E merkure, 05.10.2022, 07:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Dritëroi dhe skulptori

E shtune, 19.10.2013, 04:18 PM


DY TREGIME

NGA NEBI DRAGOTI

DRITËROI DHE SKULPTORI

Skulptori bujti tek Dritëroi.I lodhur nga puna e ditës mendonte se do ta kalonte bukur një natë në shtëpinë e poetit të madh.Artisti tek artisti.Biseda merrte zjarr e fluturonte nga një temë në një temë tjetër.Skulptori e ndjente veten me njohuri defiçitare në fushën e letrave shqipe.Përsa i takon artit të skulpturës kishte njohuri të mjaftueshme, falë përvojës së gjatë të punës dhe pasionit për studime të mëtejshme të literatures për këtë degë.Ngrohtësia, thjeshtësia e fjalës së poetit në komuninkim ishte e jashtëzakonshme.Skulptori meditonte në vetvete për skulpturën e poetit:si ta pasqyronte portretin fizik që të reflektonte dhe botën e mbrendshme tepër fisnike të Dritëroit.”Vështirë, vështirë”, mendonte me vete.Minutat, orët kalonin pa u ndjerë.Koha në biseda të tilla të gozhdon vëmëndshëm dhe se kupton se si ikën.Në dhomën tjetër ishte shtruar darka nga dora e kujdesshme e Sadijes, gruas së poetit.U ulën rreth tavolinës për të darkuar.Ndër të tjera dhe nga një pjatë me kos secili për në fund.Skulptorin e kish marrë uria saqë s’priste luga lugën.Agolli , pa përfunduar mirë, ngrihet dhe shkon në studion e tij.Diçka i kishte brofur në mendje.Diçka hidhte në letër.”Kështu i ndodhte përherë”, qe justifikuar e shoqja duke pasur parasysh edhe atë shprehjen popullore: “I zoti i shtëpisë ha dyzetë kafshata më pas se mysafiri”.Pjata me kos e Dritëroit ngeli e paprekur.Ishte kos deleje sa pritej me thikë.Skulptori , sa herë takohet me mua, më thotë:”Kosin e Dritëroit e hëngra unë, sepse ai nuk u kthye në tryezën e ngrënies” Mua dhe skulptorit, me një humor të lehtë, na vihej buza në gas.Mendojmë se Dritëroi vazhdon akoma dhe kësaj dite të shkruaj tek tavolina e punës.Pra, atij as nuk i shkonte mendja , se mysafiri ia hëngri kosin, vetëm e vetëm që detaji i frymëzimit mos t’i humbiste nga mendja.

 

QENI DUÇE

Retë e dendura të asaj dite ishin ulur në horizontin perëndimor, ndërsa valët e detit, me kolpo shkumbe të bardhë përzierë me reflekse dielli, përplaseshin njëra pas tjetrës në bregun rënor.Lokali i buzëdetit, disi i veçuar, i thjeshtë, i mbuluar me kashtë, i shtruar me një shtresë betoni dhe gjashtë tavolina, ku jo të gjitha kishin klientë.Njërit me gotë rakie përpara, i mora leje që të ulesha sa për të pirë një kafe.Kështu u bëmë dy në tavolinë.Më pas erdhi një djlë rreth të nëntëmbëdhjetave.Mesa kuptova nga bisedat, ishte nipi i tij.Burri shikonte gjithë inat drejt tavolinës përkarshi.Nuk e di ç’urrente?Nuk e di çfarë nuk shkonte ne atë tavolinën atje?-E ka emrin Duçe, -i foli me zë tepë të ulët nipi.-Duçe!-përsëriti ai.Duçja zgurdullonte sytë, lëpihej, madje, ngriti këmbën e pasme dhe tek këmba e tavolinës pshurri.Burri nuk i honepste qentë, sidomos këtë Duçen që kishte përballë.I nipi donte ta qetësonte, se s’duhej të merrej me të zotin e Duçes, që gajaseshin familjarisht.Mua më shkrepi në mendje , se duhet të ruhesha nga ndonjë sherr i mundshëm.Duçen e kishin lidhur me një zinxhir tek këmba e tavolinës.Qeni po e tepronte, kur filloi të lëpinte pulpën e gruas së zotnisë, që nuk ia mësuam emrin.Ky zotni i jipte hera-herës salçiçe dhe pranonte që Duçja t’i lëpinte gishtrinjtë e dorës.Ata gishtrinjtë e dorës ai i fuste dhe në gojën e vet, biles, i lëpinte siç ia lëpinte Duçja.Burri ishte rrumbullakosur me raki dhe sa nuk shpërthente me ofendime, por nipi e frenonte që të mos ndodhte ndonjë e pabërë.Helbete, mendja e të dehurit ç’nuk thotë.Edhe unë isha në hall për vete edhe rrija në heshtje si në gjemba.Pse kaq shumë i urrente qentë?Zotnia e qenit, bashkë me familjen, ishin të ekzaltuar, pasi kishin rrëkëllyer disa gota me verë.Shyqyr që nipi u kujtua ta merrte gjyshin për krahu dhe të largoheshin.Unë qëndroja indiferentë përballë tavolinës me qenin Duçe.Emri i qenit më kujtoi mësuesin tim të historisë që na tregonte një ngjarje, kur kishte shkelur pushtuesi Italian.Atëherë, në protesta kundër Italisë fashiste bërtisnin:”Çe du, çedu, çedu,  kështu dilte i shqiptuar emri i Duçes, sigurisht , me dashjen e protestuesëve.Retë e dendura vazhdonin të qëndronin të ulura në horizontin perëndimor.Deti zhurmonte në veshët e mij; akoma grindej me vete me një gjuhë zërash të pakuptimtë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora