Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Kortezh i përmotshëm

| E diele, 20.10.2013, 04:08 PM |


Xhevahir Cirongu

 

Kortezh i përmotshëm

 

Në terrin e natës

Natën pa hënë

Kërkoja të gjeja diçka,

Kërkoja të gjeja buzët e saj

Dhe puthjen ti merrja pstaj.

 

Kërkoja të gjeja dy sy të zinj

Por kërkova dhe gjeta

Një trup njeriu,

Me një tufë lule

Vendosur aty përbri.

 

Pra, kërkova dhe gjeta

Dy sy të mekur,

Dhe një njeri

Gjysëm të tretur!

 

Hej , ju

Kortezh i përmotshëm varrimi

Ndaloni një çast!?

Ku jeni aty?

Vajzën në duart e mija e lini

Një çast,

Sa ti shoh të bukurin sy.

 

Hej , ju

Kortezh i përmortshëm varrimi..!

Ndaloni një çast

Ku jeni aty?!

Vajzës ti tregoj

Për kë lotojnë këta sy.

 

***

Durrës, Tetor 2013.