E premte, 19.04.2024, 07:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Fahri Xharra - E vërteta historike

E enjte, 17.10.2013, 08:51 PM


Fahri Xharra, E vërteta historike - shqiptarët ortodoks të Maqedonisë,  Filozofia Urbane 2013

Nga Gjon KEKA

Libri që ka dal nga botimi para pak kohësh i autorit dhe studiuesit serioz Fahri Xharra është një vepër me përmbldhje shkrimesh serioze në fushën e etnosit,  gjeohistorisë, historisë dhe politikës etj.

Objekti me të cilin autori në kë të libër ka zë në si kryetemë është zbulimi i realitetit të plotë historik apo të vërtetën historike.

Ndërsa jo rastësisht autori me pedantëri dhe me një analizë të thellë kap edhe temat të rëndësishme si ato rreth shpalosjs së identitetit të vertetë dhe ringjalljen e vetëdijes kombëtare pa të cilën kombet edhe mund të shuhen., ose edhe te humbasin rolin e tyre të përcaktuar natyrshëm gjatë historisë .

Autori nuk mban inate, nuk është nacionalist, por një patriot që mbron vetë të drejtën historike të kombeve,  ndërsa puna e madhe që bë në në hulumtimet dhe studimet serioze sic është edhe kjo vepër janë dëshmi e mirë, nxjerrja e vlerës në dritë dhe njëkohsisht gjykimi i shëndosh i poreve të zemrës së historisë aty ku është errësirës ai sjell dirtën e fakteve,  realitetit të natyrshëm të kombeve e sidomos kombit autokton arbënor.

Tema që ai ka trajtuar në brendë si të librit janë jo vetëm të dobishme, por edhe një përpjekje e madhe e nxjerrjes së realitetit historik përball botës,  përball shqiptarëve vetë dhe kjo gjithësesi se është e meritueshme, sepse ai pikërisht në mënyrë të provuar sjell pothuajse krejtësisht në kohën tonë në mënyrë tepër produktive pikat që janë konsideruar të luhatshme në histori, ai i ka sjell si pika të paluhatshme të forcuara më fakte, dokumente dhe realitetin e plotë gjeohistorik.

Libër i Xharrës duket të jetë pak më ndryshe nga librat që kemi lexuar gjerë më sot, mendoj për nga natyra e trajtesës dhe seriozitetit, por edhe analizës që ai i bënë ngjarjeve të rëndësishme dhe ndërlidhjes së tyre me realitetin dhe pozitën e sfidat që ka kombi ynë arbënor.Prandaj një libër i tillë ka një vlerë të lartë sepse ai ka bërë një studim të vërtetë dhe të rëndësishëm, është pikërisht autori që në librin e tij nuk e lë që historia e hershme e jona si komb të mbetet në hije, apo edhe më keq si një libër me faqe të zbrazta, por ai me seriozitetin e tij sjell në tryezën e sotme kohën e hershme dhe na vendos në pasqyrën e kohës faqet e saj të cilat kanë folur më parë dhe flasin edhe tani dhe do të flasin gjithnjë, sepse ka gjurmë, ka shprirtin, ka gjak,  vlera, kulturë, jetën kombëtare etj etj, dhe kjo tregon se historia jonë si komb është histori që shfaq ekzistencën e tij dhe lidhjen e pandërprerë me rrënjët dhe shpirtin e lashtë të tij.

Apo sic edhe në nvizon autori në libër se “fortunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin,  dhe të na hudhnin në vrimën e pakthimit,  duke na mohuar të kaluarën tonë,  duke na çrrënjosur nga trungu i ynë mijëravjeqar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.”(F.Xharra,  2013,  faqe 16)

Ndërkaq autor nuk lë pa nënvizuar edhe zhvillimet e ndryshme që nga ato të asimilimit,  shbërjes identitare apo mveshjes me identete pushtuesish e gjerë në fatin e vendit dhe kryqëzimet historike të tij.

Pikërisht në libër shihet se autori ka prekur aspektet që kanë sjell mjegull për një kohë të gjatë, prandaj ai me seriozitetin e tij hulumtimet dhe analizat shkonë në thellësin e fakteve dhe argumenteve, në zbulimin e zonave të së vërtetës, pasaj edhe ne ato zona të izoluara të historisë ai prek me mencurin dhe thellsinë e studimit ceshtjen fundamentale atë të identitetit dhe kështu ai në fund arrin sado pak të largoj mjegullën e vënë përgjaët kohëve nga pushtues barbar dhe servilet e renegatët e tyre,  gjë që edhe sot bëjnë përpjekje ta rrisin akoma më shumë këtë mjegull dhe t'i errësojn zonat e të vërtetës historike të kombit arbënor europian.Sic edhe potencohet se “historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë,  te sllavët me Cara dhe Krala,  te turqit me vezirë,  pashallarë e Sadri Azema. Pra siç pohova dhe më sipër,  me ardhjen e turkut u hapën dy dyer me të njëjtin drejtim atë të ikjes,  dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit,  në shkije e më vonë në Serb; e tjetra nëpërmjet myslimanizmit,  në myslimanë e vonë turq. Ky është një vrojtim për shqiptarët e viseve të cekura më lartë.”(F.Xharra,  2013,  faqe 11)

Megjithatë,  unë gjatë leximit pash edhe një gjë tepër të rëndësishme dhe është e udhës të në nvizohet këtu se autori me siguri nuk ka lënë asgjë pa u vë në re rreth cështjes që ka trajtuar, pastaj shihen tepër qartë edhe identifikimi i fakteve bazë mbi të cilat ai tërë këtë studim e mbështetë dhe unë mund ta quaj kë të mbështetje si një provë e shkakut dhe posaqërisht si një arsye edhe më e madhe e korrigjimit, pikpamjeve dhe vendosjes në pah të të gjithë asaj që të tjerët apo armiqte histroik janë munduar të tregëtojn si me tokat kombë tare arbënore ashtu edhe me vlerat e saj dhe thesaret e brendshme dhe të jashtem shpirtërore e kombëtare.

Mund lehtësisht të potencoj se gjatë leximit të kétij libri ajo që më ka bërë të mendoj ajo se autori Xharra me guximin e tij dhe studimin serioz sikur na thotë hapur se “unë dua të tregoj historinë ” dhe ky është guximi, të tregosh të vërtetën historike dhe pikërisht ai këtu mbështetet .

Pra parë në gjithë këtë autori realisht ka prekur me studimet e tij në origjinën, pastaj pretendimet e huaja apo tendencat gllabëruese të tyre, përzierjen e popullatës, lidhjeve,  pikë pamjeve dhe doktrinave absurde të pushtueseve barbar osman dhe sllav.Kë shtu që ajo që ë shtë injoruar gjerë më tani si nga studiuesit shqiptarë ashtu dhe të huaj, autori me guximin,  sigurinë dhe dokumentimin e plotë të këtij studimi sjell historinë e këtyre periudhave në ekzistencën reale të kohës, në kupueshmërin në dritën e këtij shekulli edhe pse bëhet fjalë për peridha të ndryshme historike që autor ka trajtuar brenda librit të tij.

Me fjalë tjera mund të them se historia mund të vijë në ekzistencën e plotë e kuptueshme dhe e mirëlexuar nga të gjithë pa syze dhe pa asnjë pengesë vetëm në se ajo buron nga faktet dhe e vërteta sepse është pikërisht historia ajo që na tregon në mënyrë të plotë atë që ka qenë pa ndonjë mësues shtesë, është historia ajo që na sjell jo vetëm ne në kohërat e lashta me anë të mendjes dhe shpirtit e gjakut tonë që rrjedhë njësoj si i paraardhësve në venat tona, por edhe më´,  ajo na sjell atë këtu pranë nesh të kuptueshme në dritën e të vërtetës dhe fakteve që janë fundamenti bazë i një historie të një kombi.

Dhe e gjithë kjo se sigurisht ndikon në vetëdijen e brezave të ardhshëm në njohjen e saj dhe të vetes, të tanishmes dhe ndikon pozitivisht në vlerat dhe shumimin e talenteve kombëtare dhe në ruajtjen e qenjes dhe indetitetit kombëtar të tyre.

Libri i autorit Xharra është një vlerë e shtuar në lëminë e publicistikës dhe një referencë e mirë për studiuesit serioz, poashtu libri është i shoqëruar me fakte, fotografi të shumta që flasin shumë, pastaj citate të njerëzëve të urtë dhe dokumente të rëndësishme që flasin, si dhe të analizuarit dhe elokuencës që ai ka bërë gjatë tërë trajtimit brenda librit të tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora