më herët, apo pakëz më vonë, por në kohën e zgjedhjeve lokale të Kosovës, që do të mbahen në nëntor, e cila vizitë e ka domëthënjen e vet politike, që përmes mesazheve të Daçiqit, populli serb të trimërohet dhe të merr pjesë në zgjedhje, apo sikur thot ai, këto zgjedhgje janë për të mirën e popullit serb që jetojnë në Kosovë, poashtu edhe për të mirën e Serbisë, por kishte me qenë mirë, që kjo vizitë  të kthehet në mënyrën e reciprocitetit, edhe kryemistri i Kosovës, të bëjë një vizitë në kohën e zgjedhjeve, që një ditë do të ndodh në Luginën e Preshevës, dhe a do ta arsytonte kryeministri  Daçiq, kryeministrin e Kosovës, se çfarë ishte vizita e tij,  me karakter religjioz, apo politik?!.

Problemi i veriut të Mitrovicës është një lojë politike e Beogradit, dhe pas 15 viteve të çlirimit kjo pjesë e Kosovës mbetët peng i kësaj politike, të cilën qështje e ka neglizhuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare, duke ditur se ky teritor kurrë nuk ka qenë pjesë e dikuj tjetër dhe as e Serbisë, por pjesë e pandashme e Kosovës. Bandat e organizuara serbe në këtë pjesë të vendit, akoma edhe kësaj dite organizojnë ditë përditë bllokime të rrugëve dhe shpërthime të ndryshme, të cilët tani kanë filluar ti drejtojnë edhe kundërbashkëkombasve të vet, ata të cilët pak e shumë janë të kyqur në Institucionet e Kosovës, dhe të gjitha këto organizime nuk bëhën në mënyrë vetiake, por burimin e kanë dikund tjetër, atje ku u organizuan edhe shumë organizime tjera kriminale, që djegën pikat kufitare e vranë edhe policët e Kosovës në detyrë. Mjetët, metodat dhe mënyrat që i përdor Serbija, për të bllokuar të ardhmën e Kosovës, janë të lloj-llojshme, dhe janë të tepruara, të turpshme, dhe të dhunshme.

Shteti dhe Kishat serbe janë të lidhura dhe të harmonizuara aq mirë, sa që shpeshherë e zavendësojnë  njëra-tjetrën, të cilët arsytohen edhe para Bashkësisë Ndërkombëtare, që përmes riteve fetare dhe kishave shfrytëzojnë rastin liderët serb të Serbësë, të shprehin qëllimet dhe deklarimet e tyre para popullit serb të Kosovës, që në të shumtën e rasteve përmes këtyre fjalimëve të tyre, nxitën vetëm përqarje dhe urrejtje në mes  popullit shqiptarë dhe serb, që në këtë mënyrë shtohet djallëzia e cila e nxitë urrejtjen ndërnjerëzore, dhe predikimet e kishes ortodokse serbe duke e cituar politikën e vjetër dhe të kohës, po i lënë anash urdhërat e zotit, apo duke i dhënë kahe tjetër, që në një mënyrë nuk përkojnë me zotin dhe as me njeriun, sepse misionarët e kësaj kishe, të cilët  i luten zotit kinse për paqë, harmoni dhe për të mirën e njerëzimit, pse nuk japin ndonjëherë mesazhe të qarta paqëje, apo ndonjë „këshillë“ njerëzve të vet, që mëkatarët duhet të gjunjëzohen dhe përulen para zotit dhe njeriut, sidomos ata që i kanë duart e përlyera me gjakun e të pafajshmëve shqiptarë dhe të tjerëve  dhe  të kërkojnë falje një ditë, që mos të përsëriten gabimet e tilla…!

Prandaj, Kosova e ka fituar lirinë dhe shtetin e vet të pavarur, përmes atyre që nuk e kursyen jetën për çlirimin e vendit, poashtu ishte edhe ndihma e fuqishme e NATO-s, e cila e dëboj okupatorin e dhunshëm serb, por në Kosovë akoma sovranitetin e saj deri dikund e shfrytëzojnë ndërkombëtarët, ndërsa politikanët dhe udhëheqja e  saj, i shfrytëzojnë pozicionet e tyre dhe Institucionet, mos të thëmi, duke u pasuruar përvete, këtë e dëshmon edhe raporti i progresit evropian, duke e cilësuar Kosovën si vendin i krimit dhe korrupcionit. Kosova dhe  udhëheqja e saj politike, deri kur duhet të pres, që detyrat tona duhet vet ti bëjmë dhe të tregojmë pjekurinë politike e shtetndërtuese, pak e shumë prej prevojës që kemi, poashtu edhe përgjegjësitë që na obligon shteti i Kosovës, duke shfrytëzuar të drejtat ligjore dhe Kushtetuse për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës, që  brenda teritorit tonë, të jemi vet zot shtëpie, përndryshe do të manifestojmë edhe gabime të tjera dhe papërgjegjëshmëri, të cilat nuk  falen nga kjo tokë e përgjakshme dhe populli saj.

Shumica e njerëzve përmbahen në shkrime dhe anojnë nga politika, të cilët nuk i përmendin shumë faktorë që ndikojnë në mosrezulltatet dhe suksesin e qeverisjes, duke e kursyer faktorin politik të Kosovës dhe duke  mos shfrytëzuar rastet e dështimëve, kinse, për t’u mos bërë pjesë e dëshirës dhe palës kundërshtare, por është edhe më e keqja, sepse pala më kundërshtare e këtij populli është vetë qeverisja e keqe dhe jo e mirë , e cila po vazhdon me avazin e vet pa u ndalur dhe programet e saja të dështuara, të cilat janë në disfavor të popullit dhe vetë shtetit të Kosovës. Prandaj, proceset e ndërtimit të shtetit tonë duhet të vazhdonjë në favor të popullit dhe shtetit, duke mos ngelë peng i propagandave dhe manipulimëve politike të armiqëve tanë, apo fajtorët mbi të cilët sillen rreth tehut të paturpësisë, që del e zhveshur me tërë akronitetitn dhe shofenizmin antinjerëzor.

Shumë media të vendit dhe të huaja shkruajnë se shteti serb dhe Kosova, po i afrojnë kushtet për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore përmes Brukselit dhe zonjës Ashton, kjo gjë nuk duhet ti shmanget  realitetit, sepse Kosova e dëshiroi gjithherë rrugën paqësore, mirëpo  shteti serb dhe udhëheqja e këtij shteti, kurrnjëherë nuk e kanë  pranuar se në Kosovë kanë bërë krime dhe gjenocid, dhe për këto krime duhet dikush me dhënë llogari deri në fund, që përveq dëbimëve të një milion  shqiptarëve nga trojet e veta dhe me mijëra të tjerë të ekzekutuar vetëm se ishin shqiptarë,  nga të cilët janë edhe 1750 të pagjetur, atëherë filozofija politike serbe po rreshtohet akoma në shkallën e despotizmit dhe shofenizmit si ekuivalencë, me epërsinë morale, civilizuese dhe njerëzore, për të arritë marrëdhënie të mira në mes popujve dhe shtetëve fqinjë, sikur që është Kosova dhe vendet tjera, të cilat përjetuan nga Serbia lufta të tmershme dhe të përgjakshme me humbje të mëdha materiale e njerëzore.

Thotë një fjalë e popullit, bariu lajkatar e sjellë vet në torishtë ujkun zullumqarë, që do të thotë, ardhja e qeveritarëve të Serbisë në Kosovë,  nuk duhet të ndalen, por jo edhe sa herë të dojnë pa portokole dhe leje të shtetit të Kosovës, sepse sa herë që erdhën liderët partiak, apo shtetëror i këtij vendi, edhe më shumë kanë lind probleme me popullin serb në pjesën veriore , me të cilat duhet të ballafaqohet qeveria e Kosovës, dhe Bashkësia Ndërkombëtare, dhe konkludimi i kësaj qështje është se kushti i sigurisë shtetërore dhe zotërimi i përgjegjësisë së kufinjëve në shtetin e Kosovës mungon, dhe nga ky lojalitet i shtetit përsëriten edhe shumë refrene tjera nga ana e Serbisë, të cilat nuk kanë karakter të mirëfilltë politik, fqinjësor dhe as fetar, por politikë të traditës së vjetër të ujkut zullumqarë.



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora