E premte, 19.04.2024, 12:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Eh i dashur Ibrahim Rugova

E premte, 18.10.2013, 07:32 PM


AGIM GASHI

EH I DASHUR IBRAHIM RUGOVA

(Letër në vargje Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugovës)

 

Eh i dashur Ibrahim Rugova

Ti i Madhi i njerzimit

Ti figura e pashuar

Ti emër i paharruar

Ti Doktor e Arkitetkt

N´zemra t´shqipës i gjallë ke mbetë

 

Eh i dashur Ibrahim Rugova

Për Ty nder gjithmonë Kosova

Me Ty emër ka liria

Me ty shtet Dardania

Me Ty në botë krenar shqiptari

Si në Dardani kur na ish i pari

 

Eh i dashur Ibrahim Rugova

Pa Ty keq ka mbetë Kosova

Pa Ty ska hijeshi flamuri

Pa Ty Dardanve spo u qesh nuri

Shumë shqiptarë si një parti

Jan krenar që të patem Ty

 

Eh i dashur Ibrahim Rugova

Sot çdo gjë po e gëlltitë harresa

Gëlltitë gjakun edhe mundin

Vjedhin qytetin dhe katundin

Kudo horrat ta zanë pritën

T´varsin natën e t´vajtojnë ditën

 

Eh i dashur Ibrahim Rugova

Sa trishtim sot ka Kosova

Ka nisë lufta e fushata

Plot nevoze me shumë krajata

Njani tjetrin tuj e sha

Na i trishtuen fëmijë e gra

 

Eh i dashur Ibrahim Rugova

Ku pushon ti n´përjetësi

Te varri yt në Velani

Vinë n´përkujle burra e fëmi

Por po vine nganjëherë

Edhe vrasës e kriminel

 

II

Na duelën shumë patriota

Kalavesh me ide të forta

Marrin foto e i montojnë

Ma krenar se ti qëndrojnë

Më duken t´mjerë sa më ska

Për të gjalli kurrë s´t´kan pa

Me i ndëgju në odën tonë

Se çka flasin e çka thonë

Kandidat për kryetar komunash

Injorant e ftyr majmunash

Kështu i kam thane Ibres unë

Kur i the o majmun

 

As ske ndej kurr as se ke pa

Me i ndëgjue o sa hata

Me plot rrena e premtime

Që i sajojnë për këto votime

Oooo President spo ju ka hije

Deri pas lufte rrinin me shkije

 

Eh i dashur Ibrahim Rugova

Nga injoranca në hall Kosova

Kan marr shtetin e pasurinë

E kan shtue varfërinë

Zani i tyre për hajni e krim

U shkoi n´lindje e perëndim

 

Të luti Ty Ibrahim Rugova

Ndihmë t´kërkon Ty mbarë Kosova

Merre Nënë Terezen e Bacë Ademin

Bëhuni bashkë shpëtone atdheun

Mbi qiell të arbërit të gjithë me u qu

Rreze drite për me lëshu

Popullin e Juaj me e shpëtu

 

Lutjuni Zotit Madhnisë së Tij

Me i lshue t´mira Nënës Arbëri

Këta hajdut e rrenacaka

Le të ju del njëherë flaka

Se populli ynë shqiptar bujar

Lirinë ende se ka parë

Edhe do Bashkim Kombëtar

 

13.10.13

Düren



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora