E premte, 29.03.2024, 06:07 AM (GMT)

Mendime

Gjekë Gjonaj: Ulqinakët e vegjël i këndojnë Skënderbeut

E enjte, 17.10.2013, 08:33 PM


Ulqinakët e vegjël  me flamuj  shqiptarë i këndojnë Skënderbeut

Nga Gjekë Gjonaj

Jehona  e ngritjes së flamujve shqiptarë nga ana e  patriotëve ulqinakë  nëpër qytet  në vitin 1968  përfshiu edhe popullatën më të re të këtij qyteti – fëmijët, të cilët natyrshëm nuk  ishin të vetëdijshëm se po kryenin një akt kombëtar.  Ata,  asokohe, e  madhështuan   këtë ngjarje të madhe për Ulqinin, me defilimin e tyre nëpër   qytet.    Në mesin e atyre adoleshentëve  të shumtë ulqinakë  që  defiluan nëpër  Ulqin ishte edhe  kryetari aktual i komunës, Nazif Cungu, i cili ,  ndryshe nga disa  pjesëmarrës të tjerë  të këtij defilimi të fëmijëve që nuk patën kurajon të prononcohen për këtë ngjarje, madje as t’u përmenden emrat,  pranoi me kënaqësi të na rrëfejë për këtë ngjarje  shumë vite  të lënë në  heshtje.

-         Në vitin 1968, kur u ngrit flamuri shqiptar në Ulqin , unë isha adoleshent.  Sapo i kisha mbushur 10 vjet.  Asohere i jam bashkëngjitur  grupit të fëmijëve të Mahallës ( Lagjes)  së Re afër xhamisë së Lamit. Të gjithë së bashku  filluam defilimin me flamuj në duar nëpër Lagjen e Re, prej nga  jemi kthyer përsëri  tek xhamia e Lamit, për të vijuar më pas   në drejtim të pazarit. Nuk jemi ndalur me kaq. Kemi  dalë te  restoranti “ Bonita”  dhe kemi vazhduar  defilimin deri në maje të pazarit ( nën unazën e sotme). Vogëlushi Munib Abazi ( asokohe 7 vjeç) ,  kishte pru një vizatim në pëlhurë me kokën e Skënderbeut.  Këtë vizatim ia kishte dhuruar  babait të Munibit – Rexhepit piktori Gojko Gojniq. Vizatimi    në pëlhurë  me kokën e kreshnikut tonë legjendar Gjergj  Kastriotit - kolosit të historisë shqiptare dhe evropiane  ka qenë i vendosur në  shkopinj. Dhe ne fëmijët e kemi bartur atë dy nga dy.  Në rrugëtimin tonë  nëpër këtë pjesë të qytetit  me flamuj dhe vizatimin me kokën e Skenderbeut   shtohej edhe numri i fëmijëve.  Duhet përmendur faktin se gjatë gjithë   defilimit ne fëmijët i kemi kënduar Skënderbeut:

-

“ ... Dyzet trima si shqiponja.

Qielli bubullonte,

Nën Flamurin kuq e zi,

Skënderbeu luftonte...”

 

Por kënaqësia jonë zgjati deri sa paprtitmas në rrugë, në afërsi të unazës së sotme  vërejtëm policin ( miliicin) , sa më kujtohet  Mishon e gjatë.  Nga frika të gjithë  fëmijët u shpërndamë,  thotë Cungu.

Gjobat

Çdo kënaqësi paguhet, thotë populli ynë. Nganjëherë  shumë shtrenjtë. Për të qenë kështu  ishte kujdesur pushteti i kohës. Policia  fillon procesin kundër fëmijëve.

“ Një numër i konsiderueshëm i tyre ka paguar gjoba.  Sa e kam mbajtur mend është përmendur shuma prej afro 15.000 dinarësh, të cilën e kanë paguar çdo  njëri ndaj të cilit ka qenë i ngritur procesi.”, pohon Cungu.

Ai, duke iu referuar  fjalëve të kushëririt Musa Cungut, shprehet:

“Kur i ka lindur kushëririt tim  Musa Cungut   djali i dytë Skenderi,i  cili tani jeton në Shtete të Bashkuara të Amerikës, i pyetur nga  të afërmit dhe farefisi i tij se si ia ka dhënë atij emrit, u është përgjigjur me mëllef:

-         Djali im   i dytë ( Skenderi)  ka lindur me emër. Sepse  për  të veç  i kam paguar   shtetit  gjobë  në vlerë prej 15.000 dinarësh. Musaja në të vërtetë   këtë shumë parash e kishte paguar  për djalin e parë Myzaferin , i cili ka qenë pjesë e grupit të fëmijëve që kanë   defiluar me flamuj shqiptarë dhe me pikturën e Skënderbeut.

Vlen të theksohet se raste të këtilla të venies së emrave të fëmijëve  SKENDER ( në shenjë nderimi dhe respekti   për  Skenderbeun)  në Ulqin dhe Anë të Malit në atë kohë kanë qenë  jo të pakta, shprehen  bashkëbiseduesit tanë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora