E premte, 29.03.2024, 06:44 AM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Flitet e përflitet…

E diele, 20.10.2013, 03:52 PM


Flitet e përflitet…

Nga Blerim Rrecaj

Jetë e mbushur me ngjarje, tregime, dromca, ndodhi, detaje, me të mira e të këqija me përpjekje, gabime, faje…

Në në ndejë diku, për njërën nga festat bisedojnë të afërm e familjarë, gati gjysma prej tyre mërgimtarë që kanë ardhur për pushime në atdhe. Shkëmbim fjalësh përvojash, fjalë për valët e jetës ,kushtesh, sistemesh, pasojash, krahasimesh…Në një çast dikush thotë dhe këto fjalë: Ne që jemi këtu kurbetçarëve po u themi se “paskeni humbur krejt” e këta neve po na thonë ju “paskeni luajtur krejt”, kështu që rezultati po mbetet i barabartë, pra: një me një.

Dhe derisa flasim për shtigjet dhe pak fjalë për një(ri)kthim në mërgim: 20 vjet në atdhe/20 vjet në megrim/3 vjet në atdhe/Dhe ri-kthim në Gjermani…

E jeta vazhdon si për mua, si për atë, si për ty…

Me moto a pa moto, me logo e pa logo, me shenja të kësaj shtetësie kompromisi, dhe kumbojnë fjalët, nëpër kronika televizive, gazetave, kafeneve, portaleve… Dhe dikush tregon se pat ofertë nga dy “Lëvizje”-t, për të marrë pjesë në zgjedhje, e kur njërit që e kishte ftuar për t’iu bashkuar subjektit të tij se e kishin lutur edhe pak më përpara kishte marrë përgjigjjen: Lëri ata se nuk vyejnë. Dhe pak a shumë kjo ishte përgjigja që i ftuari kishte thenë atij që ia bëri ftesën numër dy : Edhe pse fort mirë se çfarë të bëj nuk e di njëherë për njëherë as s’po shkoj mbas atij e as nuk po vij me ty…Flitet e përflitet edhe për ndonjë thirrje telefonike, për përmendjen e listës së përpiluar dhe për numrin që ta tregon kandidati e ta kujton për të mos e harruar kur vie koha për të votuar…

Jeta ecën me valët e saja qofshin ato të qeta, të stuhishme, të vogla a të mëdhaja…

Dhe në qytezën tonë ndërtimet vazhdojnë e i shohin shtëpitë shumëkatëshet dhe digjen… dhe mendojmë se me ne s’ka dhe (s’)e shohim që s’jemi kërkah… Një editorial titullohet: “Vazhdon avaz i vjetër” dhe “Kronikë e një mjerimi të paralajmëruar” thotë dikush tjetër… Nëpër libra a internet hasim ndonjëherë edhe dikë që flet për indiferencën, për të papërfillurit, për të harruarrit, për të drejtët e të padrejtët e për të vonuarit.

Flasim e përflasim për Majlindën kampione bote dhe Kadarenë fituesin e çmimit ndërkomëtar “Ali Podrimja” dhe komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit dhe për statuset nëpër facebook, për punën, mospunën, kurset, shkollën, konkurset…

Për emërimin e Shkëlzen Maliqit si këshilltar i kryeministrit (në ardhje që diku po e quajnë të zgjedhur) të Shqipërisë. Ah, dy shtete, të dyjat me probleme të mëdha e që të dyjat, të paktën njëra prej tyre ta kishte shenjën plus sa për ta bërë tërheqjen e të mos mbetemi kështu për shumë kohë në pusin e tranzicionit thotë dikush. Shembuj të mirë të dëgjojmë sa më shumë e të tillë të japim e mos ta ndalim vrapin…

Flasim e përflasim për shumë gjëra e për shumë tema, flasim e përflasim sa për të na u kujtuar një lojë fëmijërore (në variant paksa më të zbutur, zëvendësim i një fjale që shmang banalizmin por lë vrazhdësinë dhe ‘origjinalitetin’ në frazën e dytë…) që si çaste kujtimesh të turbullta na vërtiten nëpër kokë: “Kush e le lojën ja çkyftë qeni gojën”dhe “Kush foltë e përfoltë ja hangërt qeni te tana zorrt’”…

Shkoi kohë e pushimeve vjen kohë e trazimeve, na erdhi shtatori dhe lutemi e urojmë as lumi as djalli mos të na marrin…

Paksa kacafytem dhe me egoizmin tim dhe ja kështu m’u mbushet mendja dhe po e dërgoj këtë shkrim që thura, paj për publik(im)..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora