Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Dritë shekulli

| E shtune, 19.10.2013, 04:08 PM |


Neki Lulaj

DRITË SHEKULLI

(Për  ditëlindje  Mark Krasniqit me rastin e 93 vetorit)

 

Fatos i lartë dritë shekulli që bën shtegëtim triumfal

Me hekurat e rëndë rreth qafe të ushtarakëve sadistë

Tringëllima të kaliti nëpër mote si strallin në flakë

Mes Cikloneve forcë fjala dhuratë hyjnore për ty o mik.

 

Litar i lidhur nyje fort për tokën e shenjtë

Besë e mbjellur  që zemrën e ka  zgafellë kudo në Dardani

Trungu i dijës  me 93 ashkla shkallë jete

93 vravashka drite qe i dha krah fjalës mendimit të lirë

 

Fjala magjike si ushtimë Bjeshke të vjen pas lavdia

Enciklopedi e gjallë për sokolat dhe sokoleshat  shqiptare

Gurgullon kroi i kristaltë nga Jenipazari e Mitrovica

Etjen e bjeshkëve ta shuajnë në Tivarin e etur për plisat e bardhë

 

Të dehurit prej etheve barbare të ushqyer nga paradigmat e vjetra

Vjen fjala e Titanit të mendimit si Drini, Vardari e Buna

Me “Kujtime e përjetime”sjell  sihariqin e fitoreve të reja

Për ditëlindje uroi Skënderbeu nga Kruja  N. Tereza nga Kalkuta

 

Në krahët e zogut në Koshare Bogdani flen në Velani në tokëm amtare

Përuruan dëshmorët e herojt në permendore

Të urojnë ditëlindjën banoret e të gjitha trojeve shqiptare

Me butësinë e shpirtit tënd paç jetë të gjatë sa Alpet me male