| E premte, 18.10.2013, 05:57 PM |
13 TETOR
1943
70 VJETORI I BOMBARDIMIT TË
TIRANËS
Pjesa II
TRE NUMRA
13: 13 Tetor, ora 13 e 13 minuta...
Nga Fritz RADOVANI
Mbas një viti
nga bombardimi i Tiranës, me 29 nandor 1944, u vesh me të zeza e gjithë
Shqipnia! Aleatët bane bombardimin e dytë, tue zhytë jo vetem Tiranën, po
gjithë Shqipninë në gjak dhe terror. Trojet e lirueme Shqiptare në vitin 1941
nga italianët dhe gjermanët u ripushtuene nga jugosllavët komunistë të Titos,
tue i shtue atyne Trojeve edhe Shqipninë nanë e mbetun nga viti 1913, në
dokumentat nderkombtare...
Thirrja e parë e
terroristit Enver Hoxha, nepermjet dokumentave të PKSh, që kje formue nga mercenarët
jugosllavë të Titos ishte: “Përpara, gjithënjë përpara që të fitojmë e të
Hakmerremi!” E nder rrugët e Shkodres ndigjohej kanga: “Hakmarrje...rini!”
Po, “hakmarrje”
ndaj forcave nacionaliste në Jug, dhe “hakmarrja” vazhdon në Malet e Veriut
kunder Prekë Calit, tue vra mbi 118 Burra Malësorë nga Kelmendi ynë, dhe trupat
e Tyne tue i tretë nder prroska ashtu si kishte urdhnue “shoku” komandant.
E bishat
partizane me “yllin e kuq” në ballë fillojnë vrasjet, kontrollet e shtëpive,
magazinat e tregtarëve, plaçkitjet e mallit e deri tek arkat e grave shkodrane.
Vetem në qytetin e Shkodres në vitin 1946 funksionojnë 26 hetuesi, podrume
torturash, rrahjesh, masakrash, dhunimesh, shnderimesh, vrasjesh, hudhje nga
dritaret, mbetje burrash nder korrente elektrike, sjellje në hell mbi zjarrin e
vdekjes per me zbatue porosinë e PKSh dhe udhëheqësit të saj barbar, katil dhe
anadollak “hakmarrje” ndaj Veriut... Atij Veriu që partizanët i këndonin edhe
kangen e tyne kur kanë hy në Shkoder me 29 nandor:
“...Luaje Emine këmbën,
se do t’ ia q...Gegës nënën!”...dhe vazhdonin vrasjet...
Vetem nga viti
1944 e deri në dhjetorin 1945 deklaron avokat Paulin Pali, janë vra nder këto
qendra masakrash mbi 500 vetë në qytetin e Shkodres, pa shenue këtu ata fatzezë
që janë pushkatue e vra nder male, në luftë kunder okupacionit komunist.
Filloi plaçkitja
e dyqaneve të Pazarit të Vjeter të Shkodres, torturimi i tregtarëve, marrja e
rrezervave të arit dhe mallit dhe kalimi i tij tek pronarët e rijë në Beograd
dhe në Moskë, ku kujtohen nder dyqanet e tyne mallnat tona me firmat “Ulqinaku”
etj...
E ndoshta, ky
mall nuk ka aspak vlerë perballë veprave të artit, muzeumeve dhe bibliotekave
të marruna me dhunë nder familjet e kenuna shkodrane apo objektet e kultit
fetar, që u rrafshuen perdhe nga urrejtja e fanatizmi me parullen “hakmarrje”!
Vinin partizanët
e kontrollonin shtëpinë deri nder hatlla, merrnin çka donin ata, dhe pa kalue
java vinte letra e shtetizimit shtëpisë, tokës apo edhe e daljes nga prona...
Arrestimet dhe burgjet ishin “pusat” ku shkonte vlera e mallit mbetun pa u
shtetizue. Ishin “pusa” që perpijshin gjithshka në pafundsinë e tyne mbi 30 apo
40 vjeçare nder mjaftë shtëpi, një prej të cilave asht kenë edhe truelli i
Babes tim, viktimë bombardimi po, por edhe i dënuem mbas vdekjes nga
komunistët, që edhe pse la tre jetima të mitun, ma i madhi fëmijë Alfonsi, 11
vjeç (në vitin 1943), nuk perfitueme asnjë ditë pension dhe u trajtuem të
deklasuem e shpeshë edhe në shenjester të “hakmarrjes” komuniste!
Po, sa familje
ishin të tilla në gjithë qytetin e Shkodres? – As nuk mund të dihen kurrë ata
që u perfshinë në “luften e kllasave” dhe ishin objekti i “hakmarrjes”...
***
Kur Nana u kthye
në Tiranë me marrë plaçkat e shtëpisë, kishte gjetë oren e rame permbys dhe të
thyeme tek dhoma e fjetjes... Kishte mbetë në momentin e bombardimit dhe
hagrepët tregonin se,... ishte kenë fiks 13 e 13 minuta, e datës 13 Tetor
1943...
Dhe, me të
vertetë ajo “13”... na ka ndjekë per 47 vjetë...
?“Historianët”
tanë nuk duhet të jenë dakord as me këte 13 – të...
13–ta, e parë asht ajo e Esad Pashës, që na kujton 100 vjetorin e tradhëtarëve...
?Filloi në 1913,
kur Esad Pashë Toptani ua shiti Shkodren malazezëve...vazhdoi me Haxhi Qamilin,
tue thirrë: “Duam babën...!”, dhe mbas 13 vjetësh tjera, Ahmet Zogu mbasi
nenshkroi “marrveshjen me Pashiq”, i “dhuroi” Jugosllavisë “mike” Vermoshin e
...Shën Naumin, “marrveshje” që u “rifreskue” me 14 Tetor 1926, edhe sot në
fuqi!
Në vitin 1941,
komunistët e Titos gjetën një tjeter kallep terroristi anadollak, që ua rikthej
Trojet Shqiptare të Lira të atij viti, që në nandorin e 1944, tue fillue nga
Ulqini, Hoti, Gruda, Kosova dhe Maqedonia...dhe, me Ta edhe Shqipninë e vitit
1913...që edhe sot nuk e kuptoi pse quhet me emnin “Shqipni”, kur per 100
vjetë, per aq pak vite sa ishte e “Lirë”, pothuej, nuk asht drejtue asnjëherë
nga Shqiptarët!
Me 1 korrik
1946, Tito shperblei Enver Hoxhen me dekoraten “Hero i Popujve të
Jugosllavisë”, me motivacionin e njohun “Tradhëtar i Popullit Shqiptar”!
Motivacion që
vazhdon me kenë edhe sot mbi varrin e tij...
Asht po, ajo “dekoratë” që KGB – ruse, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, me anen e ambasadorit Vladimir Tokin, në Tiranën e “kuqe”, me 21 prill 2005 dekoroi Ramiz Alinë, me rastin e 50 vjetorit si agjent i saj!
Ishte edhe 50
vjetori i Masakres së Tivarit, ku roli i tij nuk duhet mohue...
Frano Jakova, i
vëllaj i Tuk Jakovës, kur ishte i interrnuem nga vitet 1959, i ka tregue At
Frano Kirit se: “Kur Tuk Jakova, e ka pyetë Ramiz Alinë: Po pjesa tjetër e
kosovarëve që sollet nga Kukësi, ku ishte vendosë gjatë rrugës për në Shkoder?
- Ramizi i ishte pergjegjë: ‘I vramë si qentë rrugës dhe i hodhëm në Dri e prroska, ...ishin të gjithë kunder nesh!”...
?Po Aleatët
ku janë!?...
(vazhdon Pjesa III)