E shtune, 20.04.2024, 07:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poezi mikste

E hene, 21.10.2013, 10:34 AM


Poezi mikste

Nga   Përparim Hysi

 

1.Shkuan vjete

 

 

Shkuan vjete, shkuan vjete

Dhe ti mbete po ajo

Unë të shoh e më zënë "ethe"

Pse kështu? Ndoshta... apo

 

 

Trupi fin dhe i zhdërvjellët

Ashtu si vjete më  para

Si mund të jem vërtet i "kthiellët?!!!"

Sado jam me flokë të bardha.

 

 

Syri vezullues si dritë

Sikur del për "gjueti?!"

E kam puthur unë një ditë

Pse e dua dhe tani?!!!

 

 

Shkuan vjete... ikën vite

Po unë s'mund që të harroj

Se nuk janë vjete-drite

E dëgjon, moj mike? Moj!...

 

17 tetor   2013

 

2. Aktualitet

 

"Mokrrat" që pata u prishën

Do ndërruar "guri i mullirit"

Këto "mokrra" më s'më sajdisën

Të tjera i duhen Përparimit.

 

Dhëmbë e dhëmballë i shkula

Më duket vetja "lakuriq"

Sikur më ka  humbur "vula"

Duket sikur jam eksiq.

 

S'kam më as dhëmbë as dhëmballë

Në gojë do vë një "pjesë të vdekur"

Ta dini se sa jam në hall

"O i vdekur, ngreu ha  një pulë të pjekur?!!!"

 

Mandej unë do vë proteza

Dhe jam pak alarmant

Si kandidat për në varreza

Stazhin bëj si "aspirant"

 

Sa do vazhdoj si "aspirant?!!!"

Kësaj pune e kush i vjen anës

Sa ta caktoi Zoti lart

Thonë:"Është caktuar në tre të natës"

 

17 tetor  2013

 

3.Sytë e tu

 

Sytë e tu më kanë prangosur

A s'e sheh që jam në burg?

Ah,kusure! S'kanë të sosur

Të dalë dot? Nuk mund.Nuk mund...

 

18 tetor  2013

 

4.Peligorka

 

Motiv nga fëmijëria

 

Sa pashë peligorkën që u fut në vrimë

Atje ngarenda, sakaq, me një frymë.

Xhaketën time mbi vrimë e vura

Dhe me njëqind mundime të gjallë e zura.

 

 

Eh,çfarë gëzimi! Eh, i madhi Zot!

A ka më të gëzuar nga unë sot në botë?

- O nëne! O gjyshe! Ku jini, moj, ku jini?

Pa  shihni ç'mbaj në duar! E shihni a s'e shihni?

 

E mora bukuroshen e futa në kuvli

- Do ta bëj si"shelege", t'më shihni tani.

Një tas plot me grurë, me qumësht plot një kupë

Por peligorka asgjë nuk hante. Jo, jo. Nuk.

 

Ia mora me dorë kokën dhe sqepin fut në tas

Prapë asgjë. U mbusha me maraz.

Shiko, mor evlat, kështu kot mos u lodh

Më thotë gjyshja mua. Për dy ditë do ngordh.

 

Se peligorka nuk është zog për në kuvli

Sado që t'i mundohesh; as ha dhe as pi.

Ia hoqa grurin dhe tasin me oriz

Por peligorka shpalli "grevën e urisë"

 

 

Bëra si bëra, më së fundi gjyshen dëgjova

Me lot në sy,peligorkën e lëshova

Por në fund të fundit, një gjë e di mirë

Nuk ka më bukur se të jetosh i lirë.

 

Tiranë, 19   tetor  2013



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora