E enjte, 25.04.2024, 06:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Agim Rushiti dhe Fjalori terminologjik

E premte, 18.10.2013, 08:03 PM


Agim Rushiti dhe Fjalori terminologjik i matematikës

Nga Baki Ymeri

Agim Rushiti u lind më 11 qershor  të vitit 1964 në Kumanovë, ku edhe jeton. Shkollën fillore dhe të mesme (gjimnazin) e kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi i matematikës, e kreu në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1989. Ndoqi studimet pasdiplomike, në sferën e algjebrës, pranë FSHMN të Universitetit të Prishtinë. Studimet pasdiplomike për magjistraturë i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, programi studimor  Matematikë, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në vitin 2009, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull “Modelet matematike për nxënien e kompetencave matematikore”. Në periudhën 1988-1991, punoi si profesor i matematikës në Gjimnazin “Zejnel Hajdini” në Gjilan, kurse në vitet 1991-2002 punoi në Gjimnazin “Goce Delçev” në Kumanovë, ku në vitin 2002 kreu edhe detyrën n/drejtor i gjimnazit. Që nga tetori i vitit 2002, punoi si Këshilltar pedagogjik republikan për lëndën e matematikës, e nga viti 2003 edhe si Këshilltar i pavarur pedagogjik republikan për lëndën e matematikës pranë Byros për Zhvillimin e Arsimit. Në maj të vitit 2003 u emërua edhe Këshilltar i Ministrit për arsim dhe shkencë, nga qershori i vitit 2006 kryen detyrën e Përgjegjësit të Sektorit për arsim parashkollor dhe fillor.

Nga viti 2008 kryen detyrën e Përgjegjësit të Sektorit për përkrahje të ministrit për arsim dhe shkencë, kurse nga viti 2009 është emëruar Përgjegjës i Sektorit për arsim të lartë në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë të Republikës së Maqedonisë. Në vitet 1995-2004 u angazhua edhe pranë FSHK të Universitetit të Tetovës, si asistent i lëndës Matematika III dhe IV, si dhe ligjerues i lëndës Matematika elementare,që të kaloj pastaj me angazhim në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, për lëndën Matematika 1 dhe 2, e më vonë edhe për lëndën Metodika e mësimit të matematikës. Nga viti 2008 është i angazhuar si ligjerues i lëndës Matematika për biznes 1 dhe 2, në FAB në Kumanovë, e nga viti 2011 edhe ligjerues i lëndëve Algjebra lineare, Analiza 1 dhe 2, Bashkësitë dhe logjika, Probabiliteti dhe statistika, pranë FSHMN, në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Aty gjendet edhe sot.

Agimi punon për shumë çështje dhe probleme të lidhura me mësimdhënien dhe arsimin në përgjithësi. Botoi punime shkencore, recensione, qasje redaksionale, kritika, hulumtime, reportazhe, shënime etj., që trajtojnë çështje arsimore,kulturore, politike etj. Kurorizim i punës së tij aktive, produktive dhe mjaft të kërkuar janë edhe botimet që mbajnë (edhe) firmën e tij: 1.Botimi ”Minimatematiskopi matematikor”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1993; 2.Libri “Me veteranët e arsimit shqip në Kumanovë dhe Likovë (1945-1950)”, me bashkautor,”Interdiskont”, Shkup, 1998; 3.Libri “Me pishtarët e arsimit shqip në Kumanovë dhe Likovë (1945-1960)”,”Grafoteks”, Kumanovë, 2000; “Arsimi i gjimnazit në Republikën e Maqedonisë”, punim studimoro-hulumtues, me bashkautor, ShPPP, Shkup, 2003; “Të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësit në shkollat e mesme”, me bashkautor, SHA“Kiro Dandarov”, Manastir, 2005; “Parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore përmes aktiviteteve edukative dhe ndërtimit të kapaciteteve të shkollave”, me bashkautor, IOM-Misioni në Shkup, Shkup, 2006; Përgatiti për botim dhe publikoi “Mësimet e para të gjeometrisë elementare për shkollat filltare -Kristo Dako”, (Shtypshkronja “Tregëtare Ndërkombëtare”, Manastir,1912), “Çabej”, Tetovë, 2005.

Ishte anëtar i Grupit punues për hartimin e "Konceptit për maturë dhe për provim përfundimtar në arsimin e mesëm publik në Republikën e Maqedonisë"; anëtar i Këshillit të ekspertëve të maturës shtetërore; anëtar i Grupit nacional të ekspertëve për përpilimin e"Programës nacionale për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë, 2005-2015" (miratuar nga Parlamenti i RM, 2006); anëtar i Grupit profesionist punues për hartimin e “Metodologjisë për vlerësimin e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm” (2005); anëtar i Grupit punues për hartimin e “Koncepcionit për tekste shkollore të arsimit fillor dhe të mesëm” (2006); kryetar i Bordit drejtues të Projektit “Aktivitete ekstrakurrikulare për shkolla me nxënës etnikisht të përzier”(2004-2006); anëtar i Grupit të ekspertëve për realizimin e Projektit “Matematika në arsimin e mesëm në nivel ndërkombëtar” (2003); anëtar i Këshillit organizativ të Tubimit Ndërkombëtar Shkencor për shënimin e 600-vjetorit të lindjes së GJ.K. Skenderbeut (në organizim të ASHAM, MASH, IHN, 2005); anëtar i Këshillit shtetëror të ekspertëve për maturën shtetërore dhe anëtar i Këshillit drejtues të Qendrës për Arsim të Mesëm Profesional (2008-12). Aktualisht, Doc.dr. Agim Rushiti është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, profesor në Universitetin ,,Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup dhe drejtor i arsimit të lartë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkences në Republikën e Maqedonisë. Për punën e tij shumëvjeçare është nderuar me shumë mirënjohje dhe shpërblime, ndër të cilat edhe me Dekoratën më të lartë që e ndan Komuna e Kumanovës, "Çmimi i Nëntorit", në vitin 2005, për kontributin e dhënë në sferën edukativo-arsimore, shkencore e publicistike dhe Dekoratën shtetërore, Çmimi “Sh.Klimenti i Ohrit”, në vitin 2008, si çmim më i lartë shtetëror në Maqedoni për realizimet e suksesshme shumëvjeçare në sferën e arsimit dhe edukimit.

BOX

Sipas Akademikut Aleko Minga, "Fjalori terminologjik i matematikës" i Agim Rushitit është një vepër që mbush një zbrazëti në literaturën matematike në gjuhën shqipe. Nevoja për një fjalor të tillë ishte bërë prejkohësh e mprehtë, sepse një libër i tillë reference u duhej një mase të madhe njerëzish, por në mënyrë të veçantë nxënësve dhe studentëve. Në hartimin e një fjalori si ky, duhen përballuar disa probleme jo të lehta për t'u zgjidhur. Së pari,  përcaktimi i fjalësit duke pasur parasysh destinacionine fjalorit. Përzgjedhja, veçanarisht në fushën e matematikës, e cila në kohën tonë po përjeton një zhvillim të vrullshëm dhe depërtim gjithnjë e më të shtrirë të metodave të saj në shumësektorë të veprimtarisë njerëzore, kërkonnjë qëmtim shumë të kujdesshëm në një mori konceptesh dhe termash. Dukeqenë fjalor shpjegues i termave, vështirësia kryesore qëndron për shkak të vëllimit të kufizuar, në gjetjen e formulimeve njëherësh të sakta dhe lakonike, por të shprehura me një gjuhë të qartë, tërroksh me pavështirësi prej lexuesit. Njëvështirësi specifike për një autor shqiptar, i cili merr përsipër barrën e rëndë për të çelur i pari një shteg të parrahur, është fakt se, për fat të keq, nuk kemi një terminologji të njësuar, standarde, njëlloj të përdorshme në të gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe.

Për shkak të rrethanave historike, krijimi i termave shqipe dhe pasurimi dora dorës i terminologjisë së matematikës, për një kohëtë gjatë, kandjekur një rrjedhë të vetën në territorin e Shqipërisë, kurse zhvillimi në trevat shqiptare (në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi) ka pasur edhe ai nuancimet e veta, ndonëse jo të theksuara. Kontaktet shumë më të dendura në dhjetëvjeçarët e fundit, njohje me tekstet matematike shkollore dhe universitare në përdorim në të dy anët e kufirit, kanë bërë punën e tyre edhe për t'i mënjanuar e zbatuar ndryshimet, por sidomos për të ndërgjegjësuar opinionin intelektual mbarëshoqëror për domosdoshmërinë e një orvatjeje të organizuar shkencërisht të bazuar për njësimin e terminologjisë. I theksova paraprakisht këto, për të treguar se autorit të Fjaloritterminologjik të matematikës i është dashur jo vetëm guxim por edhe përpjekje e jashtëzakonshme për të çuar synimin ambicioz drejt një sendërtimi dinjitoz si ky që tanimë e kemi në dorë.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora