E enjte, 28.03.2024, 08:58 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Flakë e kuqe u dhez Gjakova

E shtune, 19.10.2013, 03:59 PM



FLAKË E KUQE U DHEZ GJAKOVA

–Kushtuar aksionit të parë me armë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aksionit të Gjakovës –

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendojnë: Ibrahim Muça e Islam Mustafa

 

Porta e Lartë me n’krye Sulltanin,

Mehmet Pashës ja dhan’ fermanin,

Grada e parë sa t’mujsh me çue,

Veç shqiptarët Ti me na i’shtrue!

 

Flakë e kuqe u dhez Gjakova,

Për dritarje zgjatet kova,

– Aman bre, trima shqiptarë,

Një kovë uji me e ndrrrue me ar.

 

Col Delia i Geg-hysenit,

Pushkë e parë e Lidhjes Prizrenit,

Mbi krahë t’shokve, mbi havli,

Për dritarje mbrenda ka hi,

 

Tuj vikat tuj kendue si n’dasëm,

N’i vend t’keq e ka gjetë Pashën,

Ballëpërballë marshallit t’mbretit,

Col Delia i Geg-hysenit,

 

Tash sa vjet more osmanli,

Vorre krajlash jena ngi,

Plavë–Gucia janë shqiptare,

Nuk i lshojmë për pa dalë fare.

 

Mos ban nder me tokë të huej

Ç’ka u pat gjetë tri herë në Krujë?

Mos harro pse u bane shume vjet,

Skënderbeu asht gjallë apet.

 

Kush t‘na ngucin, kush t’na prekin,

Kush mbas krahëve n’besë t’na presin,

Amanet, t’parët na e kan lanë:

Zjëm me e djegë, barut me i dhanë.

./.

-Nga libri “Fjala mbi tel…”,  fq. 59-

(E shkruar ne Tiranë në vitin 1987)



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora