E premte, 29.03.2024, 11:17 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kurban Bajrami

E diele, 20.10.2013, 04:56 PM


Parodi :

KURBAN BAJRAMI

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir KRASNIQI

 

Gjëmë po bëjnë kopetë me dele –

Na i trishtuan male e zabele !...

Po na vjen Kurban Bajrami –

Tash për ne do t’ bahet nami !

 

N’ vend të festës e t’ sevapit –

Ne , na pret thika e kasapit !

Kasapët rrinë me duar përvjelë –

Mish e lëkurë kanë  me na i vjelë !

 

Pa mëshirë na shtrijnë për toke –

Me trimëri na e këpusin kokën !

Na e bëjnë trupin copë e gri –

Na shpërndajnë në shtatë komshi !...

 

Plot një vjet  me gëzim  kanë pritë –

Me mish tonë t’ ngihen një ditë !

Çka do t’ hanë 364 ditë tjera –

Kur  për  punë , s’i  bien kah dera  ?!

 

Janë tmerrua  shesh e sokak –

Rrugët tona janë mbushë me gjak !

Luten deshët :”More Allah ,

A ka kush për ne gjynah ?!...

 

A thua kështu Zoti ka thanë –

Kurrë rehat mos me na lanë ?!

A është ky sevap i vërtetë –

Me na e marrë t’ drejtën për jetë ?!”

 

N’ kupë të qiellit jehojnë blegërima –

Shumë e qengjat na i lanë jetima !

Jehojnë male e jehojnë fusha –

Shumë e delet na i lanë vejusha !

 

Gjilan, më 15.10.2013.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora