E premte, 29.03.2024, 12:48 PM (GMT)

Mendime

Urim Gjata: Sirenat e policisë dhe azilantët

E shtune, 19.10.2013, 03:24 PM


SIRENAT E POLICISE DHE AZILANTET SHQIPTARE TE SUEDISE.

Nga Urim Gjata

Te mbash nje qen ne Suedi shteti suversionon 4000 kruna.(500 euro)ne muaj. Nje femije azilant 1000 kruna ne muaj,pra nje te treten e qenit.

Ishte gjithshka e shpejte, por dhe shume e rrengjedheshme. Sirenat e policise. Police security,kalimtare.Por dhe kurioze u mblodhen menjehere per te pare se cfare behej apo ndodhte ne qendren e asaj qyteze te vogel te harruar mes pishave pa mbarim dhe nje lumi te vogel,qe e cante mes per mes kete qender ne veri te Suedise. Aty ku vec emigranteve nga vende te ndryshme te botes dhe sorkadheve te pyllit nuk dallon dot asgje tjeter.Vetem tek tuk ne fund te javes grupet e pakta por te gezuara,te pijanikeve Suedeze qe kane diten e tyre. Aty mes rrethit te policise dallohej,nje nene e re duke qare. Dhe nje femije i vogel qe mundohej te pinte pak qumesht qe kerkonin tja merrnin nga duart e tij te vockla.

(Te mbash nje qen ne Suedi shteti suversionon 4000 kruna.(500 euro)ne muaj. Nje femije azilant 1000 kruna ne muaj,pra nje te treten e qenit)

Nje femije ne karroce, nje bidon i vogel qumeshti qe femija shterngonte ne duart e tij te vogela. Ky ishte shkaku i ulerimave te sirenave te policise,apo dhe i ironive te (njerezve te ngopur)

Mu kujtua vajtja e pare ne Greqi dhe tmerri i sirenave te policise.

Vertet ne ate kohe frika ishte.Ne  jetonim dhe punonim pa dokumenta. Ishin fillimet e emigracionit. Por humanizmi i qytetareve atje nuk mund te harrohet.

As me pritjen ne familjet e tyre.As dhe ngrenia e bukes bashke me ta.

As spitalet ku per cdo njeri ishin pa pagese.Me dhe pa dokumenta.As krijimi i shoqatave dhe partive politike,revoltat,tubimet  kerkesat dhe mbrojtja e te drejtave te emigranteve.Por dhe perkrahja e sindikatave greke, bashkepunimi dhe mbrojtja e tyre ndaj nesh.

E gjithe kjo skene ne vitet 2013, ne nje vend demokratik,mbreteror perendimor. Ku nuk egzistojne institucione mbrojtese te ligjit,ndaj shkeljes se te drejtave te emigranteve. __Ne nje shtet ku nuk ke asnje lloj mundesie te ankohesh dhe te kerkosh te drejtat e tua legjitime.   __Ne nje shtet ku cdo kerkese sa do e drejte te refuzohet.   __Ne nje shtet ku gjykata behet pale me emigracionin.Dhe ne kundershtim me cdo ligj nderkombetar,nuk te pranon ne gjyq.   __Ne nje shtet e vetmja gje qe ndodh eshte ku policija me urdher te emigracionit,megjithe se nuk kane mbaruar te gjitha procedurat ligjore.Te arreston duke te mbajtur ne para burgim,deri ne ekstradim. __Thua se jemi ne nje vend dhe nje shtet Komunist.   __Apo ne Suedine e 2013_tes.

E gjithe kjo histori ndodhi kur femija i vogel kishte marre nje bidon me qumesht per te pire. Qumesht jo uiski, nga ai qe marrin dhe dehen Suedezet,vetem cdo te premte ne supermarket.

Dikush qeshte,dikush tallej.

Nje Tropojan nga Margegaj i larget i shqiperise,azilant dhe ai.Por ne pamundesi per te fituar dokumentat. U martuar me nje grua Suedeze.(E vetmja menyre e marrjes se lejes se qendrimit) Me 3 femije. Me tre burra te ndryshem aziatike dhe afrikane. Jepte leksion demokracie.A thua e kish dergur Sali Berisha,dhe ketu ne fund te botes,duke mos na lene rehat.

Dikush psheretinte.

Por ajo nene e re lezhiane e turperuar se bashku me femijen e saj leshonin lote. lote dhe dhimbje. Dhimbje te nje nene qe nuk ka me se te ushqeje femijen e saj. Ne nje vend qe rrezaton demokraci.

I kishin shpetuar gjakmarrjes duke ikur larg, larg ne nje vend perendimor.I kishin shpetuar vdekjes se paralajmeruar.Nga nje vend ku nje plumb eshte me i lire se nje cokollate.

Nga nje vend ku bandat dhe kriminelet e veshur me pushtet,nuk pyesin per as gje dhe jo me per nje popull te sakatosur.Atje ku dhe per nje varese te keputin qafen.Ne shqiperine tone demokratike.Ne shqiperine qe lufton krimin dhe korrupsionin.Ne shqiperine qe kerkon dhe aderon per ne bashkimin europian.Ne shqiperine parajse te pare me syzet e Sali Berishes.

Nga ky  vend dhe ky kryeminister,qe nuk la dokument pa firmosur,dhe diplomat pa paguar dhe mashtruar per shqiperine dhe demokracine shqiptare.Vetem e vetem,per te mbajtur pushtetin familjar,dhe klanin e tij kriminal.

Nga nje vend ku krimi i organizuar kondrabanda dhe korrupsioni jane vendim marres.Vend ku cdo njeri nuk enderron te jetoje,por te ike larg,larg.Vetem te ike kudo qe te jete.

Nje bidon qumesht. Nje femije. Nje nene, dhe policija.

Sigurisht askush nuk te lejon te vjedhesh.Askush.Por te shohesh mollen..... e ndalume e Migjenit ne vitin 2013,dhe ku ne Suedi.Nuk eshte cudi por e vertete.

Ne nje vend ku dhe ku dhe peshku mbrohet dhe nuk lejohet te peshkohet nen 50 cantim. Nje femije azilanti nuk ka qumesht te jetoje?

Eshte e vertete dhe e dhimeshme,kur shteti nuk te garanton jetesen e femijes. Por me e dhimeshme kur zyrat e Spitalit, bashkise dhe te emigracionit,nuk te japin certifikaten e lindjes se femijes ne Suedi.

Po  eshte e cuditeshme por e vertete.

Ne Shteti Grek qe dikush mund te tallet. Femija merr dokumentin menjehere sapo lind,nga spitali dhe bashkia e qytetit.Nndersa ne Suedi femijet shqiptare qe lindin  nga prinder azilante nuk regjistrohen,dhe nuk marrin asnje dokument nga zyrat shteterore Suedeze,per vend lindjen e tij,duke u regjistruar dhe ata si prinderit e tyre si azil kerkues.

Nje femije i lindur ne shtetin Suedes duhet te plotesoje dokumentat nga prinderit dhe ky si azil kerkues? Po a ka ligj ne bote vec Suedise qe e ben kete veprim me emigrantet.

Duke mos ju dhene as shtetesine megjithe se femija  lind ketu.Dhe katraura zgjat e zgjat deri kur familjeve ju refuzohet azili dhe  kethehen mbrapsh dhe femijet e lindur ne Suedi qe nuk kane asnje dokument te shtetit Suedez, presin deri sa te marrin nga ambasada shqiptare nje leje kalimi per tu kethyer ne shqiperi,mbasi te regjistrohen ne zyren e gjendies civile ne shqiperi,femija i lindur ne Suedi(Rasti i familjes Luti,nga rrethinat Shkoder) ne Ljusnie soderhamn.

Ambasada shqiptare?

Nje fole grerezash dhe biznesi te ndyre te miqve dhe shokeve te interesave,te Shkelzen Berishes.Aty nuk ka diplomate por vec nje strehez e servileve dhe e ish Shikut te 1997_tes.Njerez te hurit dhe litarit.Diplomate qe nuk denjojne as te komunikoje me emigrantet azilante,apo kur ata kane probleme dhe duan te  kethehen ne shqiperi.(Preteksi) Nuk kemi pune me ju.Ju jeni azil kerkues.Valle keta azilante nuk jane qytetare dhe shtetas shqiptare? Por keta (diplomate) qe shumica mbas mbarimit te mandatit nuk kethehen ne shqiperi,por kerkojne dhe marrin marrin azil politik (rastet nuk jane pak)Si mision te tyre kane  ndjekjen dhe goditjen e kundershtareve te sistemit te korruptuar dhe familjes Berisha.Duke filluar nga nga familja Haklaj deri ne ish miku i familjes Berisha,Urim Gjata.

Nje shishe qumesh e vjedhur?

Po  nje shishe qumesht e vjedhur dhe fytyra raciste qe ironizojne dhe tallen.Tallen me emigrantet shqiptare.Tallen duke ju kujtuar shtetin ligjor dhe demokracine ne shqiperi.Tallen me firmat e Sali Berishes dhe Flamur Nokes,per kethimin e gjithe azilanteve shqipetare.(Gjithmone nen mbrojtjen dhe kujdesin e shtetit shqiptar.)

Po kujt shteti.Atij qe nuk do te dije se ka njerez te gjalle apo te vdekur? Atij shteti qe te vret.Atij vetem  vetem shtet mund ti thuash?

Ai shtet ka nje emer TRUSTI I GESHTENJAVE,krimit dhe korrupsionit.

Nje shishe qumesht e vjedhur, po pse.

Nuk kee leje pune? Po pergjigjet nena e femijes.

Perse nuk punon?

Askush nuk me merr ne pune.Numurat e punes qe na japin jane fallco.Vetem e vetem per te na mashtruar ne dhe bashkesine nderkombetare.Askush me keta numura nuk na merr ne pune.Por dhe kur te marrin simbas ligjit ne prove disa muaj pa pagese,nuk te paguajne.Dhe kur ju kerkon pagesen te perzejne.

Nje shishe qumesht e vjedhur.

Ju nuk  flisni Suedisht,kaq muaj ketu dhe nuk kini mesuar gjuhen?

ùJo pergjigjet nena e re. Askush nuk na lejon te shkojme dhe te mesojme ne kurse gjuhen.Pse??????????????????????????????

Duhet me pare te marresh dokumentat e qendrimit,mbasandaj te mesosh gjuhen Suedeze.

Nje shishe qumesht e vjedhur. Perse nuk shkoni ne dyqane te blini?

Sepse jetojne ne zona dhe fshatra te braktisura ne veri nga Suedezet.--Nuk kane bileta.--Emigracioni nuk paguan udhetimin  nga fshatrat ne qytet per te blere ushqime.--Por as dhe per te blere rroba per vete  femijet.

Nje shishe qumeshti e vjedhur.

Te rroje Gabi (kryqi i kuq) me rrobat e perdorura qe Suedezet cojne ne kryqi i kuq.  Qe emigrantet vishen dimer dhe behar.

 Sepse dhe ne spital po te shkosh duhet te paguash nga leket e bukes qe emigracioni te ka dhene.

Por dhe televizor te shikosh duhet te paguash nga leket e bukes.

Por dhe internet te vesh duhet te paguash nga leket e bukes.

Por dhe nje dhemb te heqesh,duhet te paguash nga leket e bukes.

Por sa jane keto te shkreta lek,,,,,,270 000 lek te vjetra ne muaj,per gjitheshka.Ushqime,rroba,telefon,bileta,internet,spital.

Por gjithmone me jetesen dhe nivelin e shtetit Suedez.

Dhe nena e re me emrin e vertete Jeta nga qyteti i Lexhes qante.

Qante sepse nuk kishte ti jepte qumesht femijes se saj. Qante sepse nuk kishte mundesi te punonte. Qante sepse nuk kishte mundesi te jetonte.

Por Suedija e enderruar per dike, nga malli. --Apo per dike nga halli. Nuk eshte ajo e verteta,qe duket dhe prezantohet ne mediat nderkombetare.

Askujt nuk ja mban te flasi apo te kerkoje te drejtat e tija. Sepse ndryshe emigracioni te pret bileten shpejt e shpejt per ne shqiperi. Ndryshe dhe pa ligj i ndaluar disa dite,apo muaj ne qebdrat e paraburgimit.Deri ne kethim.

Pa pyetur shume se cfare do te te ndodhe ty atje,vetem me preteksin e shtetit ligjor shqiptar.

Avokatet jane te rralle por te gjithe te vene dhe te paguar,nga emigracioni dhe pjese e tij.Duke mos mbrojtur te drejtat e emigranteve,por duke bere lojen e emigracionit

Perkethyesit fatkeqesisht nga trojet shqiptare. Nuk dine dhe nuk perkethejne ne gjuhen letrare shqiptare,por pjese dhe asaj cka do e emigracioni,dhe duke ngaterruar dhe demtuar emigrantet ne theniet e tyre.

Kur shume here keta perkethyese dhe ne zyren e avokatit,bejne dhe punen e policit Suedez duke kercenuar emigrantet te firmosin dokumentat me zor,ose ndryshe lajmerojne policine ti arrestoje (rasti i familjes se nje cifti shkodran ne Lusnje Soderhamn)

Apo detyrojne azilantet politike te bejne takim me shefat e tyre ne ambasadat shqiptare-apo Kosovare.

Gjukata e emigracionit ne kundershtim me te gjitha ligjet nderkombetare(ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave te njeriut) Nuk ka pranuar asnje shqiptar te jete prezent ne gjyqin e tyre.Per te argumentuar,kerkesen per azil dhe problemet e tyre,me shtetin ame.Duke u bere keshtu pale e emigracionit dhe e shkeljeve te te drejtave dhe lirise se njeriut,ne nje shtet demokratik.Sepse nuk ka gjykate ne bote te te refuzoje pjesmarrjen ne gjyq.

Kjo vetem ne Suedi.

Theniet dhe deponimet e azilanteve tjetersohen,ashtu sic i intereson asistentes se emigracionit.Dhe jo drejtesise dhe te vertetes.

Asnje dokument shqiptareve nuk ju jepet ne gjuhen e tyre,por vetem ne Suedisht.Gjuhe qe ata nuk e njohin.

Dhe me ne fund. Kur drejtesia apo organizmat humane Suedeze.Si Amnesty International,si organizate boterore ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive te njeriut.  Jo nuk veprojne por nuk ekzistojne,ato behenpjese e vendimeve te emigracionit. Ato asnjehere nuk kane nderhyre ne mbrojtje te te drejtave te emigranteve shqiptare.Pavaresisht se ju eshte kerkuar ndihme,prej ketyre te fundit.Ndaj shkeljeve te te drejtave dhe lirive te njeriut.

Pavaresisht emrave dhe reklamave ne shtyp dhe tv. Kur asnje dokument zyretar nuk te jepet ne gjuhen shqipe.(As theniet e tua,as vendimi i emigracionit,gjykate,as nje gje.)

Akti me i shemtuar dhe mos zbatimi i ligjit ishte kur. Dy qytetare Suedeze u gjobiten me 3 mije euro per perdhunimin e nje femije shqiptar te Kosoves,ne Ljusnje Soderhamn.2012 dhe mbasandaj e ekstraduan familjen ne veren e 2013,per ne Kosove.

Apo vrasja mbas refuzimit dhe kethimit te nje qytetari shkodran nga rrethinat,per hakmarrje.Dhe vrasja e tij disa muaj mbas kethimit te detyruar. Por dhe (mbrojtjes) se autoriteteve shqiptare.Pranvere 2013.

Sigurisht te gjithe emigrantet shqiptare nuk kane ardhur,apo kane deklaruar aresyet e verteta te azil kerkuesit.Shumica jane te mashtruar nga sekseret, dokumentat e pa rregullta te gjakmarrjes.Apo problemeve te tjera. Por kjo nuk cfajteson autoritetet e emigracionit te veproje ne kete menyre masive ndaj te gjithe azilanteve.

Por kujt ja mban te flasi apo te bashkohen per te mbrojtur te drejtat e tyre. Apo me shume te akuzoje me te drejte shkeljet e renda te  entit te emigracionit,ndaj tyre. Sepse bileta eshte gati. Policija po aty.

Dhe ne mes te nates mbas refuzimit te azilit,policija te con  ne qendren e kethimit (burg) disa dite deri ne muaj.Duke shkelur te gjitha ligjet nderkombetare te lirise dhe te drejtave te njeriut.

Po gazetaret?

Fatkeqesisht disa lavire pseudo gazetare.Por dhe gazeta shqiptare qe botojne intervistat e tye,ndaj problemeve te emigranteve. Aresyet e ardhjes ne Suedi,jetesa,ndima.Cfare ndodh ne kethim.

Pasi kane ngrene corben e dokumentave te azilit,ndoshta dhe te fallsifikuara prej tyre.

Shkruajne te pa vertetat duke mashtruar emigrantet qe marrin ne interviste.Shtetin Suedez.Bashkesine nderkombetare,vetem e vetem te jene lavire dhe te shperblejne dokumentin e azilit qe e kane marre padrejtesisht.Duke mashtruar te paret ata me kerkesat dhe deponimet e tyre.

Po shoqatat egzistojne?

Asnje shoqate shqip folese nuk eshte e gjalle,ne mbrojtje dhe ne ndime te azilanteve. Shoqatat shqiptare.Jo te gjitha,te krijuara dikur nga sherbimet sekrete Serbe, ne mbrojtje te interesave te atyre qe vrane dhe zhduken mijera shqiptare.Jane vetem per shou dhe vetem shou politik per te vajtur dhe per tu dukur ne perfaqesite diplomatike,duke bere vetem ndonje foto me diplomatet ne raste festash.Kjo dhe vetem kjo eshte veprimtaria e tyre.Ndoshta dhe anti shqiptare.

Dhe kjo nene e shkrete akuzohej per nje bidon me qumesht,per te ushqyer femijen e saj. Akuzohej sepse nuk kishte leke te blinte qumesh,bebelina.Apo nderresa per femijen.Te pakten keto nuk blihen ne gabi.

Ndersa enti i emigracionit Suedez.Gjykata e emigracionit Suedez. Avokate. Perkethyes. Shoqata humanitare. Asnjehere nuk preken,apo akuzohen,per mos veprim me ligjin.Dhe mbrojtjen e te drejtave te emigranteve.

Pavaresisht se te gjitha shpenzimet ndaj emigranteve nuk perballohen nga komuniteti Suedez,por nga organizmat e perbashketa botrore.Dhe te gjithe keta paguhen nga keto organizma duke mos respektuar ligjin.

Ndersa shoqatat shqipfolese,apo servilet dhe pseudo gazetaret shqiptare azilante,na tregojne jeten perrallore te azilanteve ne shtetin Suedez.Duke mos treguar se si dhe ne cfare menyre e fituan ne menyre abuzive,kete status.Turp.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora